Zjarri në Gjorm të Vlorës, Situata e vështirë, thirrje banorëve të mos kundërshtojnë evakuimet

5 Gusht 2021, 13:49Politika TEMA

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka zhvilluar një komunikim online në zonën e lumit të Vlorës, në lidhje me situatën e zjarreve.

Peleshi theksoi se situata ende është e vështirë edhe për shkak të erës, ndërsa i bëri thirrje banorëve të zbatojnë urdhrat e strukturave të Mbrojtjes Civile për të bërë një evakuim sa më të shpejtë.

“Kemi sjellë dy zjarrfikës nga Forcat e Armatosura, po ashtu edhe 40 trupa do të mbërrijnë nga momenti në moment nga Forcat e Armatosura.

Dje kemi shmangur prekjen e banesave dhe sot jemi shumë të angazhuar edhe pse ka shumë pak mundësi për të ndërhyrë. Tani duhet të shmangim zjarret që janë shumë pranë zonave të banuara”, tha Peleshi.

1 komente në “Zjarri në Gjorm të Vlorës, Situata e vështirë, thirrje banorëve të mos kundërshtojnë evakuimet”

  1. Trogloditi shqupit says:

    I lini te digjen derisa te tregojne kush i vuri zjarret dhe pastaj u konfiskoni cdo mall e pasuri, cdo dhi e pule qe u gjeni ne oborr se nuk merr vesh ndryshe ky pis milet. Edhe nje here, i lini te digjen se nuk jane zjarre pakujdesie keto. Mjaft eshte mjaft.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje