Një histori dashuri-torturë, është historia e ish-të burgosurit të Prijedor-it me qytetin e tij.
Në përvjetorin e transferimit të tij nga Omarsla më 6 gusht të 1992, një ish-i burgosur nga Prijedor-i rikujton atë që ai dhe djali i tij përjetuan.
Rezak Hukanoviç, i lindur në Bosnjën veriperëndimore, ndërsa po drejtonte një program radiofonik në Prijedor, dëgjoi shpërthimin e një granate në maj të 1992-it.
Historinë nuk e kishte të padëgjuar, pasi kishte marrë informacione nga sulmet në qytetet e tjera, por shpresonte që lufta të merrte fund sa më shpejt.
Konflikti mbërtheu Prijedor-in, Hukanoviç u arrestua së bashku me djalin e tij.
Fill pas kësaj ata u dërguan nga shtëpia e tyre në kampin famëkeq të paraburgimit Omarska, i cili ishte i udhëhequr nga serbët e Bosnjës.
Edhe sot e kësaj ditë ai nuk e ka kuptuar se përse u arrestua djali i tij i vogël.
“Një fëmijë që gjeti vdekjen në krahët e babit të tij”, ishte imazhi që nuk do të fshihet kurrë nga memoria e tij.
Hukanoviç nuk e harroi tablonë ku fqinjët e tij, pasi rriheshin barbarisht ktheheshin me gjymtyrë të thyera.
Por këto pamje kulmojnë, me kujtimin më të dhimbshëm. Atë të një profesori nga Kozaraci, i cili përshkak të plagëve kaloi një natë i ulur në një stol prej druri, sepse nuk shtrihej dot.
Hukanoviç mban mend që dhomat e marrjes në pyetje ishin në katin e sipërm, e ndërsa torturat kryheshin në dysheme.
Aty ai ishte dëshmitar i torturave dhe madje shpesh pa vdekjen me sy.
Era e gjakut dhe klithmat e dhimbjes të shkaktuara nga keqtrajtimi i tmerrshëm, ishin dy detaje që lëviznin si neutron i lirë në mendjen e tij.
Dhe pas gjithë kësaj ai i shtron vetes këto pyetje: Çfarë kishte në zemrën e atyre njerëzve?
Nga vinte ajo urrejtje aq e madhe, që i bëri ata të torturonin njerëzit në atë mënyrë, t’i vrisnin, t’i nxirrnin jashtë çdo mbrëmje, t’u thyenin krahët dhe këmbët e tyre dhe t’i detyronin të vdisnin në agoni?
Por si në çdo histori, kishte edhe të mirë midis të këqijve, ai ishte mjeku hero Eso Sadikoviç.
Ai ndihmonte të burgosurit e plagosur, ndonjëherë duke ua qepur plagët me fije të bëra nga flokët e tij.
Të burgosurit dorëzonin këmishët e tyre të pista dhe doktori i njomte me ujë për të bërë kompresa. Goditjet shkaktoheshin nga objekte të ndryshme, tela, shkopinj, shkopinj druri, kabllo dhe lëkura çahej, kështu që Eso ua qepte plagët me flokët.
Duke u munduar të zhbirilojë më tej në memorien e tij, ai rikujton 10-ditëshin e fundit ku në Omarska mbërriti numri më i madh i autobusëve, duke sjellë më shumë të burgosur.
Megjithatë, ata i priste i njëjti fat, vdekja.
Të gjithë të burgosurit përqafonin vdekjen që në momentin kur këmba e tyre prekte tokën e kampit.
Pjesa tjetër, që mbijetojnë hanin vetëm një vakt në ditë, por i ashtuquajturi ushqim nuk ishte i përshtatshëm as për kafshët.
Hukanoviç tregon se ushqimi i përafrohej fasuleve të ziera ditë më parë.
Gjella kishte vetëm disa kokrra fasule, gjethe lakër dhe sa herë dikush pyeste sesa njerëz kishte për t’u ushqyer, thuhej “200”.
Ky ishte momenti kur aty shtohej një kovë uji e ftohtë për të shtuar sasinë e ushqimit.
Sipas një vendimi të dhënë nga Milomir Stakiç, ish-president i Komitetit Komunal të Krizës dhe kreu i Këshillit Kombëtar të Mbrojtjes, 120 burra u vranë.
Stakiç u dënua në vitin 2006 me 40 vite burg për shfarosje, vrasje dhe persekutim.
Më 6 gusht të 1992, Hukanoviç u transferua në kampin e paraburgimit në Manjaca, së bashku me shumicën e të burgosurve të tjerë.
Atje, kushtet ishin më të mira, por ishte shumë më ftohtë sesa në Omarska.
“Një tmerr, ku era na përshkonte trupat”, ishte kujtimi që ai kishte nga Manjaca.
Të ndaluarit e fundit u transferuan nga Omarska më 21 gusht.
Përmes Kryqit të Kuq, të burgosurit morën batanije për t’u mbrojtur nga i ftohti, por për shkak të klimës dhe kushteve të këqija brenda hambarëve prej druri, Hukanoviç thotë se as ato batanije nuk ndihmuan shumë.
Gjashtë muaj do të kalonte Hukanoviç në kampet serbe të Bosnjës.
Tanimë ai ndonjëherë takon njerëzit me të cilët ndau të njëjtin fat.
“Kam një karakteristikë të cilën e konsideroj si virtyt. Unë nuk e di se çfarë është urrejtja. Thjesht nuk e njoh atë gjendje shpirtërore”, thotë ai.
Ai thekson se nuk i urren ata që i rrahën, por dëshiron pafund që ata të përballen me drejtësinë.
“Unë nuk jam njeri i luftës. Nuk jam njeri i betejave. Unë i kam fituar betejat e mia duke u rikthyer në këtë qytet. Mendoj se kam fituar duke e bërë këtë dhe kam përmbushur dëshirën e jetës time”, thotë ai.
Sipas tij, njerëzit nuk duhet të fajësojnë qytetin për krimet që janë kryer nga njerëzit.
Prijedor është qyteti martir, ku gati 8 mijë boshnjakë u masakruan nga milicia serbe në korrik 1995, nën sytë e paqeruajtësve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).
Megjithatë, midis prillit dhe gushtit të 1992-it, paramilitarët serbë të përfshirë në një operacion të gjerë “spastrimi etnik” arrestuan mbi 30 mijë njerëz, kryesisht boshnjakë, në kampe në Omarska, Trnopolje dhe Keraterm.
Shumica u deportuan në rajonet e Bosnjës, por mijëra vdiqën në kampe. Më shumë se 3 mijë janë ende të zhdukur. Para luftës, serbët ishin pakicë në Prijedor. Ata tani përbëjnë gati 90% të popullsisë.
Zbulimi i varrit masiv në Prijedor ringjalli edhe njëherë traumën e një lufte, të cilën autoritetet lokale përpiqen shumë për ta injoruar.
(Balkan Insight, Albanian Post)
KM Rama : nuk duhet te mbesim peng i te kaluares -lexo : Nuk kane nevoje qe vllezerit e rinje politike te ballafaqohen me te kaluaren.
Viktimat qe presin sherimen e plageve te tyre shpirterore, kthimin e trupave te mbajtura akoma peng nga Shteti Serb. Nevoja per drejtesi per ta, distancim nga krimi, pendes, pranim te krimit dhe kerkim falje nga shkaktuesit e ketyre krimeve, duhet te harojne kete, Pse???, Sepse pseudo mendje hapurit ( ne kete rast bashkekombas, edhe me rend ) me mendjet e tyre infantile, shfaqin pseudo vizione qe ka habitur Europen i shohin si ndodhi aksidentale.
Cdo kapercim mbi viktimat dhe vuajtjes njerezore eshte krim i dyfishte.
Aleanca ortodoksise politike ne shqiperi ka lidhur aleance politike me pansllavet e ballkanit perendimore, dhe fryma e kesaj aleance kerkon qe te shikojme kah e ardhmja.
Qershiz mbi torte e vllazerise se re politike eshte pjesmarrja e artistit te madhe Serbo-Bosanac ( gabimisht shkruajne boshnjak ne mediat shqiptare, boshnjaket jane muslumanet e Bosnes ). Pastaj ta ndajme artin nga politika, c’eshte kjo qe ca primitiv nacionalist e ngaterojne vazhdimisht.
Mohimi i krimeve eshte kozmopolizmi i ri sipas standardeve te ketyre krijesave ” perparimtare” qe po e habisin boten me largepamesin dhe vizionin e gjere per “zhvillim dhe mireqenie”
po te kishin ndodhur ty apo familjes tende keto krime,nuk do ishe kaq tolerant sic e pershkruan ne komentin tend me lart,po do kishe tjeter mendim ( urretje ekstreme ) po kur nuk te ka ndodhur ty apo familjes tende atehere te duket e lehte te behesh dhe te japesh mendime te tilla alla qytetare,mgjth uroj qe mos ti ndodhe asgje ty dhe familjeve te te gjithe botes te tilla historira krimesh,ne qe nuk e kemi provuar ate krim na duket e lehte te falim,por ata qe e kan provuar ne kurrizin e tyre nuk eshte kaq e lehte qe te falim,eshte nje ndryshim i madh ai qe e ka provuar brutalitetin serb,me ate qe nuk e ka provuar,prandaj mendimi jote perendimor fal,nuk ka lidhje me kete hstori.
Loni, s’paske kuptuar gje nga komenti im.
Une le te kuptoj te kunderten e asaj qe ti e ke kuptuar.
Thelbi eshte se shteti serb, elita politike, akademia e tyre e shkencave, pjesa dermuese e komunitetit te kultures , elita intelektuale kane bere krimet me te tmershme pas luftes se dyte boterore ndaj te tjereve ne ish jugosllavi.
Sjellja cinike e KM Rama, e mbeshtetesve te tij ndaj viktimave edhe kerkesave te tyre te drejta qe Serbija te pranon krimin, te ballafaqohet me te kaluaren e saj dhe te kerkon falje, injorohet nga shteti ame, per hir te aleances se re Serbi – Pseudo Shqiperi. Kjo per viktimat eshte krim i dyfishte. Eshte te trajtosh aktin kriminal te Serbise si dicka te drejte, dhe si tille nuk ka nevoje as per gjykim, kerkimfalje etj etj.
Ky eshte Serbi, njerez te liq,e vrasesa, kriminela me te dobetit e lepurusha me trimat Amerikane..Ky shtet kriminal duhet te izolohet nga te gjithe fqinjet e vendet e ballkanit, jane njerez dinake e te pabes
DHELPRA NJE MENGJEZ
KENDEZIN PERLAU
TEKSA PO KENDONTE
ME VRAP PYLLIT CAU
PER FAT DUKE IKUR
DHELPRA U RREZUA
SHPETOI KENDEZI
E U LUMTURUA
KALUAN CA VITE
NJE DITE DJELPRA PLAKE
PER VIZITE I VAJTI
GJELIT NE KONAK
ERDHA TE PAJTOHEM
NDJESE TE KERKOJ
NUK JAM ME E PARA
BESE TE PREMTOJ
TE BEHEMI MIQ
TE SHKOJME E TE VIJME
BASHKE NE NJE KOTEC
TE COJME PLEQERINE
TA HARROJME URREJTJEN
PAQA TE SUNDOJE
VETEM MUSHT E MJALT
GOJA TE KULLOJE
NJE SERB E NJE GREK
SHKUAN ATY PRANE
QESHEN KUR DEGJUAN
SHOSHOQIT I THANE
BUDALLENJ PAFUND
MBAN MBI SHPINE KJO TOKE
SA TE RROJE BESA
KEMI GJAH ME OKE