SHBA: Të bardhët, për herë të parë janë minorancë

12 Gusht 2021, 09:50Bota TEMA

Përbërja demografike e SHBA po ndryshon me shpejtësi, sipas një raporti të ri mbi numërimin e popullatës të zhvilluar në 2020. Pritet që censusi të tregojë se shtimi i popullsisë së Amerikës gjatë dekadës së fundit ishte i gjithi falë shtimit të numrit të pakicave racore, ndërkohë që numri i të bardhëve ka rënë për herë të parë krahasuar me 10 vjet më parë.

Byroja e Censusit tha se popullata e Shteteve të Bashkuara është rritur 7.4% krahasuar me 2010, gjë që përfaqëson rritjen më të ulët të një dekade me përjashtim të periudhës së Depresionit të Madh në vitet 1930, krahasuar me çdo 10-vjeçar tjetër që kur filloi numërimi i popullatës në 1790.

Megjithëse nuk kanë dalë shifrat përfundimtar, përllogaritet paraprake tregojnë se 59.8% e popullatës së vendit është e bardhë, ndërsa 18.6% janë hispanikë, 12.5% afrikano-amerikanë dhe 9.1% me prejardhje aziatike apo të një grupi tjetër racor.

Një tjetër zhvillim i ri është fakti që shumica e të rinjve nën 18 vjeç u përkasin racave jo të bardha – një parathënie e ndryshimeve të tjera demografike në vend në dekadat e ardhshme.

Disa demografë thonë se të bardhët do të vazhdojnë të jenë grupi më i madh demografik në SHBA në 2045, por do të jenë në pakicë krahasuar me pakicat racore të marra së bashku.

3 komente në “SHBA: Të bardhët, për herë të parë janë minorancë”

  1. Laert says:

    Ca titulli idiot. Te bardhet minorance me 60%. Hajde gazetar idiot hajde.

  2. fukaraji20 says:

    Keto jane pallavra e loje fjalesh, hispaniket pjesa me e madhe jane te bardhe por i ndajne per trike politike…Hispaniket ne te shumtet e rasteve jane me “bardhe “ se te bardhet ne psikollogji…..

  3. Toni says:

    Idiotesira, lojera politike. Fale hispanikeve te bardhe, atyre me origjine spanjolle, europianet gjithmone do jene mbi 70% ne Amerike. Para luftes se dyte boterore italianet dhe irlandezet nuk quheshin “te bardhe”, mbas luftes filloi asimilimi dhe u bashkuan te “bardheve”. E njejta gje do ndodhe me hispaniket e bardhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje