Nga Ylli Pata
Ajo që po vihet re në gjithë këtë zhurmë që ka provokuar me urdhër makineria propagandistike e Sali Berishës, pas bombës së radhës së SHBA, është që të gjitha zërat që e mbrojnë atë, nuk kanë as valencë politike, e as nuk janë faktor realë. Lulzim Basha, po hesht, edhe pse realisht ai është koloneli që doktori ka vendosur si figurë në selinë e marrë me VKM nga SHQUP, ku kryheshin kryesisht funerale veteranësh apo edhe dreka vakie.
Që nga Ylli Manjani, e Artan Hoxha, edhe sikur të shprehin realisht opinionin e tyre(pasi perceptimi është sikur ai nuk është opinion por qokë), gjithsesi është normale e logjike që një numër i konsideruar njerëzish të shprehin qëndrime apo mendime për situatën. Siç ndodh për ndeshje futbolli, Covid 19, vaksinën, e të tjera me radhë, ku ka shumë mendje të qeta e me fantazi që i japin kolorit një bote që quhet një ansambël i lirë mendimesh e qëndrimesh.
Por në politikë vlejnë faktorët, aktorët, e ajo që është më e rëndësishmja, votat.
Këto ditë shumë mbrojtës të doktorit karshi SHBA-së po thonë se nuk mundet që Amerika të penalizojnë një person që e ka votuar populli.
Fakti është që Sali Berishën nuk e ka votuar populli më 25 prill. Shqiptarët kanë çuar në opozitë Partinë Demokratike të Lulzim Bashës, ku prej kohësh Sali Berisha dhe ndjekësit e tij thonë se ai është larguar dhe nuk ka asnjë rol në vendimet e PD-së, ku kundërshtarët i thonin të kundërtën.
Ndërkaq, sinjali tjetër është numri i votave preferenciale që ka marrë Sali Berisha, si kandidat i PD-së i qarkut Tiranë. Në logjikën e fuqisë dhe magnetizmit të liderit historik të PD-së, numri i votave që ishte mjaft i vogël krahasuar me peshën e tij, ishte realisht sinjal politik që vinte nga elektorati i PD-së.
I cili, natyrisht është më i çliruar dhe më i kthjellët me ata që ose shkruajnë me porosi kundër SHBA-së, apo thjesht duan t’i lënë shenjë lobit të fortë të berishëve se kush po e mbron në këtë ditë të keqe.
Pas 25 prillit, shumë përkrahës të Berishës, numrin e vogël të votave preferenciale e kanë justifikuar me shumëçka, por realisht mënyrë e mjet tjetër për të matur peshën reale të Sali Berishës tek “Populli që voton PD-në” nuk se ka. Vetë mediat pranë Berishës, asnjëherë nuk kanë organizuar një sondazh real të kësaj marrëveshjeje, përveç atyre që kanë dhënë perceptimin elektoral para zgjedhjeve që e rendisnin Sali Berishën më popullor se Basha, e kjo është fakt që dihet.
E përveç këtij lakmusi që mat aciditetin e sotëm të Sali Berishës, është natyrisht edhe qëndrimi i atyre që përbëjnë shtyllën politike dhe librin real të historisë politike të Partisë Demokratike.
Sali Berishën nuk po e mbështet sot përveç Tritan Shehut, asnjë themelues i PD-së, asnjë pjesëtar i qeverisë apo i grupit shtyllë të deputetëve të mandatit të parë 1992-1997, asnjë ministër i qeverisë së mandatit të dytë 2005-2009, e përveç Petrit Vasilit, asnjë ministër i qeverisë së mandatit 2009-2013.
Kryeministri i parë i PD-së, Aleksandër Meksi, që prej kohësh është tërhequr nga politika, edhe prej presionit të dhunshëm të Berishës, nuk është shprehur për këtë çështje, pra s’e ka mbrojtur. Presidenti i Republikës, që Sali Berisha zgjodhi së bashku me Fatos Nanon; Alfred Moisiu, nuk e ka mbrojtur. Presidenti i Republikës që PD-ja zgjodhi në 2012, Bamir Topi nuk e ka mbrojtur këto ditë, as nuk e ka mbrojtur gjithashtu Kryeparlamentarja më e famshme në Shqipëri, Jozefina Topalli.
Besnik Mustafaj, një intelektual i dorës së parë në vend, shkrimtar i njohur, ish-bashkëpunëtor i ngushtë i Sali Berishës dhe ministër i Jashtëm i tij, nuk e ka mbrojtur. Preç Zogaj, një nga themeluesit e PD-së që sot është aktiv në publiçistikë e është shprehur për rastin-ka mbajtur anën e SHBA-së. E valenca politike, nuk matet as me një grup fanatikësh, as me disa njerëz të kontraktuar me lobet e qarqet që krijohen si konjukturë. Sali Berisha, de fakto është vetëm, e këtë e sheh në mënyrë të qartë jo vetëm SHBA, por të gjithë faktorët rilevantë politikë… (TemA)
Me kete “fatosin e Nexhmijes”, malokun Besnik Mustafaj, kur thua “intelektual i dorës se pare”, tregon se gazetaria shqiptare, kur nuk ka “pulen, ha sorren”.
Maloku B Mustafaj, eshte aq intelektual, sa eshte intelektual komentuesi
“Taulant”
Sakte! Ti Boss, une boss, ai boss… Lopen kush e kullos!? Intelektual Mustafaraj!!!! Derri e ka bere nje vile ne Dajt. Nuk e ka bere me leket e vjershave sepse nuk i lexon kush, por e beri kur ishte minister i jashtem.
Ik ore pederast muti , paske mendim per cdo gje ti , bythqir …
Pak ju duket tritan preshow. Apo titi bythqiri?
Po ilir meta?!
Po e mbeshtet edhe. ylli Mangalli i leshelise.
Me Besnikun e Partise… Intelektual i Njohur…
… e Ke DHJere,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
Eh mor Ylli.
Me intelektualin e supernjohur Besnik …
… u bere Pate.
Thirrni mendjes mendjes.
i bete njerezit te njohur si prostitutat , dhe artistet TALLAVA.
Asgje nuk ka dhenene per vendin e tij Besniku i sales.
Kur Mbreti i zi (Luani i quajtur Skar)
ra nga froni dhe i rrethuar nga Hienat (dikur ushtria e tij ,qe e mbanin ne pushtet )
u shqye cop-cop !
Keshtu do ndodhe edhe me sKarin e Shpelles salih brrisha .
Do i shqyejne bythen Putanes se Kombit .
Keshtu endet cdo Histori Pushteti te pabese e krimi .
behu gato sKari i Shpelles , te shqyesh me dyshe kerme ne shkretetire
“Intelektuali i njohur”(Besniku) nuk ka qene e nuk eshte budalla te mbroje Saliun.Kur ai ishter ne pushtet ndertoi nje vile thoni ju,Ai e di se kur te behet vettingu per pasurite e politikaneve ate vile do t’ia konfiskojne,prandaj ai ndertoi nje pallat tjeter siper shtepise qe ka.Me leje te Erionit apo jo dhe me cfare te ardhurash e pagoi, kete le ta hetoje SPAK-u nese me te vertete ekziston.
Te jemi nje here serioze! Komentuesë te dashur!Eshte pikerisht momentum kur te gjithe duhet te analizojme realisht aktivitetin diktatorial te Sahliut te pare.Pa dyshim qe ai e demtoji Shqiperine me shume se Diktatori Hoxha.Diktatori Hoxha ish teper i veçante ne rjeshtin e diktatoreve te te gjithe vendeve te ashtuquajtura socialiste ku u instalua regjimi komunist.Por per ironi te fatit tone,diktatori Sahli ja kaloji bemave dhe gjëmave të dishepullit te tij,atij vagabondit te “Sokakut të të marëve”,të Gjirokastrës.Pra pa u futur ne shume detaje te gjithë duhet t’a demskojme dhe t’i tregojme vendin.
O sot o kurrë!
Zoti Ylli PULA a kane mbetur shuylla ne PD….?? Ke quan shtylle Paloken, Meziun, Mulin, Lulin….??
Ne foto: Gip Katili
Po Shqiptari po te rreshkiti kemba te thote ste njoh fare….Preci nga ata qe te mbron eshte apo Besniku komuniste te vjeter…me shume do vleresoja nje qe do e mbronte , nderkohe keta kane perfituar e nuk e mbrojne ….thjesgt ceshtje karakteri…
Te erdhi fundi more njeriu me I urryer i gjithe historise se Shqiperise