Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka ankimuar ditën e sotme vendimin e GJKKO për pushimin e hetimeve për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu në lidhje me shpërthimin e Gërdecit.
Mediu akuzohet për shpërdorim detyre dhe tashmë do të jetë Gjykata e Posaçme e Apelit që do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për rinisje të hetimit ndaj tij.
Pas shqyrtimit të kërkesës, gjyqtari Erjon Çela vendosi që të rrëzonte SPAK-un duke shpëtuar Fatmir Mediun nga rihetimi dhe procesi gjyqësor.
Kujtojmë se Feruzan Durdaj dhe Zamira Durdaj, prindërit e 7 vjeçarit Erison Durdaj që humbi jetën tragjikisht nga shpërthimi i Gërdecit në pranverën e 2008-ës, i janë drejtuar me një letër zyrtarisht Gjykatës së Posaçme, ku i kërkonin pranimin e kërkesës së SPAK për nisjen e hetimeve ndaj Mediut.
Në letrën drejtuar GJKKO, familja Durdaj shprehet se dosja përmban shumë fakte që mund të cilësohen jo vetëm si shpërdorim detyre dhe që i hapin rrugë gjykimit.
Kam frike dhe gjasat Jane që të dalin e ndonje mute ? tjeter hajdute i korruptume ose frigacak si Erjon Çela dhe te lën në fuqi vendimi e pare!! Let të shohim??????????????
??? Erlepur
PO ME ERION ÇELEN ÇFARE DO TE BEHET ? DO GJYKOHEN NDONJEHERE KETA GJYGJTARE ALEATE ME KRIMIN ?