Shënohet viktima e parë nga zjarret në Kosovë

4 Gusht 2021, 09:03Rajoni TEMA

Është shënuar viktima e parë si pasojë e zjarreve në Kosovë. Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, e cila sqaron se personi që ka ndërruar jetë është nga fshati Novoselë i Malishevës.

“Si pasojë e kësaj vdekje dyshohet të jetë ajri i tymosur pasi që viktima kishte shkuar tek stalla e cila ishte përfshirë nga zjarri”, konfirmoi Policia e Kosovës.

Identiteti i viktimës nuk bëhet i ditur. Ndërkohë, autoritetet po punojnë intesivisht për të neutralizuar flakët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje