Hipokrizia e Metës, si mburrej me pasurinë e tij dhe tallej me qytetarët

1 Gusht 2021, 13:49Politika TEMA

“Zbrazja e Shqipërisë nga fëmijët dhe të rinjtë vijon të jetë një fenomen thellësisht shqetësues, me tendencë të rrezikshme për t’u kthyer në një fatkeqësi kombëtare”.

Kështu është shprehur pak ditë më parë Presidenti Ilir Meta, me anë të një postimi në rrjete sociale, duke shprehur të njëjtën kohë edhe hipokirizi dhe pabesi.

Hopokrizi dhe pabesi për shkak se Ilir Meta nuk fut so në politikën shqiptare, nuk ra nga qielli në oborrin e Presidencës dhe pa se Shqipëria po braktiset dhe po boshatiset nga të rinjtë.

Përkundrazi Meta  është i pari që ka kontribuuar në zbrazjen e Shqipërisë nga të rinjtë.

Meta ka rreth 30 vite që është në politikë dhe për më tepër ka qenë në maja të pushtetit si në koalicion me Partinë Socialiste ashtu edhe në koalicion me PD.

Shqipëria nuk u varfërua sot, qytetarët dhe të rinjtë nuk u larguan sot, por edhe gjatë kohës që Meta, bëntë, Ministrin, Deputetin, Kryetarin e Kuvendit, Kryetarin e LSI apo edhe Presidentin.

Sot, largimet e të rinjve nga Shqipëria kanë arritur kulmin dhe fajtor për këtë gjë është edhe Ilir Meta, i cili sot hiqet sikur po i dhimbset Shqipëria.

Ilir Meta, është politikani i vetëm që mbi të janë hedhur akuza për korrupsion dhe jo në ajër, por duke u bazuar në deklarata të bashkëpunëtorëve të tij siç është deklarata e ish-kryeministrit Sali Berisha për vjedhjen e floririt, apo akuzat e të ndjerin Dritan Prifti, i cili ia faktoi me zë dhe figurë, por që drejtësia u bë pjesë e padrejtësisë.

Nga ana tjetër, pas asnjë lloj biznesi vetëm me me paga shtetërore Ilir Meta, krijoi pasuri marramendëse dhe përrallore që shokoi çdo shqiptar.

I madh e vogël, në Shqipërinë e varfër dhe të braktisur e panë në televizion vilën e tij lukzose në Gjirin e Lalzit, vilë të cilën nxitoi ta zhdukte nga ekrani.

Bëmat ku lakohet emri i Metës janë të shumta, ndërsa sot del me hipokrizi dhe hiqet si i shqetësuar për fatin e të rinjve shqiptarë, ndërsa nga karriget e politikës, i ka bastisur me vite të tëra, për të krijuar luksin e tij dhe të fëmijëve të tij.

Ilir Meta, ndoshta duhet të flasë dhe të sqarojë skandalet e tij, para se të përpiqet të ndryshojë fytyrën me të cilën dyshohet se ka bërë zhvatje të fondeve publike dhe korrupsion.

Në kurriz të të rinjve shqiptarë, Meta siguron luksin e fëmijëve të tij

Në vitin 2019, në një konferencë për media, Presidenti Ilir Meta doli dhe u mburr për pasurinë e tij, duke thënë se i kishte siguruar fëmijët.

Ndërsa foli për pallatin e bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, tek zona e “Unazës së Re”, përmendi edhe sigurimin pasuror të fëmijëve.

“ Monika falë firmës së Lulit dhe Edit si kryetar bashkie e ka një pallat tek Unaza e Re. I ka të sigurtë fëmijët Monika. Janë tërë ata njerëz që duan të ikin”, është shprehur Presidenti në vitin 2019.

Shqiptarët e dinë që Meta i ka të sigurtë fëmijët e tij dhe jo vetëm nga pallati i Monikës në “Unazën e Re”, por edhe me pasuri të tjera sa të deklaruara dhe të padeklaruara.

Fëmijët  e Ilir Metës kanë ikur nga Shqipëria për t’u shkolluar, për të bërë pushime, duke shpenzuar me miliona euro, që dyshohet se u janë zhvatur familjeve të të rinjve shqiptarë, për të cilët Meta sot bën si i shqetësuar.

Nëse shohim deklarimet ndër vite të pasurisë të zonjës Kryemadhi, e sidomos ato të vitit 2017, rezulton se Presidenti Meta dhe bashkëshortja e tij kanë shpenzuar 140 mijë paund ose 160 mijë euro për të shkolluar fëmijët në Londër. 

Pa llogaritur këtu shpenzimet që bëjnë për udhëtime dhe pushime.

Në këto rrethana Meta duhet të japë llogari pikërisht për këto shifra, për pasurinë dhe për akuzat që janë hedhur ndaj tij dhe më pas nëse i mbetet ende fytyrë të dalë e të bëjë të shqetësuarin për të rinjtë shqiptarë, të cilët i ka përzënë nga vendi, ndërsa ka zënë karriget e pushtetit,  për të krijuar luks për fëmijët e tij./CNA

15 komente në “Hipokrizia e Metës, si mburrej me pasurinë e tij dhe tallej me qytetarët”

  1. Taulant says:

    Kur Berisha e denonconte qysh ne vitin 2000 si hajdut e vrases Partia Sosialiste e mbronte.
    Po te ishte shkarkuar nga PS-ja qysh ne vitin 2000 Shqiperia do ishte ndryshe sot.
    Berisha denoncoi edhe Angjelin,Finon,Malajn e shume hajdut te tjere qysh ne vitin 2000 por fatkeqesisht asgje nuk ndodhi.
    Korrupsionin dhe sistemin qysh e njohin Shqiptaret sot eshte dhurate e kumarxhiut Nano.
    Ai eshte e keqja me e madhe ne 30 vjetet e demokracis ne Shqiperi.

    1. Ilir says:

      Nano u largua pasi u ngop, osé… e largoi dikush. Ndersa keta katundaret, nuk ngopen kurre, nuk largohen kurre, derisa ai dikushi, do ti largoje edhe keta Katundare… Katilare, thote populli! U erdhi fundi.

  2. azbiu says:

    like atekujtohet zetoristi prefekt nefier erdhe per takim me strukturat elsi dheulargove meben qimen.

  3. Tropoja says:

    Ky, (Meta), halea Sali Ram Berisha, janë prindërit e komentuesit “brilant dhe te pa parti”, rrekese qe rrjedh nga qenefi, “Taulant”.

  4. Driti says:

    Te lumte pena . Ku e ka biznesin hajduti Meta dhe sa punetore ka punesuar ?

  5. Taulant says:

    MOS U MERRNI MË ME KETE HAJDUT PROFESIONIST. MILETI PRET VETEM TA SHOHE NE REÇ, VENDI ESHTE BOSH DHE I PRENOTUAR.

  6. shqip says:

    Pse e ka kokën si oturak ? Këtij sikur i kanë vënë oturak ne koke, që i ka marrë këtë forme .

  7. Franz Kafka says:

    Si ka mundesi qe nje vampir i tille te marri 100,000 vota nga shqipot! Shqiperia sbehet kurre!

    1. Draper dhe Cekan says:

      100000 votues × 50 euro = 5 milione euro
      Vetem tek video me presh ne dore per nje firme merte 600 mij deri ne 800 mij euro
      Vjedhjet nuk Jan fitime por edhe shpenzime per zgjatje pushteti sa me shume vite aq me shume fitime
      Te njejten formule po zbaton dhe i gjati me koncesione dhe PPP

  8. neri says:

    Palo president. Ndihem keq kur mendoj qe na kane udhehequr lloj-lloj sorollopesh, hajdutesh dhe injorantesh.

  9. ky saliu bash jane Pesti i ksaj Bote !
    fjalet i merr era

  10. Lani says:

    Ne grim sallat kot.Ilir meta han pin qin bredh boten tall karin me ne dhe ne fund fare i kput nji jam Vojo kushi une.

  11. NjeQytetarOptimist says:

    Po ikin shqiptaret po lene Shqiperine sepse femijet e mi jane me pushime jashte vendit dhe kane punuar me djersen e bythes me fal ballit por edhe me djersen time nga puna si bicim “zanatciu”.. Shtangist kame qene part-time dhe lexoja gazeta gjithe diten tek Parku Rinia kur fillova te punoja fort per te ardhmen time.. 25 vjet krah pune tullaxhi. Tani bejini llogarite qe une i varfri me rroge shteti (kurse gojecorapja e papune pervec 8 vite deputete) paguajm shpite me qera te femijeve ne Europe, veshur, mbathur, paguar vilen me banje maceje ne Lalez, paguar pallatin dhe shqiptaret ikin nga varferia.. Si mendoni ju qe mbroj Kushtetuten.. Shikoni Markelen 35 vjet Kancelare e Republikes se Gjermanise qe ben kokrren e qejfit me pushime dhe ka Baftjarin ne backround sa here pi raki me GDP-ne e trete ne bote dhe e ka mbytur luksi ne 60meter katror shpi..

  12. marjani says:

    Popull i mashtruar; votove per xhindin me breke floriri qe te vazhdosh e rrish me barkun bosh,sa jetime do kishin uje,drite,ngrohje ushqim,nese plera te tilla zdo kishin lindur per tju genjyer cdo 4 vjet

  13. Babi says:

    Ore Gazetar, po pse mer pak thua se Femijet e Ilirit shkollohen jashte duke shpenzuar MILIONA Euro.
    Po ne dore vete e ke mer njeri. Thuj mer MILIARDA Euro se shkon ma mire te LOPET qe I ushqen me kto lajme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje