Numri i të infektuarve në Kosovë është duke u rritur ndjeshëm në ditët e fundit. Autoritetet shëndetësore në 24 orët e fundit konfirmuan 221 të infektuar me COVID. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se një person ka humbur jetën.
Ndërkohë 21 pacientë janë shëruar nga koronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 105.688 persona.
Deri më tani në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 460.297 doza të vaksinës. Në total numri i rasteve aktive është 888.