SHBA-ja i dhuron Nigerisë 4 milionë vaksina kundër COVID-19

4 Gusht 2021, 09:00Bota TEMA

Nigeria ka marrë katër milionë doza të vaksinës Moderna kundër koronavirusit të ri (COVID-19) të dhuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), njoftuan zyrtarët.

Faisal Shuiab, kreu i Agjencisë së Zhvillimit të Kujdesit Parësor Shëndetësor të vendit (PHDA), tha se katër milionë doza të vaksinës Moderna u dhuruan nga qeveria amerikane.

“Shpërndarja në të gjitha shtetet së shpejti do të fillojë”, tha Shuaib në kryeqytetin Abuja, duke inspektuar dërgesën së bashku me zyrtarë të tjerë shëndetësorë.

Ai tha se dozat e reja mund të administrohen me vaksinën e AstraZeneca.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje