Aksidenti tragjik në Kroaci, 6 qytetarë të Kosovës ende në spital

7 Gusht 2021, 12:31Rajoni TEMA

Gjashtë qytetarë të Kosovës, të cilët u plagosën në aksidentin tragjik me autobus në Kroaci ende janë duke marrë trajtim mjekësor në spitalin e Sllovanski Brodit. Njoftimi është bërë nga Qeveria e Kosovës, përmes një komunikate.

“Gjendja e tyre shëndetësore është stabël dhe ata janë në përkujdesin e mjekëve dhe vëmendjen e zyrtarëve të Ambasadës së Kosovës në Kroaci, të cilët janë në dispozicion për çdo kërkesë të spitalit lidhur me pacientët”, -thuhet në njoftim.

Më 25 korrik në afërsi të qytetit Sllavonski Brod në Kroaci një autobus që po qarkullonte në linjën Frankfurt-Prishtinë doli nga rruga duke shkaktuar vdekjen e 10 udhëtarëve.

Të plagosur mbetën dhjetëra të tjerë. Në autobus ndodheshin 67 pasagjerë dhe 2 shoferë. Në spitalin “Josip Bençeviq” në Sllavonski Brod kanë marrë ndihmë mjekësore 42 qytetarë.

Një pjesë e të mbijetuarve, pas trajtimit mjekësorë, janë dërguar në Kosovë, ndërsa një pjesë në Gjermani. Shoferi i autobusit është ndaluar nga autoritetet kroate në vendin e ngjarjes, ndërsa atij i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje