“Të gatshëm t’i japim ndihmë njëri-tjetrit”, Turqia e Greqia bëhen bashkë për zjarret

6 Gusht 2021, 11:31Rajoni TEMA

Turqia e Greqia duket se kanë lënë mënjëanë tensionet e tyre të përhershme dhe janë solidarizuar me njëra-tjetrën për zjarret që kanë përfshirë dy vendet.

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias ka zhvilluar një bisedë telefonike me atë turk Mevlüt Tsavousoglou, ku ky I fundit u ka shprehur solidaritetin për situatën me të cilën po përballet Greqia.

Mediat greke shkruajnë se dy ministrat kanë treguar gatishmërinë e dy vendeve për të ndihmuar njëri-tjetrin, pasi të vihen nën kontroll vatrat më problematike që kanë shkaktuar dëme më të mëdha.

1 komente në ““Të gatshëm t’i japim ndihmë njëri-tjetrit”, Turqia e Greqia bëhen bashkë për zjarret”

  1. janullatos arxidoglyftis says:

    ja edhe birazeret esmere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje