FOTOT: Një efekt anësor i rrallë që po shkakton vaksina Moderna

9 Gusht 2021, 11:56Bota TEMA

Disa pacientëve po u shkaktohen akne masive në fytyrë, pas marrjes së vaksinës Moderna, gjë e cila është cilësuar si një efekt anësor i rrallë.

Në një shkrim të botuar nga Universiteti i Kalifornisë, San Francisko, studiuesit detajuan rastet e dy burrave që kërkuan kujdes mjekësor pasi morën dozën e parë ose të dytë të vaksinës.

Ata kishin enjtje të fytyrës, acarim lëkure, apo dhe akne. Kjo nuk është hera e parë që personat e vaksinuar me Moderna raportojnë reaksione të lëkurës.

Në fillim të këtij viti, disa qytetarë raportuan zhvillimin e “Covid Arm” – të përshkruar si lëkurë e acaruar ose e fryer, shtatë deri në 10 ditë pasi ishin vaksinuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje