Sërish shifra alarmante në Kosovë, 1.128 raste të reja dhe 3 viktima nga Covid-19

13 Gusht 2021, 15:31Rajoni TEMA

Sërish shifra të larta nga COVID-19 në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 1128 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit ndërsa 3 persona kanë humbur betejën me virusin.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se në Gjilan janë shënuar dy viktima ndërsa një në Gjakovë.  Pjesa më e madhe e të infektuarve janë të moshave nga 20 deri në 29 vjeç, përkatësisht, 305 persona. Ndërsa nga 30 deri 39 vjeç janë 231 të infektuar.

Sipas autoriteteve shëndetësore, nga sëmundje COVID-19 janë shëruar edhe 46 persona ndërsa raste aktive janë 5.493.

Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit janë vaksinuar 19.248 persona. Të vaksinuar me të dyja dozat janë 192.503 persona, derisa sipas autoriteteve 559.007 vaksina janë dhënë në total në Kosovë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje