Nuk është luftë, është thjesht një bandë në çark

1 Gusht 2021, 21:54Politika TEMA

Nga Dritan Hila

Ka një përpjekje nga enturazhi politiko-mediatik i Berishës që ta paraqesë luftën që po bën ai për mbijetesën politike si diçka heroike, një lloj Muji që lufton kundër Bajlozit.

Në fakt është një lloj banditi i kohës otomane që pasi vjedh karvanët, ka qejf t’i këndohet këngë sesi luftoi me perandorin dhe jo si vodhi mushkat.

Asgjë heroike nuk ka në sjelljen e Berishës. Gjithë shashkat e tij dhe të ndjekësve, janë zhurmë për teatrin shqiptar, por që zhurma e tyre nuk del jashtë kasolles shqiptare.

Sali Berisha tashmë është damkosur familjarisht si armik i SHBA-së.

Sulmet që i bëhen përfaqësuesve të këtij shteti nga ndjekës të Berishës, vetëm sa e rëndojnë pozicionin e tij. Amerikanët janë mësuar jo vetëm t’ua sulmojnë verbalisht ambasadorët, por edhe fizikisht. Kjo nuk e ka lehtësuar pozitën e agresorit. Përkundrazi, ka bërë që përgjigjja të jetë më e egër.

Beteja e Berishës me vendimin e DASH-it nuk ka të bëjë me emrin e tij si pjesë e historisë tonë, por me fatin e bythës së vet dhe familjes së tij. Ajo që kishte më shumë frikë Berisha, fati i familjes së tij pasi të iki nga kjo botë, ndodhi përpara. Ai e ndjen që nuk ka më kohë të ndryshojë fatin e tij, por shpreson të ndryshojë fatin e familjes. Njeriu që nuk la njeri publik pa i përgojuar familjen sot është në ditën që do donte të shikonte armiqtë e tij.

Tymueset për gjykatat franceze janë vetëm për t’i dhënë argumente pasuesve në tregun shqiptar. Kjo do mbajë me muhabet ca kohë portalet dhe studiot televizive, por askush jashtë Shqipërisë nuk e merr seriozisht.

Në një vend normal, këshilla që duhej të pranonte dhe ndiqte Berisha ishte qëndrimi në hije dhe harresa. Por kjo nuk ndodh në Shqipëri. Tërheqja e tij pa zhurmë do të jepte perceptimin e një njeriu të mundur dhe të dobët. Kjo do të sillte që gjithë hasmit e tij, të goditurit apo grabiturit, konkurrentët politikë dhe të bizneseve, t’i hidheshin në shpinë. Pasi rruga e tij 30-vjeçare ka një vijë gjaku për interesa politike, ekonomike dhe trafiqesh. Ndaj ai sot ka thirrur nën armë jo vetëm ortakët por edhe ata që kanë përfituar apo u ka dosjet e korrupsionit. Puna është që në fatet e kësaj lufte, kjo ndikon aq sa çeta e Hysni Lepenicës në fatet e Luftës së Dytë Botërore.

Berisha nuk e fiton dot këtë betejë. Krismat e tij nuk e ciflosin DASH-in. Ai e di shumë mirë që rruga për të hyrë në listën e personave non-grata, është e vështirë dhe ai e ka trashur shumë zullumin që ia këputën mandatën. Por për të dalë nga ajo listë është edhe më e vështirë. Pasi je shpallur i tillë, je një foto më shumë në listën “Most wanted”. Pas kësaj kanë punë me ty sherifët. Nuk ka kohë ministri i perandorisë më të madhe të gjitha kohërave të merret me dikë që vështirë se i mban mend emrin. Ndaj nuk është një betejë heronjsh në kalanë e fundit, por një luftë bande në limerin e fundit për të shpëtuar kokën dhe pasurinë.

26 komente në “Nuk është luftë, është thjesht një bandë në çark”

  1. Asd says:

    Eke qare kete here… O i biri sigurimsit.

    1. ppa says:

      Asd… ke bere nje koment brilant ; vertete e ka qare…te tjerat, si i thone jo ” kur te piqen fiqte” , sepse tashme fiqte jane bere “palafiqe”.

      1. Vrsna says:

        E ke qar me lote kete artikull zoti Hila.Historia e kohes otomane,qe hajdutit te karvaneve,ti kendonin sesi luftoi me perandorine eshte shume forte.Saliu mburrrt se mundi komunizmin. Verin e sheqeres ai vetem shkatrroi shqiperine.

        1. albi says:

          ishte Gjergj Elez Alia qe luftonte me bajlozin, jo Muji. Po ska problem, ne kete vend detajet skane pasur ndonjehere rendesi…

    2. Viktor says:

      Esht ajo banda qe mbroje ti ate kurven GD a te kujtohet o Hila? Ca rruspije i mbron ti edhe pse jan pjes e bandes ktij plakut. Sigurims muti je dhe ti.

  2. Goni says:

    Saliu nga komunist , mjek ne sherbim te bllokmeneve i be udheheqesi i demokracise shqiptare.
    Hila nga kelysh xhahili komunist , antiamerikan i terbuar na eshte bere analisti me proamerikan ne Shqiperi .
    Sa i pataksur eshte bere ky vend.

    1. Anamaria Monti says:

      @Gonj,
      Ajo per të cilën po bëhet ky debat, nuk është ç’ka qënë, ç’është e ç’do të jetë Dritan Hila.
      Fjala është për ç’ka qënë, ç’është e ç’do të bëhet me monstrën Berisha.
      Nëse je në një barrikadë me të dhe po qet pushkë për të, të lumtë “karajfilja” or ti cubi i bajraktarit.
      Shkrimi i Hilës, përveç Berishës dhe pjellave të tij, bënte fjalë edhe për bandën e cubave që, këmbëzbathur, bëjnë rojë në haurin e kullës së tij.
      Berisha nuk është në gjak me DASH-in.
      Është në gjak me Shqipërinë.
      Është non grada me shqiptarët.
      Herët a vonë, edhe pa DASH-in, shqiptarët do ta hiqnin qafe dhe do ta tërhiqnin zvarrë kufomën e tij, e cila ka kohë që po well dynjanë.
      Në këto raste, tradita e do që pjellat, këlyshët dhe zabërhanët e xhenazes, të mbyllin dyert dhe ta bëjnë vajin e mortin brënda, ndër vedi.

  3. Shkodrani says:

    Berisha, para se të jetë non grata për amerikanët, është non grata për pjesën më të madhe të shqiptarëve, për ata që janë në Shqipëri e për ata të cilët u detyruan të ikin jashtë Shqipërisë:
    1. Non grata për 1996;
    2. Non grata për 1997;
    3. Non grata për 1998;
    4. Non grata për 2008;
    5. Non grata për 2011;
    Mjaftojnë ngjarjet e këtyre viteve, që për shqiptarët, jo vetëm është non grata, por i urryer! Nuk ka nevojë amerikani për prova, kam provat e mia, kemi provat tona, që atë pusht oriental ta hedhim në koshin e plehrave përfundimisht, me ndihmën e Zotit, por edhe të Amerikës! Në fakt Shqiptarët vetë, nuk kanë arritur kurrë t’a hedhin nga froni sundimtarin gjakatar. Gjithmonë na është dashur ndërhyrja e huaj. Edhe për gjakatarin aktual, njësoj.

  4. Trotski says:

    Sali Kerma Po mundohet te Pshurre Ameriken ,Po Shurra e tij po e mbyt pak nga Pak ,duke e lene si GUAK.Goditje ballazi ketij Farmaku te Ndyre,qe te shpetoje Shqiperia dhe vete PD nga Zagaret e Tij

  5. Emigranti says:

    Dritan ke potencial por nje verejtje do te bej kujdes nga fodulleku sepse ne shqiperi eshte pak si semundje edhe kur je ne emision degjo lere tjetrin te flas edhe pastaj pergjigju jo si disa drejtues emisionesh qe me shume flasin ata se te ftuarit.
    Ata qe te thone babai ish sigurims ja fusin kot se ai ka qene bur i mencur e ka punuar ne ate kohe qe ne fund te fundit ashtu i ra fati
    njerezit duhet te kuptojne por ata qe kuptojne nuk jetojne ne shqiperi sepse u detyruan te largohen kurse ata qe nuk kuptojne jane aty se keshtu e donte koha, nuk po flas ketu per ata qe kane bere krime si kriminel te lindur e injorant edhe vazhdojne bejne karshillek por per ata qe besonin ne dicka pavarsisht nga zhgenjimet cfaredo qofshin ato.

  6. S'KA QI BËNË USA I VËRSULET RAMES says:

    I ka zbritë peles prej bishti Salih Nastradini

  7. Evolution says:

    Saktë, shkurt! bravo!

  8. astrit USA says:

    Per opinionin qe ka dhene shkodrani pohoj se nuk ka,gje per te shtuar sei ai i ka thene te gjitha ashtu sic jane ai njeri qe ende i shkojn njerez nga pas e ka demtuar rende shqiprine,Mjeranet qe kujtojn se u ka,sjelle demokracini u ka hek vizat etj duhet dine se prej tij kan peshqesh kete demokraci hibride qe se ka asnje vend tjeter.Shqiptaret besuan tek ai dhe kujtuanse do ta bejne ne drejtimimin e tij shqiprin si e gjithe europa.Ai i ka tradhtuar shqiptaret dhe shqiptaret per kete qe u ka bere nuk do ja falin kurre.Pas shperthimit te gerdecit qe u mori jeten atyre njerzve fatkeqe jam larguar nga shqiprija per ne shba duke kene pergjysem projekte te medha qe i kisha ne mendje qe mbetenathere dhe vaxhdojne te mbeten kur nuk jeton dhe punon ne vendin tend per shkakun e tij kane lene vendin dmshum shqiptare,dhe mos kujtoni seveshte e lehte te jesh emigrant ne nje vend te huaj.

  9. CaC Angjeli RREZIK KOMBËTAR në VJEDHJE , KORRUPSION , HAJDUTËRI dhe GRABITJE të SHTETIT !!⚖⚖⚖⚖ says:

    Sali KRRIMI dhe Sali TRITOLI i ZI mori F U N D , bashkè me MU(T)L Nokën e ZEZË nga Kukèsi ,që mburrej népèr Tavolina Kafenesh se kishte 5 MILION €URO nè Bankè dhe i kishte bèrè ato me KORRUPSION dhe TRAFIQE !! Sali KRIMI dhe TRITOLI e bèri Mut Nokën MILIONER dhe tani po pret që MUT Noka nga Kukèsi tè mbledhi ZORRAXHINJTÉ e Mamurrasit dhe tè ‘RRËZOJÈ’ Qeverinè e Edvin Ramès HAJDUT dhe GRABITQAR !!! VDEKJE VDEKJE
    VDEKJE e gjithè Politikanève Shqiptarè tè kètyre 30 Viteve SHKËRDHATOKRACI dhe ANARSHI !!⚖⚖⚖⚖?
    RROFTË ❤ YURI ❤ KIM ❤ dhe ❤ FAMILJA e saj ❤ e MREKULLUESHME ❤
    ⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖??⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖????????

  10. CaC Angjeli RREZIK KOMBËTAR në VJEDHJE , KORRUPSION , HAJDUTËRI dhe GRABITJE të SHTETIT !!⚖⚖⚖⚖ says:

    Sali KRRIMI dhe Sali TRITOLI i ZI mori F U N D , bashkè me MU(T)L Nokën e ZEZË nga Kukèsi ,që mburrej népèr Tavolina Kafenesh se kishte 5 MILION €URO nè Bankè dhe i kishte bèrè ato me KORRUPSION dhe TRAFIQE !! Sali KRIMI dhe TRITOLI e bèri Mut Nokën MILIONER dhe tani po pret që MUT Noka nga Kukèsi tè mbledhi ZORRAXHINJTÉ e Mamurrasit dhe tè ‘RRËZOJÈ’ Qeverinè e Edvin Ramès HAJDUT dhe GRABITQAR !!! PD + PS + LSI + PDBNJ + PDIU + PAA + PAD + PR = ORGANIZED CRIME , BANDA KRIMINALE , NARCO-TRAFIKANTÈ KOKAINE dhe HEROINE , KONTRABANDISTË , GRABITQARË , HAJDUTË dhe PLAÇKITËS të PËSHTIRË të ZYRAVE të SHTETIT !!! VDEKJE VDEKJE
    VDEKJE e gjithè Politikanève Shqiptarè tè kètyre 30 Viteve SHKËRDHATOKRACI dhe ANARSHI !!⚖⚖⚖⚖?
    RROFTË ❤ YURI ❤ KIM ❤ dhe ❤ FAMILJA e saj ❤ e MREKULLUESHME ❤
    ⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖??⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖????????

  11. Sul Koburja says:

    Saliu do merret pako dhe do hetohet ne USA nga FBI per terrorizem.Ju kujtoj qe ka urdheruar te sulmohet me arme ambasada amerikane ne 1997.Terrorizmi nuk falet kurre.I ben mire se do mesoje edhe anglishten.Do vdese ne burg ne Amerike.

  12. Shqipo bajga says:

    TIPIKE ESHQIPTAREVE…..KUR JE NE FRON TE HANE MU… E PO TE SHKAU KEMBA GISHTIN TA FUTIN

  13. kapter Ramiu says:

    Nje keshille prej miku do ti jepja keti trimi: Nga Amerika shpeton duke vrare vehten. Mundesisht duke u djegur me benzine tek sheshi Skenderbe, para monumentit dhe me flamur ne dore. Vertet do te humbasesh disa dite jete por perfitimet do jene goxha te medha:
    – Do te shpallesh hero i kombit nga Like hajduti.
    – Do te organizohet ceremoni mortore ndoshta me shtrat topi. –
    – Do te bejne sikur do qajne me lemeri dhe çjerje fytyre nje tufe bashkefshataresh qe mbas ceremonise do te sulen te rembejne kurorat per ti rishitur.
    – Do te kete telegmrame ngushellImi bile dhe nga Edi Rama
    – Do te ngrihet permendore ne Tropoje perkrah asaj te Azemit.
    SPAK do te mbylle dosjet e zullumeve te djalit dhe vajzes si femije jetime.
    -Ne histori nuk do te shkruhen gjithe te keqijat
    – Do thuret nje kenge me çifteli.
    Si e shef, perfitimet jane goxha te medha dha Amerikanet i le me gisht ne goje.

    1. Pilo Lala says:

      Nuk kam lexuar koment me te zgjuar, familja e Saliut duhet t’ja rekomandoje Sales kete fund…
      Keto perfitime jane te verteta,,,
      Une e dija Kapterr Ramiun burre te keq, por qenkam gabuar

  14. On says:

    Akoma me Saliun….ste kemi degjuar ta shash kur ishte ne pushtet…o trim I madh…te gjithe te tjeret gazetare e kane bere terbjet. Hani buke akoma me Salen dge nga peshku I pushimeve….Sala te shkoje ne shpi e mbase duhet te ikte me pare e mos ta degjojme me …por dhe tipsa si ju……

  15. Artan says:

    Bravo, nje perle

  16. Z Hila,w keni qare kete artikull,bravissimo,banda berisha e ca legene rreth tij po qaraviten e qurraviten por e kane kot se parandjejne fundin e sigurte,viva USA.

  17. Velo says:

    Aq u ka djegur nga shkrimi, sa që e shajnë deri tek babai. Kjo tregon që Hila ka qëlluar në shenjë.

  18. tarras says:

    Ky Hila eshte jo vetem kurvar,por dhe burre kurve.
    Kur ja donte trapi e mbronte Griden e Berishes qe e pallon gjithe parlamenti, tash ja do interesi te dal ne krah te dashnorëve te Rudines Gunges.

  19. Pilo Lala says:

    Tre gazetare e kane nxjerr lakuriq karakterin e Sali Berishes, Andrea Stefani, Muc Nano dhe Dritan Hila.
    Mbase ka edhe te tjere, por keta kane qene konsistent.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje