Thellohet kriza politike në Mal të Zi: Mosmarrëveshje serioze rreth qeverisjes

7 Gusht 2021, 19:26Rajoni TEMA

Partitë e koalicionit qeverisës në Mal të Zi, të cilët pas më shumë se 3 dekadave e fituan pushtetin ndaj Partisë Demokratike Socialiste të presidentit Milo Gjukanoviq, vazhdojnë të kenë mosmarrëveshje serioze rreth mënyrës së qeverisjes.

Ndërsa Fronti Demokratik , si parti e njohur proserbe dhe proruse në Mal të Zi është duke e bojkotuar parlamentin dhe duke kërkuar marrëveshje të re qeveritare, partitë tjera në koalicion besojnë se partia proserbe nuk ka forcën e duhur për të bërë ndryshime në skenën politike në Mal të Zi.

Në Mal të Zi është krijuar një situatë paradoksale ku qeveria e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit, të vitit të kaluar, nuk e ka shumicën, por përkundër këtij fakti vazhdon të qeverisë pa ndonjë problem të theksuar.

Partitë e koalicionit qeverisës, të cilët pas tri dekadave e fituan pushtetin ndaj Partisë Demikratike Socialiste të presidentit Milo Gjukanoviq, kanë marrëveshje serioze rrethe mënyrës së qeverisjes.

Partia proserbe dhe proruse, Fronti Demokratik është duke e bojkotuar parlamentin dhe këmbëngul për një marrëveshje të re lidhur me qeverisjen me kryeministrin Zdravko Krivokapiq, duke kërkuar dorëheqjen e tij dhe marrjen e disa vendeve kyçe në qeveri.

Megjithatë, partitë tjera në koalicionin qeverisës nuk besojnë se trysnia politike e Frontit Demokratik mund të shkaktojë zgjedhje të parakohshme.

Partia qytetare “Ura” e Dritan Abazoviqit, e cila cilësohet si forca politike më me ndikim në qeverinë malazeze vlerëson se një qëndrim i tillë mund ta rikthejë, në formën më të lehtë, Partinë Demokratike Socialiste të presidentit Gjukanoviq, e cila mbi 30 vjet e ushtroi pushtetin në Mal të Zi.

Zyrtari i Lartë i partisë qytetare “Ura”, Ilir Harasani theksoi se zgjedhjet e parakohshme dhe rrëzimi i qeverisë nuk shkon në favor të Frontit Demokratik.

“Qeverinë e përbëjnë partitë, të cilat janë diametralisht shumë të ndryshme me ideologji, por ndërrimi i pushtetit 30 vjeçar nuk do të ishte i mundur pa u mbledhë ne si parti të ndryshme për ta rrëzuar atë pushtet. Fronti Demokratik ka më së shumti vende në parlament dhe për atë është më i zëshëm. Problemi qëndron se ajo është parti djathtiste dhe destruktive.

Si e tillë kjo parti bënë më së shumti zhurmë, por nuk besoj se do të ndërmarrë hapa radikale për rrëzimin e qeverisë pasi nuk shkon në favor të tyre”, tha zoti Harasani.

Opozita në Mal të Zi e sheh si të panatyrshme qeverisjen e partive me pikëpamje të skajshme politike. Ish nënkryetari i parlamentit të Malit të Zi dhe deputeti aktual i “Listës Shqiptare”, Genci Nimanbegu vlerëson se koalicioni qeverisës e ka vështirë të mbijetojë situatën dhe të vazhdojë përpara.

“Ato veprojnë me programe të kundërta politike, me politike të djathta, nacionaliste apo proserbe. Nga ana tjetër kemi politika që janë demagogjike e popullsitë. Pushteti i ri në Mal të Zi është formuar duke kundërshtuar pushtetin e kaluar dhe ajo që i lidhë aktualisht partitë qeverisëse nuk është e mjaftueshme që të vazhdohet përpara”, tha deputeti Nimanbegu.

Situata e krijuar në Mal të Zi dhe tensionet aktuale e shqetësojnë edhe BE, ku kërkoi që Mali i Zi ti kthehet rrugës që ka marrë, drejt integrimeve evropiane.

“Do të ishte vërtetë për keqardhje nëse partitë politike fillojnë të krijojnë përshtypjen e mospërputhjes dhe paaftësisë, veçanërisht kur Mali i Zi ka arritur deri këtu”, thuhet në një reagim të BE-së.

3 komente në “Thellohet kriza politike në Mal të Zi: Mosmarrëveshje serioze rreth qeverisjes”

  1. Genti says:

    Si duket Gjukanovic me gjithe problemet e tij eshte alternativa me e mire per qeverisjen e fqinjit tone te vogel verior. Dhe s’do ishte keq kur mendon se koalicioni i sotem anon nga interesat serbe qe duan nje Mal te Zi ne suazen e Serbise. Serbia duhet te jete ajo qe eshte “delja e zeze” e ballkanit qerisa te kuptoje se nuk eshte aq e madhe sa te dominoje mbi fqinjet por te jete e barabarte me te gjithe ne interes te se ardhmes dhe perparimit ne fqinjesi te mire dhe paqe me te gjithe duke filluar nga njohja e Kosoves pa asnje kusht biles duke kerkuar falje.

  2. taso kume says:

    Dilema e Malit te ZI , o me mafijen e GJYKANOVICIT o me qeverine aktuale proSERBE E RUSE, nuk ka artelnative tjeter, qe duhet te ishin SHQIPTARET, por si dhe ne MAQEDONI SHQIPTARET jane te perçare.

  3. Kosova says:

    Do ishte mir te bashkohej Mali i zi Kosoves dhe te behet nje shtet ,Kosova ka 2 milion shqiptar mali i zi dikun 200 mij banor taman behet nje shtet i bukur me dalje ne det

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje