Tifozët e PSG e presin në aeroport, Messi në pishinë

9 Gusht 2021, 19:33Sport TEMA

Qindra tifozë të Paris Saint Germain kanë “pushtuar” aeroportin “Le Bourget” ditën e hënë, në pritje të Leo Messit. Por, ish-lojtari i Barcelonës është ende në shtëpinë e tij në Katalunjë, duke shijuar pishinën.

Sipas mediave spanjolle, Messi do të niset për në Francë sapo të jenë mbyllur të gjitha detajet e marrëveshjes me PSG.

Mendohet se Messi do të firmosë një kontratë 2-vjeçare, prej 40 milionë eurosh në sezon.

“Mundo Deportivo” publikoi sot se Messi mund të debutojë me fanellën e PSG në 29 gusht, në ndeshjen ndaj Reims.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje