Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Armend Mehaj, gjatë një vizite që i bëri bazës ushtarake amerikane, “Bondsteel” në Kosovë ka thënë se ushtria amerikane ishte dhe është garantuese kryesore e sigurisë së Kosovës.
“Gjithçka që është ndërtuar, zhvilluar dhe avancuar në sistemin e mbrojtjes, sigurisë në vendin tonë në përgjithësi në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë se Kosovës, (FSK) në veçanti, i atribuohet rolit jetik dhe mbështetjes së pazëvendësueshme të SHBA-së dhe ushtrisë së saj”, ka thënë Mehaj.
Ushtarët amerikanë janë të angazhuar në kuadër të misionit paqëruajtës të NATO-s-, KFOR, në Kosovë. Në maj të vitit 2021, trupat e FSK-së, së bashku me anëtarët e Gardës Kombëtare të Ajovës së SHBA-së, u nisën në mision paqëruajtës në Kuvajt, që është misioni i parë jashtë vendit i kësaj force.
Në dhjetor të vitit 2018, Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshimet ligjore, për të ndryshuar mandatin e FSK-së. Kësaj force është thënë se do t’i nevojitet një periudhë kohore prej dhjetë vjetësh për t’u transformuar në ushtri me kapacitete të plota.
Qeveria e Kosovës është zotuar që në vitin 2022 do të ndajë mbi 100 milionë euro për FSK-në.
Po prandaj beni politike te madhe ju, sepse mburreni me koqet e botes. Ju Kosovaret gjasht ore mendoni dhe veproni vetem per te vjedhur, gjashte ore te tjera beni shqiponjen per te treguar se vjedhja juaj eshte vjedhje patriotike, gjashte ore falni namazin, dhe ne fund beni gjashte ore gjume. Por kete te fundit, domethene gjumin, e benit top, sepse e dini qe rrine zgjuar trupat amerikane ber te ruajtur bythen tuaj te qelbur. Me ate mendje qe keni ju, ku cdo dite u tregoni atyre qe u dhuruan lirine, se jeni te denje vetem per cdo poshtersi dhe marrezi, nuk ka per te qene e larget dita kur dhuruesit e lirise te ngrehin plackat dhe tu lene ne meshire te fatit. Vetem atehere keni per te kuptuar ju plehrat e Kosoves, sa e nevojshme ishte te qeverisnit me nder dhe urtesi ate popull te urte dhe vuajtur.