"Nëse Basha hesht dhe aprovon Berishën atëherë për herë të parë PD është zyrtarisht në konflikt të hapur me DASH"

5 Gusht 2021, 19:00Politika TEMA

Nga Fatbardh Kadilli 

Kemi kryetar, por jo Lider

Nuk mjafton të ulesh në karrigen e kryetarit që të kryesosh, të udheheqësh. Janë gjëra të ndryshme.

Kryetar të bëjnë vendimet. Kryetar të bëjnë idetë politike që shpall. Të bëjnë kauzat. Të bëjnë fitoret dhe humbjet. Të bëjnë kurajo dhe realizmi për të parë pa ngurim të vërtetën. Kryetar të bëjnë betejat, të bëjnë shokët që zgjedh.

Të bën aftesia për të ndërtuar partneritet me bashkëpunëtorët, me qytetarët, me aleatët, me faktorët e ndryshëm. Të bën emri që krijon si imazh, si ikonë, si perceptim publik.

Të bën karakteri i mirë a i keq qoftë. Dhe lista vazhdon… gjithkush mund të shtojë edhe imtësi të tjera jo shumë të dukshme.

Por për ne të PD renditja e tyre është e kotë.

Ne në PD kemi kryetar që ka vetëm letrën e komisionit, ka vulën dhe zyrën dhe gjëndjen mendore që t’i bëjë të paqena gjithë këto tipare që renditim. Nuk do lodhesha t’i renditja, por besoj se vetëm kjo listë shërben si pasqyra ku kryetari në vend të portretit të tij, sheh vetëm avull.

Në krizën më të rëndë në raportin e PD me partnerin strategjik të Shqipërisë, kryetari fshihet! Mungon! Nuk është! Nuk flet! Fshihet si miu prapa poçes.

Situatë perfekte për atë që s’do të bëjë asgje. S’do të bëj as kryetarin! Ja le Berishës ta shpallë qëndrimin. Prandaj njerëzit nuk e besojnë për kryetar. Nuk flet kur flet kryetari. Flet ai tjetri, ose të tjerë në vend të tij.

Prandaj nuk krijon dot besim. Prandaj populli nuk e sheh si lider. As vetë partia nuk e konsideron të tillë. Kot shpenzon për kompani fushatash dhe lobimesh. Heshtja e Bashës në këtë moment dramatik kur kemi një konflikt të hapur mes Departamentit të Shtetit dhe Berishës nuk i jep lidership demokratit të thjeshtë.

Berisha është në të drejtën e vet të mbrohet. Do të mbrojë veten, familjen dhe historinë. Por kryetari duhet të flasë në emër të partisë. Të mbrojë partinë. Të mbajë qëndrim parimor në emër të partisë. Vetja, familja dhe historia e kryetarit është partia. Partia pret që ai ti dalë zot. Ai hesht! Nxjerr diku hijen, jo kokën. Na shërben një editorial pa emër nga një portal. Përpiqet të ndërtojë një linjë politike si tel pelivani. Do ta mbajë mirë edhe me amerikanët, edhe me Berishën.

Nuk mbahen dy kunguj në një sqetull. Berisha sot deklaroi që Basha është me atë. Basha vijon të heshtë. Në rast se heshtja e Bashës është aprovim atëhere mund të themi se për herë të parë në 30 vjet, që nga dita e themelimit të saj PD është zyrtarisht në konflikt të hapur me Departamentin e Shtetit. Ky është një problem shumë serioz, më shumë për të tashmen dhe sidomos për të ardhmen e PD-së, se sa të Departamentit të Shtetit.

Nuk dihet nëse Basha tashmë me shpatulla pas murit do e thyejë heshtjen. Ai gjithnjë kërkon ti nxjerrë gështenjat me duart e të tjerëve. Por sot Berisha foli dhe tha se nuk lëviz as nga PD as nga e tija.

A pi më ujë që Basha t’i thotë Berishës se “ja, janë disa që po rrisin presionin nga brenda”?

Në rast se do të jetë përfundimisht i detyruar të ndahet formalisht nga Berisha, kjo nuk mund të bëhet me taktikën e tij të zakonshme që nxit të tjerë të flasin, ose u jep zemër pasi kanë folur. Heshtja e gjatë e Bashës nuk është pjekuri, maturi, kujdes për PD e hutuar, por është frikë dhe pazotësi për të udhëhequr.

Po pse e do atë karrike? Pse do që të jetë kryetar, kur nuk i del zot partisë në situatën më të vështirë? Pse e do karriken kur nuk ka asnjë vullnet për të ngritur një opozitë të re? Kur nuk ka as idenë më të vagullt se si duhet të jetë një opozitë e re?

Basha, përkundrazi fërkon vulën dhe pret që të kalojnë edhe këto probleme. Por problemet që ka sot PD nuk kalojnë dot lehtë. Ne kemi probleme me demokracinë, me rininë dhe gruan shqiptare dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Na duhet një Lider që nuk shpreson t’i varrosë këto probleme por që t’i zgjidhë këto probleme.

Sot për sot kemi një kryetar, por nuk kemi lider!

20 komente në ““Nëse Basha hesht dhe aprovon Berishën atëherë për herë të parë PD është zyrtarisht në konflikt të hapur me DASH””

  1. CaC Angjeli RREZIK KOMBËTAR në VJEDHJE , KORRUPSION , HAJDUTËRI dhe GRABITJE të SHTETIT !!⚖⚖⚖⚖ says:

    O Kandil Kandil i ZI edhe ti na ke ÇARÈ KOKÈN e KARIT , sepse tè SHKOJNÈ PORDHÈT SHTATÈ ti Përmendësh Emrin KRIMINELIT ANTI SHQIPTAR Sali TRITOLIT të ZI STËRRR si SHEJTANI dhe KATRANI !!!! MUT Luli dhe HALE JEVGJITI ti KANDIL è bèn sikur ke “ÇLIRUAR SHQIPËRINÈ” !¿! NA HÈNGSH KARIN O Kandil i Zi FatZiu !!

    1. Vranakonti says:

      Ja pra ka edhe njerez te till si ky komentues qe shan e ofendon Kadillin kur ai kritikon Bashen.Kjo eshte PD-ke.Stan me qen te terbuar.

  2. CaC Angjeli RREZIK KOMBËTAR në VJEDHJE , KORRUPSION , HAJDUTËRI dhe GRABITJE të SHTETIT !!⚖⚖⚖⚖ says:

    O Kandil Kandil i ZI edhe ti na ke ÇARÈ KOKÈN e KARIT , sepse tè SHKOJNÈ PORDHÈT SHTATÈ ti Përmendësh Emrin KRIMINELIT ANTI SHQIPTAR Sali TRITOLIT të ZI STËRRR si SHEJTANI dhe KATRANI !!!! MUT Luli dhe HALE JEVGJITI ti KANDIL qè bèn sikur ke “ÇLIRUAR SHQIPËRINÈ” !¿! NA HÈNGSH KARIN O Kandil i Zi FatZiu !!
    PD = ORGANIZED CRIME , CORRUPTED ,THIEVES , KILLERS , MAFIA , NARC-TRAFFICKERS , BLOOD DRINKERS !!
    ⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖??⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖
    ALBANIAN PEOPLE BELIEVE and TRUST , ONLY the GREAT ❤ AMBASSADOR ❤ YURI ❤ KIM ❤

  3. Texas says:

    Atehere ! Dalja nga parlamenti , Cadra , beri qe udheheqja e PD gaboi dhe zhgenjeu elektorati progresist te kesaj partie .Dyshoje Qe Saliu i pari , por dhe Luli bashke , kane mare udhezime nga Moska qe te bejne ofsajt artivicial , sipas mendies se tyre te detyrojne Departamentin e Shtetit ti shpall Organizate Terroriste per te krijuar reaksion e turbullira politike ne Shqipwri . Aritmetika Berishiane nuk eshte ne gjendie te kalkuloje leviziet e Matematikes Shkencore Amerikane . Kriminelo – Psikopati Berisha edhe i vdekur po te kishte mundesi te mendonte do thoshte nuk kam vdekur . Di ky person ku bie Guntanama ?

    1. Pipi says:

      Je shum i përgatitur Ti duhet të merresh me politukë

  4. popull dele says:

    Berishe + Like + Ed + Lule basha jane 1 ; thjesht bla , bla ; e me kaq pallosh Edi i paguan Bashes miljona euro te nje pallati ne vlore; ky hajduti i rruges se kombit kishte nevoje per para ala.qeverritare hajdute ; e drejtesija qe mbrone qeverritaret hajdute;

  5. Draper dhe Cekan says:

    O fatbardh
    Luli kur ulet me saliun thote jam me ty !
    Kur ulet me ramen thote jam me ty !
    Ulet me Kim thote jam me ty !
    Luli eshte bisnesmen por jo i paster por manipulative ose hajdut shqip
    Luli ska bese dhe se ka idene cfare vlere ka fjala bese
    A e kupton sa i “ulur ” eshte Luli si kryetar apo human?
    Njeri pa vlera

  6. lulja says:

    Kadil. Basha nuk ka bythe te ndale Berishen te futet ne psrlament. Pra eshte pa bythe, e vetmja gje qe ai duhet te beje, duhet te jape doreheqjen. Por si njeri pa bythe, edhe kete nuk e ben dot. Ta gezoni se PD me kete karafil ka per te shkuar pet lesh.

  7. Ylli says:

    Shyqyr qe po e kuptoni me ne fund qe PD po sakrifikohet per nje njeri si Sali Berisha

    1. Bardhi says:

      Shumë bukur e ke shkru Shpresoj ta shohë Mero e ta botojë si artikull Jini kaq i informuar bravo

    2. adi says:

      Gjynah që nuk të dëguam që n¨fillim

  8. Titi says:

    PD-ja nuk mund te jete Sali Berisha ! PD-ja eshte e gjithe shqiptareve qe enderruan ta bejne Shqiperine si gjithe Europa.Berisha e mori peng ate se ishte njeriu I duhur I caktuar nga Ramiz Alia dhe vertet eshte histori e PD,por histori me plot deshtime dhe me krime. Shpresoj qe ne PD te kete akoma njerez per ta shpetuar ate se I duhet Shqiperise.

  9. nardi says:

    Mbas 25 prillit Basha si humbes i perseritur duhej te jepte doreheqjen dhe te terhiqej nga politika njehere e pergjithmone. Arsyet i kishte… Nuk e beri, perkundrazi u vetezgjodh perseri kryetar i PD-se. Por nuk mendoi surprizen e radhes. Nese neser do beheshin zgjedhjet nuk do kandidonte!!! Por nese do bente atehere konfirmonte se eshte pjese apo shtojce e Berishes dhe e pret i njejti fund.

  10. Piro says:

    Me kujtohet nje miku im qe me thoshte: Po u fute ne PD dhe i jep besen Sali Berishes vetem te mira do kesh. Ky eshte parimi mbi te cilin eshte ngritur ajo parti. Prandaj P D nuk eshte parti e shqiptarve, po e Sali Berishes. Prandaj kryetari ne detyre emerohet nga Berisha. Dhe lista e deputetve miratohet nga Ai. PD-n do e mari me vete Berisha. Kete populli e di mire dhe prandaj nuk e voton.

  11. shqip says:

    Janë të gjithë pa këllqe. Sulmojnë Bashen se nuk ja mban të sulmojnë Berishën. Dihet pse. Në PD ka një ligj themeltar. ” Me ne fitojnë të gjithë”. Po, këta kanë fituar, por e kanë pusullen mbrapa. Sali arshiva i ka të gjithë këta me dosje. Prandaj asnjë nga enuket e Shqupit nuk ka guxim të vërë gishtin mbi plagë.

    1. ce says:

      Me i fituari nga te gjithe ne pd eshte kryevagabondi Muli horri qe me banden e naziskineve te Mamurrasit qe komandon dogji me molotov deren e kryeministrise dhe hyri me force ne drejtorine e policise Tirane per te penguar arrestimin e banditeve qe moren pjese ne kete akt te pashembullt. Ky gangster politik erdhi me corape te grisura nga malet e Shishtavecit ne Tirane dhe ne saje te Republikes se Lazaratit u be milioner dhe me vile ne Tirane, Vile ne Lalez, apartamente ne Tirane, Sarande dhe makine 100 mije euro. Vetem vetingu i pasurise e nxjerr zbuluar kete bandit te lindur qe ka terrorizuar qytetaret .

  12. Imigranti says:

    Si mund te lejoje nje gazete komente si ai i pari “cac Anjgjeli …”. Turp, shume turp qe publikohen komente me nje fjalor kaq te ulet e vulgar. Nje gazete qe publikon komente Te tilla duhet mbyllur.

  13. ALBAN DEGA says:

    ME KERBACIN E SOTEM NDAJ VETVETES SE PARI SALÍ BERISHA…

    Deshmoi ashiqare se e njeh politiken
    Sa gomari i Nastradinit Kibernitiken !
    MOZOMAKEQ!

  14. Malesori says:

    Z. Kadilli!
    Nuk besoj se ju nuk e kuptoni marredhenien Berisha-Basha. Saliu per kete dite e ka vene kryetar, per te mbrojtur Sali Berishen nga armiqte pertej oqeanit, pra nga Amerika. Prandaj, i nderuar Z. Kadilli, mos prit ndonje mrekulli nga Basha! Saliu e ka gati dosjen edhe per Bashen (madje edhe per ty): Basha, vjedhes i fondit publik per Rrugen e Kombit, per sponsorizimet te lobimit rus, per vrasjet me 21 Janar, dhe per veprimtarine antishqiptare dhe pro serbe te Bashes ne Kosove, dhe te tjera! Berisha = Basha! Te dy vrases, hajdute, spiune te serbit etj.!

  15. Velo says:

    Shumë drejt Malsori! Detyra e vetme e Bashës ka qenë mbrojtja e Berishës dhe e familjes së tij. Tani është rasti të tregojë nëse do jet besnik, apo jo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje