Deputetja Musliu: Kam marrë shumë kërcënime duke filluar nga ato seksuale, vrasje e deri te prerja e kokës me sakic

7 Gusht 2021, 14:59Rajoni TEMA

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu ka denoncuar në polici personin që e ka kërcënuar me jetë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Musliu ka bërë të ditur se ka marrë kërcënime seksuale, për vrasje e deri te prerja me mjetin tip ‘sakicë’.

Deputetja shkruan se kërcënimet i ka marrë pas seancës së fundit të Kuvendit të Kosovës, nga militantë të Vetëvendosjes. Muslini tregon se aktualisht një person ndodhet në komisariat dhe po pyetet për rastin në fjalë.

Postimi i plotë:

Të dashur miq dhe të gjithe ju qe jeni shqetesuar e kujdesur për sigurine time,Duke ju falenderuar të gjitheve për kujdesin, dhe ne pamundesi per te ju kthyer pergjigjeje secilit veq e veq, ju konfirmoj se, pas seances parlamentare ku po diskutohej për 100 diteshin e qeverise dhe debatit tim me Kryetarin e Kuvendit z. Glauk Konjufca, nga militantët e VV-së, kam marre shume kercenime duke filluar nga ato seksuale, vrasje e deri te prerja e kokes me sakice.Rastet i kam denoncuar në Polici me qe, pavarsisht a jemi ne pushtet apo ne opozite, une besoj fort ne institucionet e Kosovës dhe profesionalizmin e organeve te sigurise.

Tashme me eshte konfirmuar se nje person është intervistuar dhe është derguar në mbajtje për 48 ore. Po ashtu me jane rekomanduar disa masa te cilat une do ti perfille me perpikmeri.

Te dashur miq dhe ne veqanti ju Votues të mi qe ma konfirmuat 5 here rresht besimin tuaj, ju premtoj dhe ju garantoj se nuk ka njeri që me frikëson. Asnje kercenim nuk do te me ndale te mbroje integritetin tuaj, timin, te familjes sime, Partise Demokratike dhe te Shtetit tim Kosovës.

Askush dhe asgje s’mund të me ndale nga perfaqesimi i besimit tuaj! Ata që pëmes rrjeteve sociale përhapin urrejtje dhe bëjnë thirrje për dhunë, do të përballen me organet tona të rendit dhe te sigurise.

2 komente në “Deputetja Musliu: Kam marrë shumë kërcënime duke filluar nga ato seksuale, vrasje e deri te prerja e kokës me sakic”

  1. ali says:

    “VEQ” SHKOLLE NUK E PASKE MBARU, OJ CUC!
    SA PA U PLAKE GJEJE KOHEN DHE MBAROJE SHKOLLEN QE ME MESUE ME SHKRUAJT TË PAKTEN.

  2. kasemi says:

    Edhe ti o ali gjeje mundesine e meso te shkruash shqip se bashku me ate deputeten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje