Ish-efektivi i forcave “Shqiponja”, Nevaldo Hajdaraj i dënuar për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha i është drejtuar Gjykatës së Apelit, duke kërkuar ndryshimin e vendimit dhe dënimin për vrasje në tejkalim të nevojës për t’u mbrojtur, por jo vrasje me dashje.
Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e dënoi Hajdarajn me 15 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i ulet në 10 vite.
Nevaldo Hajdaraj akuzohet se në orët e para të mëngjesit të 8 Dhjetorit të vitit të shkuar vrau me armën e shërbimit Klodian Rashën, teksa ky i fundit kishte thyer orën policore.
Hajdaraj pretendoi se qëlloi ndaj të riut pasi kishte parë një armë në duart e Rashës. Por referuar pamjeve filmike të kamerave të sigurisë, Rasha shfaqej duke vrapuar dhe është qëlluar pas shpine duke gjetur edhe vdekjen.
U be kok turku per politiken.. sot doni shtet dhe polici tu shpetoj nga flaket por policit e bete kriminel dhe ja bete gjyqin. Lirojeni nuk ka pat asnje faj thjesht po bente punen e tij.