Kryeministri Edi Rama, ka ndarë në rrjete sociale pamje nga operacioni nga toka e ajri, që po zhvillohet në Gjormë të Vlorës.
Rama shkruan se forcat operacionale po shtohen në këto zona, e deri në këto momente, falë ndërhyrjes së helikopterit, flakët janë larguar nga banesat.
“Po shtohen forcat e ndërhyrjes nga toka në Gjormë në zonën e lumit të Vlorës, ndërkohë vazhdon shuarja e zjarrit nga ajri, ku deri në këto momente ndërhyrja e helikopterit në Gumenicë ka arritur të largojë flakët e paparashikueshme prej erës që mund të preknin banesat.
Prioriteti kryesor mbetet evakuimi i banorëve të cilët duhet të veprojnë sipas urdhërave të strukturave të Mbrojtjes Civile për evakuim”, shkruan Rama.
Nuk arrije se perse “dikush” ben nje krim kaq te.rende ne kete rast flaken qe dikush humbet jeten dikush shtepine nje tjeter gjene e gialle per faj te nje ……… qe mund ti thuhen cdo lloje ………… ma c fare jane duhet ligje radikale qe te niente ne udut ngushelimet per te gjithe ata qe.Po vuajne kete katastrofe ambientale