A do ta “vrasë” Basha “babain” politik? Analistë e gazetarë të ndarë për fatin e Sali Berishës në PD pas kërkesës së SHBA

6 Gusht 2021, 19:50Politika TEMA

17 vite më parë  ishte Sali Berisha që  afroi Lulzim Bashën në Partinë Demokratike. Sot atij i kërkohet të “vrasë” babin politik  dhe të hapë një kapitull të ri në historinë e kësaj partie.

Aristir Lumezi: Është përdorur shumë herë si term “vrasja” politike e babait, për mendimin tim ai nuk ka një fuqi të tillë ta marrë një vendim të tillë për Sali Berishën i cili ia dha PD Lulzim Bashës. Mendoj se duhet të jetë një vendim kolegjial i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Ben Andoni: Ashtu siç thuhet në kanonet politike për të “vrarë” atin  zoti Basha nuk është i zoti. Që të bësh akte të tilla zoti Basha nga artikulimi,  nga mënyra e pozicionimit akoma nuk është i vetëdijshëm që është kryetar i PD por zoti Basha është krejtësisht i përgatitur për t’i kthyer krejtësisht kurrizin zotit Berisha.

Sali Berisha  ka vendosur t’i dalë përballë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mesazhi i një dite më parë tingëlloi kërcënues edhe për Lulzim Bashën.

Aristir Lumezi: Si për zotin Basha ashtu dhe për ambasadën qëndrimet e Berishës janë një lloj kërcënimi,  por në fund fare duhet ndarë. Nuk mund të jetë ky personazh që ka zvarritur historinë e Shqipërisë këto 30 vite nuk mund ta mbajë peng PD për të krijuar tensione, për të krijuar debate të kota.

Ben Andoni: Dalja dy herë në konferencë shtypi i vetëm, pa mbështetje, tregon se ai realisht është vetëm dhe  se ai është nisur në një rrugë gati pa kthim.  Por, nga ana tjetër ti shikon reagimin e pikave kryesore të PD që nuk kanë artikulim të qartë dhe shenjat janë dhënë se ata janë të parët që do i kthejnë kurrizin zotit Berisha, për këtë duhen disa evidenca që ti japë sistemi jonë i drejtësisë  ose të jepet diçka nga pala amerikane.

Gushti është periudhë  refleksioni për Lulzim Bashën, i cili është përballë vendimarrjes më të vështirë në karrierën e tij politike.

Aristi Lumezi: Ndofta z.Basha  pret një reflektim të zotit Berisha, ose zoti Berisha po tenton e dale sa me pak i dëmtuar nga kjo histori për te pasur një dalje sa me te bute nga kjo histori.

Ben Andoni: Problemi është se zoti Basha do të ndjeke një rruge te trete. Qe te mbaje mire edhe bazën e PD, edhe ate shkalle te madhe detyrimi qe ka ndaj zotit Berisha dhe nga ana tjeter te jete komod me politiken shqiptare. Te treja keto nuk shkojne.

4 komente në “A do ta “vrasë” Basha “babain” politik? Analistë e gazetarë të ndarë për fatin e Sali Berishës në PD pas kërkesës së SHBA”

  1. Shqiptari says:

    Ështe nje loje fjalesh:”Do e vrase apo jo,Basha babane shpirteror”,loje naive e shume “analisteve” dhe “komentatoreve” qe nuk duan te njohin realitetin.
    Berishen se pari e ka vrare perendia se shume shpejt ai eshte 80 vjeçare dhe pritet t’a therrase shën Pjetri,jo ne Parajse,se nuk ka vend per të,as në Ferr,po në Luçiferr.
    Se dyti Berishen e ka “vrare” populli shqiptar duke mos e votuar prej 10 vjetesh,madje duke e urryer si nje mbeturine te komunizmit dhe si nje vrases,jo vrases dosido,por nje pushtetar vrases ne nje sistem demokratik.
    Vrases qe vret pse proteston kunder tij,me duar ne xhepa ne mes te bulevardit,qe vret ne punishten e vdekjes ne Gerdec dhe e quan krimin shteteror”nje gabim teknik”
    Se treti,se verteti Berishen nuk ka nevoje ta vrase “dhali i tij bythec” dhe bashkepunetor i tij ne keto krime.
    Ate e kane”vrare”autoritetet me te larta te SHBA-ve,vete sekretari i Shtetit.
    Ai dhe familja e tij si dhe bashkepunetoret(qeveritaret e tij) jane “vrare” nga Amerika si te korruptuar duke zhvatur fondet publike dhe duke demttuar rende demokracine.
    Tere loja qe behet nga “analistet”,nga beniaminet ,nga tere horrat e stanit te hajnave te Berishes tashme eshte nje loje e kote dhe e pashprese.Berisha nuk trajtohet si person qe nuk futete dot ne Amerike,por si individ i korrupsionit te larte shteteror dhe si rrenues i sistemit demokratik.
    Koha e Berishes duhej te kishte perfunduar qysh ne vitin 1994,apo 1996,por nje grup njerezish te korruptuar ne PD e mbajten,e shenjteruan dhe hodhen vallen korruptive.
    Me shembjen e “Pallatit te Padrejtesise” qe kishte ngritur Berisha me Gjinat,Gjonat,Hajdaret,Matat,Dedat dhe Dhallat u shemb nga SHBA dhe komuniteti nderkombetar.
    Nuk ka me zot qe e mbron nga “vrasja” kete vrases.
    Jo po ka merita,jo po ka bere e ç’nuk ka bere Berisha,ka bere “nje vete ne uje”,e ka bere Shqiperine nje”hale publike” qe nuk ja burre nene qe e pastron qelbesirllekun.
    Do nuk do Lul Lulushka hollandeze,Berisha eshte vrare.

  2. Dialektika says:

    Basha e ka me te lehte te kryeje vetvrasje sesa te vrase ate qe e beri milioner. Nese vret Berishen, ka vrare veten.

  3. Dhe po ta mendosh pdeja qe duhet te meret me rimekembejen per zgjedhjet e ardhshme i duhet te meret me kete punen e Berishes says:

    Po Berisha aty e ka hallin ta shtyje deri ne vdekje si deputet, se pas vdekjes kush do meret njeri me te.

  4. Sul Koburja says:

    Berisha ,Meta kete vit kurse Luli vitiñ tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje