Aktorja tregon rrënjët shqiptare, moderatori thotë që edhe gruaja e tij është. Ngacmohen për shprehjen turke “kokë arnauti”: A merresh vesh me shqiptarët?

10 Gusht 2021, 17:23Lifestyle TEMA

Në serialin historik të konsideruar si më të ndjekurin në botë “Sulejmani i Madhërishëm”, janë dy aktorë që kanë pranuar origjinën shqiptare.

Pas Halit Ergenç, i cili luan rolin kryesor në këtë serial, në një intervistë të realizuar pak ditë më parë aktorja Pelin Karahan, ka pranuar se me origjinë është shqiptare.

Unë jam lindur dhe rritur në Ankara, por jam me rrënjë shqiptare nga ana e gjyshes”, ka deklaruar ajo.

Pas kësaj, moderatori i emisionit thotë se edhe gruaja e tij është shqiptare, ndërsa flet edhe për shqiptarët duke përmendur edhe termin Iliria

“Edhe gruaja ime është shqiptare”  tregon ai. Pyetjes së një të ftuari se a është e vërtetë shprehja turke “kokë shqiptari” (në përkthimin e kësaj videoje shkruhet “këmbëngulës” por fjala në turqisht ka kuptimin që me shqiptarët nuk meresh kollaj vesh.

Moderatori përgjigjet;

“Pak… Shqiptarët janë shumë të drejtë. Janë të vendosur. Sidomos gratë janë shumë të besueshme”.

 

 

A post shared by Seriale|Muzik|Filma në Shqip (@ekrani.turk_)

15 komente në “Aktorja tregon rrënjët shqiptare, moderatori thotë që edhe gruaja e tij është. Ngacmohen për shprehjen turke “kokë arnauti”: A merresh vesh me shqiptarët?”

  1. Pargali says:

    Nuk ka vend tjeter ne bote ku reputacioni i Shqiptareve te jete me i larte se ne Turqi.

    Respekt maksimal dhe prandaj marrdheniet me Turqine duhen ruajtur dhe konsoliduar.

    Edhe Erdogani u kujdes me shume per gjuhen shqipe duke e futur ne gjithe sistemin shkollor ne Turqi sesa jane kujdesur pushtetaret pushta ne Shqiperi per Shqiptaret ne Turqi.

    1. Orhan Pamuk: birazere tourkalvani,mos luani shqiptarin,jemi nje gjak,jemi turq! says:

      Qelbesh ere turku,ptuuuuu plehre turke……

      1. Tarasi says:

        Po ti grek kurvë çfarë do këtu?

        1. Ermali says:

          Kush eshte grek ??? Eshte voriopulurak hajdut portokalesh , eshte endacak , mos t kish hapur kufijte Samaras , akoma do hante buk misri me dhall te thartuar e ashtuquajtura bobota , keta keltshet e Janulles e nxjerin buken duke vjelle vrer , duke hedhur balte mbi te shkuaren dhe te ardhmen e Kombit Shqiptar , jane jargace dhe kamikaze me pagese , as vete ata se dine se cjane , ta them me ndergjegje te plote ne shtetin helen jane shqiprar dhe ketu i quajm grek , perfundimi ??? Endacak pa atdhe ……dava lamashesh , se sa patriote jane dhe se sa greke jane u pane kuru preu pensionet e dembelave Samarai ……. plera , interesaxhinj dhe vromjaridhes ……..nuk do gjesh njerez me te peshtire si ne shtetinHelen por dhe ne Shqiperi se keta te vetashtuquajturit vorioipirote ………

      2. informacion says:

        E para kush eshte ai psikopat qe te ka mbushur mendjen se te jesh turk eshte dicka inferiore? Ore je budalla apo ben vete ti? Cdo populli ne bote i pelqen vetvetja apo eshte krenar per veten e vet, kjo eshte mese e llogjikshme per cdo popull apo person. Keshtu edhe turqit. Pastaj turqit nuk kane perse te mos jene krenare, jane ata qe sunduan gjysmen e Evropes per 500 vjet dhe nuk jane as shqiptaret, as greket, as bullgaret, as serbet, as armenet, as …. E kupton o debil? Ata kane qene zoter te gjithe Ballkanit, ti nje coban dhish te eshte mbushur mendja se na qenkan “inferior”. Ne mund ti kemi inat dhe madje edhe ti urrejme, pasi sundimi i tyre nderpreu perparimin dhe zhvillimin si evropianet e tjere te shqiptareve (dhe popujve te tjere ballkanike po ashtu), por e verteta historike thote qe turqit sunduan te tjeret dhe jo e kunderta. Tashti nga nje koncept fare fillestar i llogjikes njerezore, ti si thua ke mund te quajme inferior, sunduesin apo te sunduarin? Keshtuqe mblidhe mendjen. Duhet ta dish se ata “greket” qe dashuron ti si grekoman qe je, quheshin per 500 vjet “raja”. E di kuptimin e fjales “raja”? Shko informohu dhe do mesosh sa i trashe je!!!
        Feja dhe kombesia
        E dyta pse ke kete kompleksin qe ti quash shqiptaret myslimane si “turq”? Ore psikopat, po feja nuk percakton fare identitetin etnik te personit, kete e di cdo njeri normal me shkolle fillore (madje edhe pa shkolle fare). Ti tashti ke problem se nuk e kupton, apo e ke si qellim ne vetvete e perdor si gjoja argument per arsye te kolaboracionizmit me greket, qe te ka kapluar trurin dhe shpirtin? Apo e ke thjesht nga inati? Ne kete rast thuhet se ose je BUDALLA, ose je MASKARA! Feja islame eshte prodhim arab dhe u perhap ne Ballkan me detyrim nga turqit osmane. Ne analogji me kete, a mund te na shpjegosh nese “greket” e sotem a jane hebrenj? Meqe keta “greket” jane kristiane dhe feja kristiane eshte prodhim hebre, nderkohe qe perhapja e kesaj feje u be me detyrim nga romaket ne shek VI-t. Helenet ishin te fese pagane, ndersa “greket” e sotem jane kristiane!!! I bie qe nuk kane lidhje fare me njeri tjetrin! Nga ana tjeter duhet ta kesh me te degjuar te pakten, se shqiptaret jane bere kristiane perpara “grekeve”, nderkohe qe natyrisht kishin me shume se 500 vjet qe ishin kristiane kur sllavet (serbe, bullgare, kroate …) erdhen ne Ballkan. A mund ti quajme shqiptaret e krishtere si hebrenj apo romake? Ne fund te fundit perse duhet bere kjo? Nje konceptim i tille eshte nje idiotizem qe e ben qesharak dhe debil cdokend qe e perdor si “argument”.
        E treta eshte se ne kohen e Perandorise Osmane, nuk ka patur fare ndonje “njesi matese turke” per percaktimin e etnicitetit te popujve. Gjate asaj periudhe historike shteti osman i kishte te ndare popullsite e perandorise ne baze te konceptit te “miletit”. Kjo ndarje i kategorizonte shtetasit sipas fese. Pra miletet percaktoheshin sipas fese se tyre dhe jo sipas etnicitetit, gjuhes apo gjakut. Ne nje milet mund te futeshin popuj te ndryshem me fe te njejte. Nderkohe qe i njejti popull mund te ishte i ndare ne disa milete. Turqit osmane nuk kishin kurrfare koncepti mbi kombesine apo etnicitetin dhe as qe deshen t’ja dine per kete ceshtje, fiksoje mire ne tru! Per ta mjafton ti paguheshin taksat dhe te rrije urte, as qe deshen t’ja dinin cfare ishe e nga ishe. Vete turqit e sotem, konceptin e kombit e kane formuar pas renies se Perandorise, ne fillim te shek XX-te.
        Ndryshimi i identitetit ne histori
        E katerta duhet te kesh informacion per njerez, grupe njerezish, pjese popullsie te cilat kane ndryshuar identitet gjate historise per shkaqe e arsye te ndryshme. Shqiptaret hyjne te ato grupe qe e kane pesuar shume ne kurriz kete ndryshim, per rrethana te caktuara historike. Kjo ndodh pergjithesisht me popullsite qe jetojne ne periferi te hapesires gjeografike te trungut te vet etnik (pra afer me popujt e tjere fqinje), apo me grupe qe largohen nga vendi i origjines dhe vendosen diku tjeter. Natyrisht qe ka shqiptare qe jane turqizuar dhe kjo eshte e njohur dhe e evidentuar ne zona te tera te Turqise se sotme. Por gjithmone ngelet dicka, qe del nga thellesia qe tregon prejardhjen shqiptare te tyre. Ne te njejten menyre ka shqiptare qe jane grekezuar, faktet dhe deshmite per kete jane ta padyshimta dhe te pafundme. Por gjithmone ngelet dicka, qe del nga thellesia qe tregon prejardhjen shqiptare te tyre. Ne te njejten menyre ka shqiptare qe jane sllavizuar, fakte dhe deshmite per kete jane pafund. Por gjithmone ngelet dicka, qe del nga thellesia qe tregon prejardhjen shqiptare te tyre. Ne te njeten menyre ka shqiptare qe jane latinizuar, e kush nuk gjen fakte dhe ngjarje per kete. Por gjithmone ngelet dicka, qe del nga thellesia qe tregon prejardhjen shqiptare te tyre.

        1. jon says:

          O budall, nuk kane qene turqit, por Osmanet qe kane drejtuar gjysmen e botes, dhe Osmanet kane shqiptare grek, serb, turq, boshnjake etj, Turqit kane qene me pak te perfaqesuarit ne ate perandori.

    2. Marko Bocari says:

      I ashtuquajturi “Bizant”
      (Lygos – Bizantion – Bizantium – Augusta Antonina – Nova Roma urbem Costantinus – Nea Romi Costantino polis – Kostandinopoli – Istambul)
      Termi “kulture bizantine” eshte nje mashtrim historik dhe terminologji fallco. Termi “bizantin” nuk eshte real dhe as i perdorur ne histori. Faktikisht ka kulture ROMANE (ne kete rast lindore). Kultura romano-lindore eshte nje perzierje e juridiksionit latin, e kristianizmit hebre dhe e gjuhes greko-kishtare (greqishtja skolastike aleksandrine). Kultura romano-lindore nuk ka asnje lidhje me kulturen e lashte helene, madje i konsideronte kulturen helene dhe kulturen latine si armike dhe ndaj ketyre kulturave u soll ne menyre barbare. Kultura e lashte helene u konsiderua si blasfemi, u perndoq dhe u shua me dhune, me urdher shteteror pas vendosjes se kristianizmit si fe zyrtare e Perandorise. Pra nga casti qe u vendos kristianizmi (shek IV-V e.s) kultura helene pushoi perfundimisht se ekzistuari dhe u zhduk! Bashke me te u zhduken dhe ata qe quheshin helene dhe qe nga shek IV e.s deri ne shek XIX e.s (pra per 15 shekuj me rradhe) nuk eksistonte asnje person ne bote qe ta quante veten “helen”. Kjo eshte e verteta, te gjitha te tjerat jane propagande dhe interesa. Termi “bizantin” ka filluar te perdoret nga historiografia gjermane ne shek XVIII-te, pra rreth 3 – 4 shekuj pasi Perandoria Romane e Lindjes kishte pushuar se ekzistuari. Ky term eshte perdorur per arsye praktike, arsye teknike shkurtimi, qe te mos perdorej termi “Perandoria Romane e Lindjes” dhe “kultura romano-lindore”, historianet gjermane teknikisht futen termin “Perandoria Bizantine”. Ne kohen historike kur kjo perandori ishte shtet funksional, ajo eshte quajtur gjithmone Perandoria Romane dhe perandori quhej Perandor Roman. Termi “bizantine” nuk eshte perdorur kurre dhe as qe ka ekzistuar ne te gjalle te perandorise.
      Bizanti ka qene nje fshat peshkataresh thrako-ilire, qe me tej u be nje koloni helene, pastaj nje qytet roman, por qe mori rendesi vetem kur Kostandini i Madh ndertoi aty kryeqytetin e tij. Njerëzit kanë jetuar në zonën e njohur tani si Stamboll, që prej të paktën periudhës së Neolitit. Vendbanimi më i hershëm i njohur daton nga 6.700 pes, dhe u zbulua në vitin 2008, gjatë punimeve të ndërtimit të stacionit të metrosë Yenikapı dhe tunelit Marmaray, në gadishullin historik, në anën evropiane. Vendbanimi i parë njerëzor në anën e aziatike, ajo qe quhet tuma ne Fikirtepe, është nga periudha e epokës së bakrit, me objekte që datojnë nga 5.500 deri në 3.500 pes. Në Kadıkoy (Kalcedoni) aty pranë është zbuluar një vendbanim port që daton që nga Fenikasit (fenikasit jane popull i lashte semitik). Emri i parë i qytetit ne anen evropiane, ishte Ligo (Lygos), ashtu sic shkruan historiani Plini Plaku, në rrëfimet e tij historike. Ajo u themelua nga fiset Thrako-Ilire, së bashku me fshatin fqinjë të peshkimit Semistra. Vetëm disa mure dhe nënshtresa që i përkasin Lygos, kanë mbijetuar deri më sot dhe ndodhen afër Seraglio (turqisht: Sarayburnu), aty ku tani qëndron Pallati i famshëm Topkapı. Lygos dhe Semistra ishin vendbanimet e vetme në anën evropiane të Stambollit. Në anën aziatike kishte një koloni fenikase. Në vendin e Lygos, u vendos Bizanti i mëvonshëm, kështu që Lygos pranohet si qyteti që lindi Stambollin. Bizanti (Bizantion), i latinizuar si Bizantium, ishte emri tjetër i qytetit. Emri besohet të jetë me origjinë thrake ose ilire dhe i paraprin vendbanimit helen. Ajo mund të rrjedh nga një emër personal Thrakian ose Ilir, Byza. Legjenda e lashtë helene i referohet një mbreti legjendar Byza si themeluesi i qytetit. Ky bashkepunoi me kolonet helene te vendosur ne anen aziatike ne Kalcedoni (Kadikoy), nga ana tjeter e Ngushtices se Bosforit, perballe Lygos. Byza u be udhëheqësi i kolonëve helene dhe ata pushtuan Lygos dhe u vendosen edhe aty kolone helene. Kjo ndodhi disa dhjetevjecare me vone, pasi ata ishin vendosur ne Kalcedoni . Kepi Moda në Kalcedoni (Kadikoy) ishte vendi i parë që kolonët helene nga Megara zgjodhën të kolonizonin në 685 pes, Pastaj kolonizuan Lygos (Bizantin) në anën Evropiane të Bosforit nën komandën e Mbretit Byza në 667 pes. Keshtu Byzantion u krijua në vendin e një vendbanimi të lashtë portual me emrin Lygos. Ne vitin 196 p.e.s qyteti u rreshtua në anën e Perandorit Roman Pescennius Niger kundër Perandorit Roman Septimius Severus. Ky i fundit doli fitimtar dhe qyteti u rrethua nga Roma dhe pësoi dëme të mëdha. Bizanti u rindërtua nga Perandori Roman Septimius Severus, duke u riemëruar përkohësisht si Augusta Antonina nga perandori, në nder të djalit të tij. Vendndodhja e Bizantit terhoqi Kostandinin e Madh në vitin 324 e.s (thuhet që pa një ëndërr profetike). Por mesa duket arsyeja e vërtetë, ishte ndoshta fitorja përfundimtare e Kostandinit mbi Perandorin Licinius në Betejën e Krisopolis (Scutari-UskUdar), qe ndodhet po ashtu në Bosfor, ne anen perballe Bizantit, më 18 shtator 324. Kjo beteje i dha fund luftës civile midis bashkë-Perandoreve Romane dhe i dha fund sistemit Tetrarki (te 4-perandoreve). Keshtu Kostandini i Madh vendosi ndertimin e nje qyteti madheshtor pikerisht ne Lygo- Bizant (tani i emëruar si Nova Roma urbem Costantinus, i cili përfundimisht ne shek VII-VIII e.s u bë Nea Romi Kostandino polis, d.m.th. Roma e Re Qyteti i Konstandinit) dhe e shpall zyrtarisht si kryeqytet i ri i Perandorisë Romane në vitin 330 e.s. Në fund të mbretërimit të tij në 337, Kostandini shpalli tre djemtë e tij si trashëgimtarë të përbashkët të Perandorise Romake në një sistem bashkëperandorie. Bijtë e tij nuk mund të qeverisnin së bashku paqësisht dhe rivaliteti i tyre ushtarak e ndau perandorinë në vijën veri-jug përgjatë Gadishullit Ballkanik. Territori u nda zyrtarisht në vitin 395 kur vdiq Theodosius I (sundoi, 379-395), duke lënë djalin e tij Honorius perandor të gjysmës perëndimore dhe djalin e tij tjetër Arcadius perandor të gjysmës lindore të perandorisë.
      Kete emertim (Bizantium) e nxorren nga pluhuri i harreses historianet ne shek XVIII-te dhe e perdoren per te emertuar nje perandori te tere, qe tashme nuk ekzistonte. Sikur te kishin vendosur psh emrin Lygos do na quhej Perandoria Lygonite, ose sikur te kishin vendosur emrin e fshatit tjeter aty afer Semistria do na quhej Perandoria Semistrine!!! Karagjozlleqe historianesh! Aty u ndertua qyteti i madh Roma e Re (sot Kostandinopoja – Istambul). Qyteti u ndertua nga Perandori Roman me origjine shqiptare Kostandini i Madh (dardan nga qyteti i Nishit) ne shek IV-t e.s. Qyteti u quajt Roma e Re (Nova Roma). Per shekuj me rradhe per qytetin perdorej emertimi Nova Roma urbem Costantinus (Roma e Re qyteti i Kostandinit). Deri ne shek VIII-te e.s gjuha zyrtare ne gjithe Perandorine Romane ishte latinishtja. Pas shek VIII-te e.s ne pjesen lindore te Perandorise Romane gjuha latine filloi te zevendesohej si gjuhe zyrtare nga greqishtja aleksandrine. Kjo gjuhe, se bashku me latinishten, ishte gjuhe e perdorimit te kishes kristiane. Ne kushtet kur kristianizmi ishte konsoliduar si fe zyrtare ne Perandori, greqishtja aleksandrine qe perdorej ne librat e shenjte te kristianizmit, filloi te perdorej si gjuhe zyrtare shteterore ne zonat lindore te Perandorise, qe ishin nen administrimin e Romes se Re (Nova Roma). Ishin perseri dy Perandore Romane me origjine shqiptare (dardanet Justini dhe Justiniani) qe futen perdorimin zyrtar shteteror te greqishtes kishtare. Keshtu ne vazhdimesi qyteti quhej Nea Romi Costandino poli (Roma e Re qyteti i Kostandinit). Dalengadale me kalimin e shekujve per arsye praktike shkurtimi, qyteti vazhdoi te quhej me shkurt Costandino poli (Kostandinopoli, pra qyteti i Kostandinit) qe ne shqip mori formen Kostandinopoja. Madje emri u shkurtua edhe me teper dhe popujt e Perandorise Romane te Lindjes e quajnin edhe thjesht Poli (qyteti). Deri diten kur qyteti u PUSHTUA nga turqit osmane, ai quhej kryeqytet i Perandorise Romane, Perandori quhej Perandor Roman dhe banoret e perandorise quheshin Romej! Nderkohe qe ne shek XV-te e.s princi epiriot i Arberise Gjergj Kastriot Skenderbeu, luftonte dhe dilte fitimtar ndaj osmaneve, Perandoria Romane e Lindjes do te binte. Ne pushtimin e Kostandinopojes ne 1453, trupave ushtarake osmane ju vajten ne ndihme edhe forca ushtarake romane te kundershareve te Perandorit te atehershem roman Kostandin, edhe forca ushtarake te princit te Serbise. Pas pushtimit te qytetit, kryepeshkopi i Kishes i ofroi sulltan Mehmet Fatihut qe te pagezohej ne kristian dhe te merrte titullin Perandor Roman (por ai nuk pranoi). Per njefare kohe per qytetin u perdor edhe forma arabe e emrit, si Kostandiniya. Dalngadale nepermjet gjuhes turke qyteti mori formen e shtremberuar te emrit te tij Ko-stan-dino-pol (…Stan…pol) – Istanbul (Stamboll).
      Shihet se qyteti ka nje lidhje shume te ngushte historike me shqiptaret, duke filluar qe nga themelet prehistorike thrako-ilire, te themeluesi dhe ndertuesi i tij, nje dardan, Kostandini i Madh (perandori i pare roman ne histori, qe u pagezua ne te krishter), duke vazhduar me shume perandore te tjere ilire te Romes se Re – Kostandinopojes, deri edhe te banore te shumte qe jane vendosur atje gjate shekujve (psh tokat ngjitur me muret perreth gjithe keshtjelles se qytetit, jane dhene ne perdorim nga perandoret romane disa familjeve shqiptare nga Permeti qe perpara pushtimit osman, te cilet vazhdojne edhe sot te jene pronare). Pas pushtimit, qyteti u shkaterrua dhe u braktis, por dalengadale u ri-zhvillua dhe u ri-popullua nga popullsite e ndryshme te Perandorise Osmane, qe e ktheu ate ne kryeqytet te perandorise. Edhe shqiptaret ishin te shumte qe u vendosen aty me kalimin e shekujve. Edhe sot, nje nga zonat me te medha te Kostandinopojes (Stambollit) quhet Arnavutkoy (arnavut-arvanit = shqiptar, pra lagjia e shqiptareve). Mendohet se ne popullsine e sotme te qytetit prej 15 milion banoresh, ka rreth 5 milion me origjine shqiptare (mbahet si vendi ku ka me shume shqiptare se kudo ne bote).
      Qyteti i Kostandinit ka nje histori dhe nje perberje te forte shqiptare, shpresojme qe nje dite pasardhesit e Gjergjit te Madh Kastriotit ta CLIROJNE qytetin nga pushtimi 600 vjecar ?

    3. Marko Bocari says:

      Tyrcelinjte jane ana tjeter e medaljes! Ata jane e njejta gje si grekomanet, po aq te shpifur dhe te neveritshim si ata. Kjo “medalje” e peshtire quhet antishqiptarizem dhe ka dy ane po aq te peshtira : grekomanet dhe tyrcelinjte!
      Ne Perandorine Osmane shqiptaret ishin thjesht popull i nenshtruar i Perandorise, ashtu si shume te tjere dhe kaq e vetem kaq. Sa here nuk paguanin taksat ndonje rajon shqiptaresh, tak vinte ushtria osmane dhe “vinte rregull” me hanxhar ne dore! Ne ate perandori nuk i duhej kujt se kush ishte shqiptar, kush sllav, kush vlleh, kush turk, kush grek, kush arab, kush kurd, kush hebre … Mjafton te gjithe te ishin “te rregullt” dhe te paguanin taksat. Osmanet madje gjenin persona nga keto komunitete dhe i vinin ne sherbim te perandorise per mbledhje taksash, duke i paguar ata vete si nenpunes perandorie. Keshtuqe kishte ne gjithe perandorine, shqiptare, sllave, greke, kurde, vllehj, hebrenj, arabe qe i sherbenin perandorise dhe paguheshin prej saj. Keshtu funksiononte ai shtet. Por ama po nuk i pagoje taksat, ta tregonte mire shteti osman, le te ishe cfare te ishe ta vinte patllaken mu ne koke. Nderkohe ne nje perandori shumekombeshe ata persona me origjine shqiptare qe bene karriere ne Perandorine Osmane, bene karriere personale, per interesa personale dhe per perfitime personale, jo se ishin shqiptare apo cfaredo gje tjeter. Kur do e kuptojne kete gjithe trugomeret e kesaj bote! Nga ana tjeter, ne fillimet e shek XX-te, edhe Greqia kishte interesat e saj dhe natyrisht do deshte qe te mos kishte mbi shpine trojet shqiptare nen administrimin e Perandorise Osmane. Keshtuqe ishte e interesuar qe shqiptaret te shkeputeshin nga Perandoria, qe edhe vete Greqia te lehtesohej ne kufinjte e saj veriore. Po ashtu Greqia mendonte qe keto territorte shqiptare ti fuste nen administrimin e vet, aq me mire akoma per ta. Prandaj mund te organizonte dhe te ndihmonte kryengritje anti-osmane dhe te perpiqej ti vinte shqiptaret nen kontrollin e vet. Kjo eshte afermendsh, por ne kete rast shqiptaret do binin nga sundimi osman nen sundimin neogrek. Pergjigjia nga greket ishte : ne ju ndihmojme kunder osmaneve dhe trojet shqiptare ti bashkohen mbreterise greke dhe shqiptaret te kene te drejtat e tyre kombetare ne nje shtet te perbashket greko-shqiptar. Kur shqiptaret thane qe duan shtet me vehte dhe jo bashke me greket, atehere shteti grek zyrtarisht deklaroi se “nuk ka komb shqiptar”. Praktikisht nese do pranohej marreveshja nga shqiptaret, kjo do sillte venien e shqiptareve nen sundimin e Mbreterise se Greqise! Kjo nuk ndodhi dhe askush nuk e di dhe nuk mund te fantazoje se si do ishte!!! Kush thote jo po keshtu e jo po ashtu, eshte thjesht mashtrues, se ne histori nuk flitet me “koqet e halles”. Nderkohe osmanet i kishin te gjitha mundesite qe te 5 vilajetet shqiptare (Janine, Manastir, Selenik, Kosove, Shkoder) ti organizonin ne nje vilajet te vetem (shtet autonom) dhe te krijonin marredhenie bashkepunimi me kete vilajet-shtet, ta linin ate nen adminstrimin e vendasve shqiptare, madje duke zgjidhur keshtu shume probleme me fqinjet ballkanike. Por osmanet nuk e bene kete, sepse ishin ndyresira, vrases dhe mashtrues, e pervec kesaj i rrente fort mendja, nderkohe qe ishin te trashe nga trute! Ishin pikerisht kryengritjet shqiptare te 1911-1912 qe e dobesuan krejtesisht pushtetin osman ne kete ane te Perandorise, qe sollen pastaj renien si kove pusi te osmaneve, por qe solli edhe fatkeqesine per shqiptaret qe u copetuan, u vrane e u vodhen nga fqinjet funderrina! Faji kryesor ishte i bajgave osmane, te cilet autonomine ja u kishin njohur edhe rumuneve, edhe bullgareve edhe serbeve, edhe malazezeve, por shqiptareve jo qe jo! Pthuuuuu race e ndyre aziatike

    4. preshevali says:

      Ushqeje qenin ne daç te te kafshoj thonë te na. Nga ata te cilët shqiptaret per herë te parë u trajtuan si njerzë dhe u dha pushtetë ku hipur mbi at silleshin rreth pronave te tyre te pa fundë per te kqyrur argatet e tyre arixhinje grekë, cincarë, sllavë, maxhup e gabelë, pikërishtë kunder ketyre villet vrerë e helmë per ato 500 vite te arta thua se 100 e kusur vite pas tyre jemi me mirë, u pelqenë nënçmimi grekë, italianë e sllavë, dhe duke harruar fare ato mijëra vite para 500 viteve osmane ku shqiptaret as qe permndeshin pasi ishin vetë hyzmiqyrë mu si sotë i fqinjeve te tyre. Ku dhe ai pak shtetë shqiptarë i pari ne historin e tyre ishte pikerishtë nga osmanlia i cili per te nenshkruar paqen dhe njohjen e e sovranitetit greke, serbë e bullgarë mbi territoret e humbura kishte venë edhe kushtin per krijimin e nje shteti sado pakë te vogel me popullate muslimane pra Shqipnia e te cilën prapë vete shqiptaret kthyenë ne sherbim te plotë te kishes greke me lugatin Janullë ne krye. Shqiptarët nuk kanë nevoj per armik sepse ata vetë janë armiku i vetes se tyre.

  2. Matrapiku says:

    Lind pyetja … kush jane Arbet e verte dhe autochtonet e ketyre trojeve ??
    Arbereshet dhe Arvanitasit qe per 500 vjet rresht rruajn gjuhen, traditat dhe Fene Arberore (te Krishter Orthodhoks).
    .
    Apo Shqipot e skorpisur ne Turqi, e kudo ne bote qe e shumta ne brezin e dyte i harrojne te gjitha gjuhe dhe tradita, se per Fe kalojn ne ekstremin tjeter, qe jane dhe armiq te perbetuar te Krishterizmit, sidomos atij Orthodhoks.
    .
    Shqiperia eshte vendi tipik kua “ka humbur pordha vërën”, te gjith Turko spermat na dolen patriotat me te flakt.

    1. Taulant says:

      O debil po ti dhe gjithe Greqia eshte plot me turko-sperm.
      Mos ha mut kot po shko pastroi kepucet Erdoganit para sesa te te thyej koken.

    2. Lolocolo says:

      Si shqiptar ortodoks nga te dy prinderit te qenit shqiptar ska dallim feje dhe perkatesie feja nuk trashegohet gjithkush eshte i lire te vendos dhe per shqiptaret feja nuk ka rendesi me shume se familja gjuha dhe kombi. Besimi eshte personal jo i trashegueshem . Shqiptaret kudo jane duhet te krenohen per prejardhjen e tyre qofte arnaut arvanitas apo arber njelloj jemi nje gjak nje komb nje prejardhje bij te Skenderbeut dhe ilir. Ju pershendes kush perpiqet te na percaje vecse deshmon sa komb i madh jemi. Kosova, maqedonia, cameria, preveza jane pjese e shqiperise

    3. Marko Bocari says:

      Shperhapja
      Heroi kombetar shqiptar, Gjergj Kastrioti ka lindur kristian orthodoks, u be myslyman kur e moren turqit osmane ne Adrianopoje dhe kur u kthye ne Kruje u ri-be kristian, por u lidh me kishen katolike! Ceshtja e varesise ndaj administrates fetare ka qene, eshte dhe do te mbetet ceshtje politike (si partite e sotme politike). Pra kalimi nga nje varesi fetare ne nje varesi tjeter fetare (kalimi nga nje parti politike ne nje parti tjeter), ka te beje thjesht me ceshtjen e interesave politike dhe s’ka te beje fare me ceshtjen e identitetit etnik te nje personi apo te nje grupi personash. Zona e Dibres prej nga ka prejardhjen Gjergj Kastrioti ka qene zone kristiane nen hierarkine fetare te Kostandinopojes, pra shqiptaret e atyshem kane qene kristiane orthodhokse. Zona e Rekes ne Diber te Madhe (sot Makedoni e Veriut) me 17 fshatra, jane shqiptare orthodhokse edhe sot e kesaj dite, vazhdojne traditen kishtare te te pareve te tyre! Kisha katolike, pra ajo qe varej nga Roma, kishte hierarkine e saj dhe zonat kishtare nen hierarkine e Romes kane qene pergjithesisht zonat bregdetare dhe te sunduara nga venedikasit. Pra shqiptaret jo vetem ne jug, por edhe ne veri, ne shumicen e tyre kane qene nen administrimin e kishes orthodhokse te Kostandinopojes, kane qene kristiane orthodhokse. Prandaj duhet thene dhe duhet bertitur se kishat orthodhokse ne Kosove, Mal te Zi e Makedoni Veriore jane kisha te shqiptareve orthodhokse, qe jane pervetesuar nga sllavet. Nderkohe qe nje pjese e madhe e popullsive orthodhokse ne keto hapesira jane shqiptare te sllavizuar dhe jo sllave! Mjafton te vezhgosh mbiemrat e tyre te sllavizuar. Pra kishat e vjetra nuk jane kisha katolike sic thuhet rendom, qe pastaj serbet i bene kisha orthodhokse, por jane kisha orthodhokse shqiptare, sepse popullsia shqiptare ishte popullsi kristian orthodhokse ne pergjithesi dhe vetem ne zona te caktuara dhe me te pakta ishte kristian katolike! Kur nje pjese e madhe e shqiptareve u islamizuan, komunitetet shqiptare orthodhokse u gjenden nen ndikimin e kishes orthodhokse sllavone (sllave) dhe shume prej tyre u sllavizuan. Psh nje pjese e madhe e fiseve malazeze, nuk jane asgje tjeter vecse shqiptare orthodhokse te sllavizuar ( kete malazezet e dine shume mire, prandaj nuk e quajne veten serbe, por malazeze). Po keshtru ka shume “makedonas” dhe “serbe” qe jane shqiptare te sllavizuar! Ashtu sic ka shume “boshnjake”, qe jane shqiptare myslymane te sllavizuar, apo shume “turq”qe jane shqiptare myslymane te turqizuar ! Historikisht shqiptaret nuk kane patur mjete dhe mekanizma per te shqiptarizuar te tjeret, madje as mjete per t’u mbrojtur nga shnderrimi ne te tjere (pervecse kokefortesise)! Nuk kane patur as institucion fetar (kishe apo xhami) nen administrimin e tyre, as shtet nen administrimin e tyre, qe te mund te sundonin mbi popullsi te tjera. Pra nuk kane patur as mjete te sundimit shpirteror e as mjete te sundimit fizik e administrativ qe te ruanin identitetin e tyre dhe per me teper te detyronin popullsi te tjera qe te ndryshonin identitet e te shqiptarizoheshin. Kjo eshte arsyeja qe shqiptaret kane ardhur gjithmone ne mpakje dhe zvogelim, si popullsi dhe si territor gjeografik, sepse te tjeret e kane bere kete ndaj popullsive shqiptare. Shqiptareve sot perfundimisht duhet t’u mbushet mendja se qe te behen popull i madh dhe i rendesishem (qe sjell ne vazhdimesi edhe te qenit popull i pasur dhe me mireqenie) duhet te forcojne shtetet e tyre dhe te krijojne mekanizma shpirterore (kulturore tashme), ekonomike dhe ushtarake per te mbrojtur fillimisht identitetin e tyre dhe per me tej per shperhapjen (ekspansionin) e ketij identiteti sa me gjere ne hapesira gjeografike perreth. Kjo shperhapje duhet thjeshtesisht te filloje me popullsite qe dihen historikisht qe jane shqiptare por qe sot jane sllavizuar, grekezuar, turqizuar! Te ri-shqiptarizohen shqiptaret e shnderruar, qe kane humbur identitetin per shkak te rrethanave te caktuara te kaluara historike. Pastaj nuk ka asnje problem qe edhe te kalojme ne fazen e shqiptarizimit te popullsive minoranca qe nuk kane prejardhje shqiptare. Sa bukur do ishte qe te tjere te beheshin shqiptare, nderkohe qe sot jemi ne stadin qe ne na vjen inat se pse shqiptaret jane shnderruar ne te tjere! Vetem keshtu shqiptaret do mund te behen nje komb i madh dhe i fuqishem!

    4. vezhguesi says:

      Matrapiku-komentet tuaja jane tipike te nje injoranti, (te me falin lexuesit e tjere per vulgaritetin) te cilit i ka mbetur ora ne shekullin e V.
      Ajo qe edhe individe me formim teper inferior intelektual te nivelit tuaj, jane ne gjendje qe ta kuptojne fare thjeshte, eshte se feja nuk tregon origjinen e kombit nga rrjedh nje individ i caktuar. Fene edhe mund ta ndryshosh sic bene shume boshnjake,serbe apo shqiptare ne fillim te viteve 1800, kur ne mase lane fene e krishtere dhe u konvertuan ne islam. Kjo nuk i ben ata turq. Ne te kunderten, nje individ i takon nje kombi te caktuar nga gjaku (sic thuhej dikur) ose nga ADN-ja sic thuhet shkencerisht ne ditet tona. E thene ndryshe, shqiptaret mbeten shqiptare pas nderrimit te fese, pasi nuk ka asnje fakt te vetem, qe te vertetoje pretendimin tuaj per perkatesine turko-arabe te shqiptareve, qe u konvertuan ne islam. Ne te kunderten, ka me mijera fakte qe vertetojne popullimin e trojeve qe sot jane nen shtetin grek, qe vertetojne se si juve keni ardhur nga Azia ne kuader te shkembimit te popullsive midis Turqise dhe Greqise, mbas shpalljes se pamvaresise se saj ne vitet 1830.
      Personalisht nuk besoj ne asnje fe, por ne nje pike mundet te te jap pak te drejte. Feja jone ka qene kristianizmi dhe feja islame u fut me force ne Shqiperi nga pushtuesi osman. Per mendimin tim, feja eshte dicka personale qe cdokush e zgjedh sipas deshires. Sidoqofte, ka nje aspekt patriotik ne ate qe disa shqiptare, qe ndjekin me fanatizem fene myslimane nuk mundet te deklarohen si shqiptare. Per mendimin tim, feja myslimane dhe shqiptarizma jane dy gjera diametralisht te kunderta, pasi eshte e turpshme qe te vazhdosh te ndjekesh fene e pushtuesit edhe ne ditet tona, duke harruar mijera vjet te historise se kombit tend, qe ka qene eskluzivisht i krishtere. Personalisht me vjen turp kur shikoj disa qe falen me prapanicen perpjete mu ne mes te sheshit qendror te Tiranes, nen hunden e atij qe u kalli daten osmanevet. A mundet qe te adhurosh figuren e te madhit Gjergj Kastrioti dhe ne te njejten kohe ti falesh atij zoti qe ai e luftoi persa kohe qe ishte gjalle? Per fat te keq, injoranca ben qe disa individe te pranojne deri edhe te pa-pranueshmen.
      Sa i perket harrimit te gjuhes per brezat qe lindin jasht vendit, ajo nuk eshte fenomen shqiptar, por i te gjitha kombeve qe kane emigruar. Kam udhetuar shume neper bote dhe kam takuar me mijera njerez nga kultura dhe perkatesi kombetare te ndryshme. Per cdo emigrant te brezit te dyte e me larg, rrenjet e kombesise fillojne qe te zbehen, pasi hallet e perditshme per te mbijetuar nuk i lene njerezve kohe per tu marre me historine apo kulturen e vendeve nga kane ardhur te paret e tyre. Meqe ra fjala, kam takuar shume greke neper Europe dhe Ameriken e Veriut (SHBA, Kanada) qe nuk flasin asnje fjale te gjuhes se tyre. E njejta me italianet, portugezet, gjermanet apo popuj te tjere qe kane emigruar ne vende te tjera. Perjashtim bejne anglezet apo anglishtfolesit e tjere qe vazhdojne qe te flasin anglisht ne SHBA, Kanada apo Australi, por qe perseri eshte nje gjuhe e modifikuar ne krahasim me ate gjuhe qe flitet ne Britani. Edhe francezet ne Kebek te Kanadase flasin nje gjuhe qe francezet ne France veshtire se e kuptojne, packa se edhe gjuha e Kebekut quhet frengjisht.
      E fundit, ne shqipot nuk urrejme kerkend per shkak te fese. Urrejtjen per shkak te perkatesise fetare e keni veti dalluese juve, neo-greket, pasi keni probleme me identitetin tuaj. Ne e dime se kush jemi dhe per kete aresye nuk kemi urrejtje per te tjeret. Per fat te keq juve nuk e dini se nga keni ardhur. Politikanet tuaj vazhdojne tu mbushin veshet me propogande se gjoja juve jeni pas-ardhesit e grekeve te lashte. Ne fakt eshte me mire qe te mos e dini te verteten, pasi per disa si puna juaj, eshte me mire te vdesesh injorant se sa te mesosh nje te vertete qe te dhemb.

  3. Boli says:

    Nga mbiemri duket qarte qe eshte shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje