Autobusi humb kontrollin dhe del nga rruga, 15 persona humbin jetën, 17 të plagosur

8 Gusht 2021, 15:26Bota TEMA

Një aksident i rëndë automobilistik  ka ndodhur në Turqinë perëndimore duke u marrë jetën 15 pasagjerëve këtë të diel, ndërsa 17 të tjerë mbetën të plagosur.

Sipas mediave të huaja, një autobus i ardhur nga provinca e Detit të Zi, Zonguldak, humbi kontrollin dhe u përmbys në autostradën Balikesir gjatë rrugës për në Edremit në provincën perëndimore Balikesir.

Guvernatori i Balikesir, Hasan Sildak teksa vizitoi të plagosurit tha se 3 nga 17 personat e plagosur në aksident u liruan nga spitali pas trajtimit.

Ndërkohë që forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit.

2 komente në “Autobusi humb kontrollin dhe del nga rruga, 15 persona humbin jetën, 17 të plagosur”

  1. Orhan Pamuk: birazere tourkalvani,mos luani shqiptarin,jemi nje gjak,jemi turq! says:

    Allah uakbar…..

  2. antiturku says:

    Sikur s’ka turq sa te duash , mire do te ishte te paksoheshin ca .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje