Modelja e njohur dhe ish-missi grek, Ioanna Bella ka treguar historinë e trishtë të dhunës nga ish-partneri duke i bërë thirrje grave që të heqin dorë nga marrëdhëniet abuzive.
Në një intervistë për mediat vendase, Bella tregoi se në atë periudhë ajo ishte në gjendje shoku dhe kjo e shtyu të mos fliste publikisht.
“Kam përjetuar dhunë verbale nga partneri im. Dhe natyrisht, e lashë atë marrëdhënie menjëherë. Gjatë grindjeve, ai më tha fjalë shumë të rënda, duke iu referuar jetës sime personale.
Ai më thoshte gjëra që as nuk mund t’i thoja në publik dhe shumë më tepër. Isha në shok në atë kohë dhe nuk reagova, sepse situata do të ishte rënduar. Kështu u largove dhe nuk e pashë kurrë më ”, përshkroi Ioanna Bella.
“Të gjitha gratë duhet të jenë të sigurta dhe të mos lejojnë askënd t’i nënvlerësojë dhe t’i trajtojë keq. Asnjë grua nuk duhet të lejojë që dikush ta prekë ose të përdorë ndonjë formë dhune kundër saj,” tha ajo.