Kusari-Lila: ‘Ballkani i Hapur’ është nismë e dëmshme

9 Gusht 2021, 14:55Rajoni TEMA

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se të gjitha partitë në Kosovë kanë shprehur kundërshtitë e tyre për iniciativën “Ballkani i Hapur” (Open Balkans), pasi sipas saj kjo nismë është e “dëmshme” për faktin se Serbia është bosht i kësaj iniciative.

“Për ne, absolutisht ka qenë një proces që prej fillimit nuk është mbështetur dhe e kemi konsideruar si një proces, e para paralel dhe e dyta të dëmshëm në momentin kur Serbia bëhet bosht i një iniciative, siç është rasti i ‘mini-Shengenit’ dhe (tani) ‘Open Balkans’”, tha Kusari-Lila të hënën në Prishtinë, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Iniciativa “Ballkani i Hapur” është vazhdimësi e “mini-Shengenit” ballkanik, që Kosova e ka kundërshtuar edhe më parë. Në këtë nismë, që është thënë se do të kontribuojë në krijimin e një tregu të përbashkët rajonal, bëjnë pjesë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Kusari-Lila tha se kjo nismë s’mund ta ketë një emërtim të tillë, pasi kundërshtohet nga tri vende të Ballkanit Perëndimor. “Konsiderojmë që shumë më shumë fokus duhet t’i jepet pengesave të deritashme që janë bërë sesa iluzioneve se mund të ndryshojë i njëjti shtet në raport me ne ose në raport me shtetet e tjera në Ballkan. Nuk jemi i vetmi shtet që refuzon ‘Open Balkans’. Prandaj, nuk mund të quhet si i tillë derisa tri nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor e kundërshtojnë iniciativën”, tha Kusari-Lila.

Ideja e “mini-Shengenit” është prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Më 29 korrik 2021, kur iu ndryshua emri kësaj nisme, në një forum ekonomik të mbajtur në Shkup, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u bënë thirrje të gjitha shteteve të rajonit që t’i bashkohen kësaj iniciative.

Në Marrëveshjen e Uashingtonit, të nënshkruar më 4 shtator 2020 në Shtëpinë e Bardhë, Kosova ishte zotuar se do të bëhej pjesë e “mini-Shengenit”. Në Kuvendin e Kosovës, më 6 gusht, nuk u miratua një rezolutë ku i kërkohej Qeverisë së Kosovës që të zbatonte Marrëveshjen e Uashingtonit. Gjatë votimit për këtë rezolutë – që sipas ligjeve në Kosovë, nuk janë detyruese, por shprehin vullnetin politik – deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje abstenuan.

Nga Ambasada amerikane në Prishtinë, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se mbështesin përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për të forcuar integrimin ekonomik dhe i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës, që udhëhiqet nga Albin Kurti, që t’i qaset me “mendje të hapur” përpjekjeve për integrim rajonal ekonomik.

 

10 komente në “Kusari-Lila: ‘Ballkani i Hapur’ është nismë e dëmshme”

  1. Roberto says:

    Doli dhe kjo zedhensja e Vetvendosjes se Albin Kurves. Nisma Open Balkan do vazhdoje punen dhe Albin Kurves po nuk i erdhen trute do haje nje shkelm bythve nga nderkombetaret dhe nuk do ja shohim me fytyren e qelbur ne politike.

  2. Xeni bytheqier nga Viç-doli malsi e Gjakoves says:

    Doli dhe kjo prostituta politikes kosovkarit .
    Ik moj maroje i pite me gjiz.
    Te vjen era vaj petullash kur kalon afer
    Te ju shpallin amerika komb “axes of evil” si mullahet e iranit.
    Islamuter kusar-liler

  3. Tironsi says:

    Ca bohet keshtu mer jahu,zgjebsi Albin don me i dhene ment Shqiperise,ai nuk din me lidh ushkuret e tij, jo me te bej liderin e shqipove.Nje nga detyrat e Serbise e ka kry, ka armiqesu shqiptaret ketej dhe andej Drinit.

  4. Korabi says:

    Jepi Albin,gjej dhe disa te tjer si ai mustaqemuti Bojken Abazi i ww-es ne Tirane,dhe i hani ate qe nuk thuhet Edi Rames,se Ameriken e mundet.

  5. NjeQytetarOptimist says:

    Ke shume te drejte dhe une ta bej 50 euro futjen ne Shqiperi dhe ti beje sa te duash..

  6. denis says:

    Perpara se te flasesh per ceshtje kaq serjoze ti moj baxhelle ndero mbiemrin, jeni aq te trashe e idjote sepse tregetine me te madhe e keni me Serbine dhe shani serbet…. Kthjellohuni o te trashe se jemi ne shekullin 21….

  7. Ilir says:

    Nuk qendrojne ne kembe “argumentet” e VV. Be si fillim u formua nga vetem 6 shtete, e sot? Pastaj, ne kushtet kur shtetasve te Kosoves, vecanerisht shqiptareve u kufizohet e refuzohet hapja e qarkullimi nga te kater anet, C’kuptim ka, ti refuzohet nga qeveria e vet e vetmja hapje qe i ofrohet, duke qene se vete qeveria e Kosoves, eshte e SUPERHAPUR me 70% te tregtise e qarkullimit te mallrave me Serbine!!? Nuk dua ta lodh koken me keto politika IDIOTE, e aq me pak me idiotet qe flasin ne ajer pa u lodhur te shohin faktet. Dhe na hiqen patriote…!

  8. qytetar says:

    Mbiemer jo i kendshem per nje poltikane qe e don shume Kosoven.
    KUSARI
    Ne shqiperi jane Hajdutet qe nuk vjelinn vetem frutat por e shkulin bimen me gjithe rrenje.
    Domethene jane Hajdute Mesjetare.

  9. Plaku says:

    Si nuk doli nje politikan nga Kosova qe te flasi siç duhet. Po ti moj bibë,se heqesh dhe mënçur,atehere perse blini çdo vit nga Serbia rreth 1 miliarde euro mallra te g,jitha llojeve? Para se te nxirni nje fjale nga goja perdorni trurin perpara. Ju nuk dini ç’beni dhe ç’fare te kerkoni e kerkoni te çfaqesoni problemet tuaja duke akuzuar Shqiperine,por ne na merrni te keqen. Mjere populli i vuajtur dhe punetore i Kosoves ne dore te kujt ka rene. Zoti e ndihmofte Kosoven dhe e shpetofte nga ISI_at e Al-bin Mut Kurtoviçit……?????

  10. shqip says:

    “Nuk mund të quhet Open Balkan”. Po pse ti e vendos si mund të quhet një marrveshje? Ti mund te mos marrësh pjesë, puna juaj, halli kosovarëve. Por ti nuk ke asnjë forcë juridike të imponosh zgjidhje apo emërtime të shteteve të tjera. Ndërkohë ju rrini jashtë. Jashtë Ballkanit, jashtë Europes, jashtë politikës UE, SHBA, jashtë përpjekjes që Tirana po bën për të ofruar zgjidhje afatgjatë . Na thoni o njerëz te V. V , na thoni cilat janë orientimet e kësaj force. Janë me Amerikën, janë me BE, janë për të parë nga e ardhmja , apo ja keni vënë syrin Rusisë ose ndonjë vendi tjetër ???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje