“Çmenduri! Nga njëra anë goditje dhe nga tjetra i emocionuar”! Mesi flet si lojtari i PSG: U dashurova me Parisin

11 Gusht 2021, 11:44Sport TEMA

Lionel Mesi ka folur në konferencën për shtyp për herë të parë si lojtari i PSG. Ylli argjentinas ka treguar emocionet e përjetuara nga ky transferim dhe mënyra sesi u zhvillua gjithçka që të mbërrinte në Francë.

“Jam i dashuruar me Parisin. Po më trajtojnë mirë dhe mezi pres që t’i bashkohem shokëve të ekipit.

Ata arritën që të bënin të lehta edhe negociata të tilla që kanë aq shumë vështirësi. PSG do të luftojë për çdo trofe dhe prandaj jam këtu.

Largimi im nga Barcelona ishte shumë i vështirë, ishin shumë vite. Jam i lumtur që jam këtu, i emocionuar. Dua të vazhdoj të fitoj tituj. Ardhja ime këtu ishte e çmendur.

Ajo që më ka ndodhur në këto ditë ishte pak e çuditshme. Goditje nga njëra anë dhe i emocionuar nga ana tjetër.

Gjithçka ndryshoi brenda një dite. Negociatat kanë ndodhur shumê shpejtë. Pashë tifozët e PSG që kishin dalë në rrugë për mua që kur isha në Barcelona. Do të argëtohemi”, tha Mesi.

 

 

1 komente në ““Çmenduri! Nga njëra anë goditje dhe nga tjetra i emocionuar”! Mesi flet si lojtari i PSG: U dashurova me Parisin”

  1. FCB 1900 says:

    Akoma s’shkeli Parisin u dashurua Messi . e pidh te semes cte ben paraja , dje qau per Barcelonen sot u dashurua me Parisin …….keshtu u dashurua dhe Ronaldua me Juven dhe Torinon , po mori noc rokun madje dhe me gunga ……pranoje ….ke falimentuar , je 34per 35 cdo gje ka nje kufi …….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje