Arratisja e Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetrit nga burgu, procedohen 6 policë

11 Gusht 2021, 16:38Kronika TEMA

Fatmir Pjetri dhe Arbër Çekaj dështuan në tentativën e tyre për t’u arratisur nga burgu nr.313 në Tiranë pasi i pikasën nga një punonjës policie, i cili u përlesh me ta për t’i penguar.

Çekaj dhe Pjetri tentuan të arratiseshin me një litar të stisur dhe një çengel që do të mundësonte zbritjen e tyre nga muri i lartë i burgut në drejtim të rrugës për të fituar më pas lirinë.

Pikërisht në lidhje me këtë, prokuroria ka nisur një procedim për veprën penale “Shpërdorim detyre” për gjashtë punonjës policie të burgjeve, të cilët sipas saj nuk kanë mundur të gjejnë litarin dhe çengelin e përdorur nga Fatmir Pjetri në tentativën për t’u arratisur.

Pjetri i kishte futur litarin dhe çengelin në një çantë të kuqe, të cilën e mbajti pranë për disa metra në korridorin e ajrimit. Pikërisht për këtë moment, prokuroria i kërkon llogari policëve që nuk e panë të burgosurin me çantën në dorë.

Raportohet se policët G.RR; S.Sh; B.M; O.M; R.M dhe E.P duhet të duhet të japin llogarie dhe përse nuk kanë kryer kontrolle në qelinë e Pjetrit për sende të jashtëligjshme që do të çonin edhe në zbulimin e litarit dhe çengelit.

1 komente në “Arratisja e Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetrit nga burgu, procedohen 6 policë”

  1. gazetari është i gabuar says:

    Janë koruptuar.Aq yhjeshtë është.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje