VIDEO: Qytetarët në Elbasan filmojnë objektin misterioz në qiell

1 Gusht 2021, 16:05Politika TEMA

Disa banorë të Elbasanit janë mahnitur mbrëmjen e kaluar kur mbi qiellin e Kodër Krastës kanë parë një objekt të çuditshëm. Një eksperiencë që kurrë nuk e kishin përjetuar më parë. Mjaft prej tyre realizuan edhe foto e video për të provuar edhe njëherë se jashtëtokësorët, ose të paktën objektet e tyre, janë duke vizituar tokën.

Dëshmitarët tregojnë se ishin duke pirë kafe në një lokal në afërsi të Krastës kur rreth orës 23:00 e natës kur befas nga Kodër Krasta u ngrit një objekt me ndriçim të veçantë. Objekti ka qëndruar për disa sekonda ashtu e më pas u zhduk në errësirë. Të gjithë sa kanë qenë aty janë ngritur në këmbë duke thërritur “Ufo, Ufo”. Madje disa të frikësuar kanë lënë edhe lokalin.

Korrespondenti i Klan News në Elbasan, Fatos Salliu, i cili ka siguruar pamjet raporton se dëshmitarët kanë realizuar disa foto e video me këtë objekt  duke treguar edhe njëherë se në fakt eksperienca të tilla po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe falë teknologjisë edhe po filmohen./ Klan News

5 komente në “VIDEO: Qytetarët në Elbasan filmojnë objektin misterioz në qiell”

  1. Neroni says:

    E vertete, ishin aliene. Erdhen per te keshilluar Saliun si te perballet me Ameriken.

  2. Neroni says:

    Jete mund te kete ne Univers, por shume veshtire te kete jete inteligjente ne nivelin e njeriut sot. Zhvillimi i njeriut ka qene llotari. Per te arritur ne nivelin e njeriut duhen kaluar tre barriera nga nje specie. Barriera 1: kushtet planetare. Mjafton qe planeti te mos kete atmosfere, ose te kete gravitet te forte, ose te kete temperatura ekstreme, ose nje variabel tjeter i ngjashem te jete i pafavorshem, dhe automatikisht asnje specie aty nuk mundet te zhvillohet ne nivel inteligjent. Barriera 2: evolucioni i specieve. Procesi i pershkruar nga i ashtequajturi modeli “bota e ARN”, proces qe ka sjelle lindjen e botes se gjalle sic e njohim sot, cilesohet sipas biologeve si llotari, sepse eshte proces jashtezakonisht kompleks, dhe kerkon kushte te vecanta (mbrojtje nga faktoret e jashtem, burim energjie te vazhdueshme, material te afte per vetndertim, vetrregullim dhe vetshumim ne kushte entropie (p.sh. aminoacide), katalizator per reaksionet entropike, material te pershtatshem per te ndertuar struktura kimike te shumellojshme (p.sh. lidhjet kimike karbon-hidrogjen)). Per me shume, njeriu nuk do kishte arritur te behej specie inteligjente e qyteteruar nese mekanizmat evolucionare (qe bazohem mbi shancin apo rastesine sipas shkencetareve) nuk do i kishin dhene strukturen e gojes dhe fytit qe lejon te foluren (a mund te zhvillonim ne teknologjite e sotme nqs do mjaullinim?), nuk do i kishin dhene duart e afta per te mbajtur objekte te renda, qendrimin drejt mbi dy kembe, strukturen e trurit kompleks dhe shume vecori te tjera te trupit tone. Pra, mjafton psh qe nje specie te mos kete fale evolucionit natyror duar por te kete putra, dhe zhvillimi i saj teknologjik behet i pamundur. Barriera 3: Kushtet sociale. Ne historine e njerezimit ka pasur me dhjetra mijera popuj. Por as 0.1% nuk kane kontribuar ne zhvillimin teknologjik te njerezimit. Edhe sot, ne jemi ketu ku jemi fale Amerikes, Anglise, Frances, Gjermanise. Po te kishin qene te gjithe popujt e tjere por jo ata, njerezimi nuk do e kishte zhvillimin e sotem. Do ishim akoma ne Mesjete. Pra, pa asnje lloj zhvillimi teknologjik modern.

  3. Radio Elbasani says:

    SOS
    Eshte e vertete ka afdhe Muc Xhepa nga Washingtoni per te shpetu Sali Berishen

  4. Vini says:

    Ufo ne Elnasan ahaha,

  5. Taulant says:

    O trapa,ka qene Gazke Bardhi, ka qene duke festuar fitoren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje