Çështja e bashkimit kombëtar, Konjufca i ndërhyn deputetit të PDK-së: Kujdes me shprehjet

3 Gusht 2021, 12:00Rajoni TEMA

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ia ka tërhequr vërejtjen deputetit të PDK-së, Fadil Nura, i cili e quajti marrëzi deklaratën e kryeministrit Albin Kurti se bashkimin kombëtar aktualisht e ndalon Kushtetuta.

Nura që në fillim të fjalës së tij në Kuvend lidhur me 100 ditëshin e Qeverisë tha se është marrëzi që Kurti e pranoi pas 15 vitesh se bashkimi kombëtar nuk është i mundur tani.

“Është e papranueshme deri në marrëzi të kakarisesh për 15 vite me radhë mbi bashkimin kombëtar dhe për një ditë të bukur nën petkun e pushtetit, pikërisht në shënim të Besëlidhjes së Lezhës, paturpësisht ta pranosh se e ke gënjyer popullin për 15 vite radhazi”, tha Nura.

Këtu ndërhyri Konjufca, i cili i kërkoi Nurës të ketë kujdes me shprehjet.

“Kujdes me shprehjet e papërshtatshme, z. deputet”, tha Konjufca.

Nura, ndërkohë, vazhdoi.

“…ky është mashtrimi i parë i Qeverisë Kurti 2”, tha deputeti i PDK-së.

5 komente në “Çështja e bashkimit kombëtar, Konjufca i ndërhyn deputetit të PDK-së: Kujdes me shprehjet”

  1. Kaza says:

    O Mero vazhdo bjeri Kurtit se veten tende flliq dhe gazeten, askend tjeter.

    Cfare kujton ti, se do besh propagande me plakushet 60- 65 vjec e 70 qe komentojne ketu me pagese?

    Jo per gje, por surreterit e plakusheve mercenare impotente i ke ne facebook tek faqja e Temes kur komentojne.

    Albini thote qartesisht qe bashkimin kombetar e ndalon kushtetuta dhe kjo kushtetute duhet ndryshuar. Kaq e thjeshte eshte.

    1. Fatosi-kosove says:

      O kaza une psh nuk paguhem nga Tema as nga Mero, por mbeshtes fjalen e deputetit Nura se kurti per 15 vite ne çdo fjalim kishte bashkimin kombetar dhe kjo u pa se ishte mashtrim vetem sa per vota,kete e shfeytezoj shume mire edhe osmanka e cila kinse nen flamurin e Rugoves mblodhi disa hajvan dhe te gjitha proserbet ne nje qenef me VV dhe siq shifet pas çdo thirrje te kurtit per bashkim kombetar kishte nje fjale nen hunde :
      Po hamamin e kam fjalen per bashkim vllaznim oj osmanka mos ke frike,prandaj qetesohu kaza-n.

      1. Pargaliu says:

        Edhe neswe ti nuk je i paguar, je kundershar politik dhe militant kunder i Kurtit ne Kosove.

  2. ALBINLADENOVICIN MOLLOTOVI NE BREKE UDBASH

  3. shqip says:

    Po kjo lojaaaa ! Kështu është kur beson se gomari fluturon vërtetë .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje