FOTOT: Lojërat Olimpike, Shqipëria e fundit në renditje dhe e para në buzëqeshje

9 Gusht 2021, 12:44Sport TEMA
FOTOT: Lojërat Olimpike, Shqipëria e fundit në renditje dhe e

Ditën e djeshme Lojërat Olimpike Tokyo 2020 kanë ulur siparin dhe Shqipëria largohet nga kryeqyteti japonez pa asnjë medalje të fituar.

Shqipëria konkuroi me një numër të madh atletësh por dhe politikanësh u rendit e fundit nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse, pa asnjë medalje dhe asnjë rezultat olimpik.

Ndërkohë, Kosova u rendit në vendin e 42-të me dy medalje të fituara, të dyja të arta dhe në sportin e xhudos.

Edhe pse pritshmëritë e KOKSH-it para nisjes së Lojërave Olimpike ishin të mëdha, duket se gjithçka përfundoi në një dështim jo vetëm nga medaljet por dhe organizimi.

Këtu mjafton rasti i peshëngritësit Briken Calja, i cili për vetëm 1 kg humbi medaljen, ndërkohë që u paraqit në garë pa trajnerin e tij.

Vëmendjen më të madhe në këto Lojëra, Shqipëria e mori për buzëqeshjet në takimet e zhvilluara nga kreu i KOKSH-it Fidel Ylli. (TemA)

5 komente në “FOTOT: Lojërat Olimpike, Shqipëria e fundit në renditje dhe e para në buzëqeshje”

  1. Kalec Dega says:

    Kush lexon komentet “patriotike” te komentuesit “Taulant”, i cili do te na thotë me nje pezem te “justifikuar”, qe po te ishte kerma Sali Ram Berisha kryeministër dhe jo ky i “gjati”, Shqipëria do te “merte”12 medalje te arta si dhe 8 medalje bronzi.

    1. anticensurë says:

      o kalec i degës!!
      motoja e lojrave olimpike është “pjesmarrja”!!
      ne morëm pjesë,këtë herë nuk doli gjë,por ma merr mëndja se nuk ka ndonjë rëndësi!!
      nuk e mbaj mënd se si ka qënë në kohë të çmëdninës së viçidollit,por të siguroj që dhe atëherë ka pasur mangësi në trajtimin e atletëve,sportistëve!!
      ne nuk mund të krahasohemi me ekipe,dhe sportistë që vetëm trajtimi i njërit prej tyre është sa gjithë buxheti për sportin shqiptar!!
      ne aq e kemi takatin,aq duhet ti kërkojmë dhe rezultatet!!
      politika shqiptare për këta sportistë kujtohet vetëm kur ata kanë fatin ose talentin të ngjiten në shkallët më të larta!!
      kujtohen jo për rezultatin por thjeshtë për ti bërë vetvetes reklamë!!
      rezultatet e sprotistëve tanë janë vetëm aftësia e tyre e jashtëzakonshme,dhe aspak nxitja shtetrore!!
      si e kemi parë shpesh,kur ata kanë garuar për shtete të tjera,kanë dalë kampionë o medalje të arta!!
      po të mos vidhte e shpërdoronte kaq shumë politika shqiptare,ne do të ishim ndryshe si popull,por dhe sporti do të ishte shumë më lart!!
      këtu nuk flitet as për ramë e as për sali!!
      të gijthë janë i njëjti mut!!
      ti e ndan në dy pjesë vetëm e vetëm që të thuash se kjo pjesa time është më e mirë!!

  2. Taulant says:

    Bravo Rama ‘Shqiperia qe duam’ .
    Po ndertojm pisten per ‘formula uno’.

  3. Kalec Dega says:

    Zoti “anticensure”!
    A nuk ju paralajmerova?
    Lexojeni ironike “therese” te zotit “Taulant” kundrejt te “gjatit”.
    Jo se ka ndonje gje me te “gjatin”, vetëm thjesht nga marazi, qe i “gjati” e çoi ne hale kermen Sali Ram Berisha, idhullin e krimbave te fekaleve.

  4. Shtriga says:

    SHTET KU PREJ VITESH KULTOVOHET VETEM ZILIA DHE AMBICIA, NE VEND TE VULLNETIT DHE KEMBENGULJES. TREGUES SHUME I QARTE DHE KY REZULTAT NE KETE RAST! KJO NDODH NE CDO FUSHE , VECSE TE TJERAT NUK JANE MEDIATIKE DHE KANE VEC VEZHGUESIT E TYRE TE AFERT, JO NJE PUBLIK TE GJERE SI NE KETE RAST.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje