Messi te PSG, arrihet marrëveshja, do të fitojë 35 milionë euro në sezon

10 Gusht 2021, 14:04Sport TEMA

Telenovela që ka lënë mbarë globin në ankth duket se po shkon drejt fundit. Lionel Messi dhe Paris Saint-Germain kanë arritur akordin total, për transferimin e sulmuesit në kryeqytetin francez.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë pritet të firmosë kontratë 2-vjeçare, me opsion rinovimi deri në qershor 2024.

Messi do të përfitojë rreth 35 milionë euro në sezon nga kontrata me klubin e sheikëve.

Ai pritet të zbarkojë në Paris gjatë orëve në vijim, aty ku do të prezantohet në Kullën Eiffel. Qindra tifozë të PSG janë grumbulluar në stadiumin “Parc de Princes”, në pritje të zyrtarizimit.

Lajmi është konfirmuar edhe nga babai i Leo Messit, Jorge, i cili ka thënë për “La Sexta”: Po, Leo do të nënshkruajë me PSG.

 

 

1 komente në “Messi te PSG, arrihet marrëveshja, do të fitojë 35 milionë euro në sezon”

  1. Tonny says:

    Mercenari me I famshem ne bote me lot krokodili. It’s all about money.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje