Gjendja e zjarreve në Greqi kritike, Mitsotakis: Po vijnë erëra të forta, na pret një natë e vështirë

5 Gusht 2021, 20:36Rajoni TEMA

Situata e zjarreve në Greqi vijon të jetë kritike. Kryeministri i vendit Kyriakos Mitsotakis, në një dalje televizive, iu bëri të ditur qytetarëve që nata do të jetë e vështirë.

Mitsotakis u shpreh se përparësi për qeverinë mbetet mbrojtja e qytetarëve ndërsa theksoi se të gjitha problemet është e pamundur që të adresohen.

Kreu i shtetit helen, sipas raportimeve, tha se vendi është duke u përballur me një situatë jashtëzakonisht kritike.

“Pas 10 ditësh të nxehtësisë ne jemi të thirrur për të menaxhuar dhjetëra zjarre pyjorë njëkohësisht. Tre prej tyre, në Atikë, Evia dhe Ilia janë me përmasa dhe intensitet të madh. Prioriteti ynë është gjithmonë mbrojtja e jetës njerëzore. Kjo pasohet nga mbrojtja e pronës, mjedisit natyror dhe infrastrukturës kritike. Fatkeqësisht, në këto rrethana, arritja e të gjitha këtyre qëllimeve në të njëjtën kohë është thjesht e pamundur.”

Kyriakos Mitsotakis shprehu gjithashtu mirënjohjen për forcat e Brigadës së Zjarrit ndërsa pranoi se ndonjëherë janë detyruar që t’u kërkojnë të “bëjnë gjëra që janë thjesht përtej fuqisë së tyre.”

“Fatkeqësisht, vështirësitë janë ende para nesh dhe nata e ardhshme është kërcënuese. Nesër presim erëra të forta perëndimore në shumë zona të vendit tonë. Po flasim për kushte të pashembullta pasi kanë paraprirë shumë ditë nxehtësie intensive që e ka kthyer vendin në një fuçi pluhuri.”

Mbrojtja Civile, sipas kryeministrit grek, ka hartuar një plan emergjence duke futur gjashtë rajone përfshirë Atikën, në gjendje alarmi të kuq.

“Unë ju nxis të kufizoni udhëtimet e panevojshme dhe të jeni jashtëzakonisht të kujdesshëm. Nëse lëshohet një urdhër evakuimi nga një zonë, ju lutemi respektoni. Shtëpitë do rindërtohen dhe pemët do të mbijnë përsëri, por jeta njerëzore nuk mund zëvendësohet.”

2 komente në “Gjendja e zjarreve në Greqi kritike, Mitsotakis: Po vijnë erëra të forta, na pret një natë e vështirë”

  1. “Po vijne erera te Forta na pret nji nate e veshtrie “?
    Media shqiptare tema sherben si nderlidhes ndermjet Athines dhe Vilave te Lalzit .

    Dmth Greku i bo thirrje sali mutit bandes se Lalzit qe kte nate te leshojn qent e ndezin Shqiperine
    me tymos atmosferen e veshtrie Politike ku Shba-te kan shtrenguar banden e lalzit .
    Eh mor Grek .
    Ti mor Gjarper qe helmon njerezimin ,Kanceri Ballkanit
    hajdse edhe te dy Gjaprinjte salih muta ,ashtu si Gjapri janullatos t perfundojne ne grop te halese

  2. Franci says:

    Nga gjithe deklarata e kryeministrit helen per gjendjen e jashtezakonshme mbi zjarret , ti kete qe shkruan kuptove ???? Bjeri vetes pas se ke shkuar per lesh , dhe bjeri jo per ne , por per veten tende qe neser pasneser mos te varin kalamajte teneqete mbrapa kurizit .
    Ai ka hallin se po digjen pasurite e qytetareve te tij , po digjen kompani , po digjet flora dhe fauna , ky bolja na tregon mesazhet e koduara per Lalzin , Berishen dhe Meten , keshtu eshte kur mendon se je qendra a botes dhe kushdo rotullohet mbas teje …….kjo e para , dhe e dyta , mos konsumo ushqime te skaduara o idjot …..do shkosh per lesh kari ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje