Refuzimi i themelimit të Asociacionit të komunave Serbe në Kosovë nuk po konsiderohet veprim i zgjuar. Njohësit e procesit të dialogut Prishtinë-Beograd, kërkojnë nga qeveria Kurti që të gjejë një zgjidhje kreative, në përputhje me kushtetutën.
Sipas tyre në këtë mënyrë do të zgjidhej dhe ngërçi I bisedimeve në Bruksel dhe presioni do të binte mbi palën serbe, së cilës po i leverdisë kjo zvarritje e procesit të dialogut.
“Duhet të propozojnë një model të Asociacionit në mes të një Asociacioni me kompetenca të plota siç është paraparë në Bruksel dhe të një OJQ-së. Pra ndërmjet të qenit OJQ dhe Asociacion me kompetenca ekzekutive, ekziston një mes të cilin duhet ta propozojnë institucionet e Kosovës në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Këtu e kemi barrën ne të bëjmë këtë propozim, pastaj mund edhe mos t’i pëlqej Serbisë, është në të drejtën e saj mos të pajtohet. Por topi duhet të hidhet në anën tjetër. Ne duhet të bëjmë këtë propozim në përputhje me marrëveshjen e Brukselit dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, thotë Demush Shasha, drejtor i instituti EPIK.
Ndërkohë sipas Jeta Krasniqit, të Institutit Demokratik të Kosovës, “kjo duhet parë, nuk është vetëm Kosova që s’ka dashur të përmbush obligimin e saj për Asociacionin, por është Serbia që nuk e dëshiron një Asociacion në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Këtu do të jetë ajo, insistimi i Kosovës, që vendi është i gatshëm për Asociacionin në bazë të Kushtetutës, por është Serbia ajo që s’është e gatshme ta bëjë. Topi, apo presioni, të jetë mbi Serbinë dhe jo Kosovën”.
Kreativitet kërkon edhe njohësi i integrimeve europiane, Besnik Vasolli. “Duhet të jemi kreativë dhe të mundohemi të gjejmë zgjidhje që mos të ndalet dialogu. Mirëpo, në asnjë moment duke e cenuar sovranitetin, apo stabilitetin e vendit tonë. Nuk është në interes as tonin, as të miqve tanë ndërkombëtarë që ta bëjnë një Kosovë jofunksionale. Por në anën tjetër, edhe ne si Kosovë duhet ta krijojmë një mekanizëm të brendshëm të konsultimit pak më të gjerë të partive politike për të parë se a ka një alternativë tjetër që mundemi të propozojmë .Në këtë mënyrë të zhbllokohet dialogu dhe ta nxjerrim nga kjo gjendje që është”, sqaron ai.
Që nga rifillimi I dialogut, Serbia po insiston në formimin e Asociaciont të Komunave Serbe në Kosovë, por kryeministri Albin Kurti e kundërshton me forcë një gjë të tillë, duke cituar vendimin kundër të Gjykatës Kushtetuese. Si alternativë ka propozuar themelimin e një Këshilli Kombëtar të Pakicave, por Beogradi refuzon.
Gjejeni atë formulën për asociacionin në përputhje me kushtetutën; kjo do t’ia lërë topin në fushë Serbisë – dëmtim i madh i saj. Ajo do lozë në fushën e saj pa e prishur terezinë se ka Evropën që e pëkëdhel e Rusinë që e mbështet (për ta përdorur, kuptohet, por është një përdorim me pagë të mirë)
Anal-ista të mutit që sdihet se kush dteqin i paguan.
Ka kohë për kompromise o kafshë dykëmbëshe.Albini s mund të bëjë kompromise para kohe ,derisa Vuçiçi betohet se nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës.
Kështu ndodhi me Pakon e Ahtisarit për të cilën besoj se pajtoheni se u bënë kompromise të dhimbshme duke e sjellë shtetin e Kosovës buzë mosfunksionalitetit, me shpresën se Serbia do ta njihte pavarësinë e Kosovës e që nuk ndodhi por vazhdon të kërkojë kompromise rë tjera pa pasur ndërmend njohjen e Kosovës.
Qëndrim më të mirë po mbajnë analistët e huaj se këta Anal-istat tanë.
Para disa ditësh Qendra Wudrou Wilson
u shpreh kundër Asociacionit me kompetenca kushtetuese dhe kërkuan shtimin e presionit ndaj Serbisë së mikut të Edi Ramës.
Po ta shikoni me vemendje foton ne goten bosh do te shikoni portretin e vertete te Al Bin Kurtit !
Mos u lodhni kot bre burra se Naltmadhnia e tij Albin kundrapedali tash eshte i zene me 2 ceshtje shume me te rendesishme , me genocidin serb te vitit 1878 dhe me Goran Bregovicin qe do marre pjese ne Fest birren e Korces. Kur ti zgjidhe keto probleme atehere do merret me asosacionin.
Analiza siperfaqesore?
Nuk e sqaroi asnjeri PERSE Serbia po e kerkon ASOCIACIONIN.
Me vendim te KomitetIt Qendror te LKS me daten 12.09.1959 u aprovuan KERKESAT e poliikaneve serb Slobodan Peneziq Krcun dhe Petar Stambolliq qe Kosoves ti bashkangjiten 190 km2, Qellimi i kesaj kerkese ishte ndryshimi i struktures etnike te Kosoves, por edhe punesimi i me shume serbeve ne minieren e Trepçes per t’u eksploatuar sa me shume pasurite nentokesore te Kosoves. Vendimi ka hyre ne fuqi ne datan 01.01.1960. Nga Kosova Serbia e shkeputi: Luginen e Presheves, Bujanocin dhe Medvegjen me siperfaqe 1249km2. Nese i krahasoni 190 km2 me 1249km2 e vereni nje dallim te madh ne siperfaqe apo nuk e vereni? Serbia me asociacionin po i ruan te fshehura dy qellime: 1. Qe me asociacionin te jete me afer pasurive nentokesore te Trepçes dhe
2. Qe pas realizimit te qellimit te pare t’i hape rruge vetes per kerkesa te reja ndaj Mali te Zi, Bosnjes dhe Kroacise dhe me qec.shkaterrimi i Jugosllavise qe sundohej nga Serbia filloi ne Kosove dhe po nga Kosova permes asociacionit duhet te filloje krijimi i Serbise se Madhe qe nuk u realizua me 4 lufta. Ne Serbi jetojne 27 pakica kombetare, perse Serbia nuk formon asociacione se pari ne Serbi, par ta pare funksionimin e tyre? .Asnje analist aoo politikan nuk e permend kete fakt. Nga serbet nuk duhet pritur qe do i zbulojne arsyet e tyre largepamese Kethimi i territoreve te shkeputura nga Kosova 1249km2 (Presheva, Bujanoci dhe Medvegja) dhe kethimi i territoreve qe i jane bashkangjitur Kosoves: Zubin Potoku, Leposaviqi dhe Leshani ne 190km2 (sipas drejtorit te institutit te historise ne Beograd, Momir Gatallović) duhet te bisedohen. Serbia duhet te mbahet larg Trepçes qe te mos realizohet thënia “Trepça punon Beogradi nderton/Trepça radi Beograd se gradi”.