Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare largohet nga Spezia, por qëndron në Serinë A

9 Gusht 2021, 22:00Sport TEMA

Ardian Ismajli, mbrojtësi i kombëtares shqiptare, është larguar nga Spezia, por do të vijojë aventurën e tij në Serinë A.

25-vjeçari është blerë nga Empoli, që e konfirmoi zyrtarisht lajmin me anë të një njoftimi në rrjetet sociale.

“Empoli FC bën me dije se ka arritur marrëveshjen me Spezian për blerjen e Ardian Ismajlit”, lexohet në njoftim.

Mendohet se Empolia ka paguar 2,5 milionë euro për shërbimet e mbrojtësit shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje