Sondazhi mbi abortin në Kosovë: 79% e të anketuarve duan që të ndalohet me ligj

2 Gusht 2021, 21:45Rajoni TEMA

Ka ngjallur debate në lidhje me një temë tejet delikate për shoqëritë moderne, rezultati i një anketimi i realizuar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) në bashkëpunim me gjermanët e Konrad Adenauer Stiftung (KAS).

Anketimi mbulonte një sërë pikëpamjesh për sa i përket aktualitetit dhe lirive personale, dhe rezultati ndoshta më kontrovers vjen për temën e abortit.

Sipas gjetjeve, rreth 79% e qytetarëve kosovarë të anketuar mendojnë që aborti duhet të jetë i ndaluar me ligj në çdo rrethanë.

Një shifër disi befasuese, nga momenti që aborti është praktikë e lejuar dhe e kodifikuar prej vitesh në ligjet e Kosovës

Sipas Ligjit për Ndërprerjen e Shtatzënësisë, në Kosovë  ndërprerja efektive e shtatzënësisë mund të bëhet deri në fund të javës së dhjetë (10) të shtatzënësisë, duke llogaritur nga dita e parë e ciklit të fundit menstrual, dhe mund të kërkohet nga çdo femër e moshës mbi tetëmbëdhjetë vjeç, gjithsesi pas një këshillimi me një specialisti përkatës.

2 komente në “Sondazhi mbi abortin në Kosovë: 79% e të anketuarve duan që të ndalohet me ligj”

  1. VFLP says:

    Na mbyten idiotet. Te gjithe duan te kontrollojne trupin e gruas. Vendosni edhe ligjet e Sharias dhe jeni ne rregull.

  2. Jon says:

    Kjo nuk funksionon, sepse fare mire njerezit do te shkonin te abortonin ne nje vend tjeter ku lejohet, ose do i futeshin aventurave ilegale me rrezik te madh per shendetin, sidomos te nenes. Per kete ndalim duhet te bjere dakort gjithe shoqeria njerezore, por me kushtin qe nese cifti nuk do te mundte ta rriste femijen ne kushte ideale, atehere shoqeria duhet ta ndihmoje financiarisht dhe deri ne marrjen e femijes per ta rritur shteti, sigurisht jo me kushtet e mjerueshme aktuale. Sot e kesaj dite, per te rritur nje femije, iken e gjithe rroga e nje partneri. Per te mos folur per vendet e EU dhe sidomos ne SHBA ku femija eshte nje investim gjigand dhe i paperballueshem. Shoqeria njerezore momentalisht eshte totalisht e deformuar, keshtu qe aborti nuk mund te ndalohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje