VAR për herë të parë në Shqipëri,  testohet sot në një ndeshje moshash

11 Gusht 2021, 15:12Sport TEMA

Një nga risitë e sezonit të ri futbollistik në vendin tonë është përdorimi i sistemit VAR.

Gjithçka nis me finalen e Superkupës mes Vllaznisë dhe Teutës, por prova e parë do të zhvillohet sot.

Në stadiumin “Selman Stërmasi” do të zhvillohet një ndeshje miqësore mes Partizanit U19 dhe Akademisë së Futbollit U19.

Në këtë duel do të testohet për herë të parë sistemi VAR në vendin tonë. Ndeshja nis prej orës 18:00.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje