Ish-ministri ushtarak i PD: Përkthyesit afganë luftuan me ne, Shqipëria duhet t’i strehojë

14 Gusht 2021, 19:50Sociale TEMA

Kolonel Dritan Demiraj, i cili ka udhëhequr disa misione të forcave shqiptare në Afganistan i tha gazetarit të Top Channel,  Muhamed Veliu se “përkthyesit afganë kanë qenë pjesë shumë e rëndësishme e misioneve tona. Pa mbështetjen e tyre do te ishte e pamundur realizimi me sukses i misioneve tona”.

“Puna e tyre konsistonte jo vetëm në përkthimin e takimeve me liderët e Shuras të fshatrave që takonim 2-3 herë në javë, por edhe në grumbullimin e inteligjencës kur kalonim netët pas misioneve në stacionet e policisë dhe shkëmbenim me orë biseda me përfaqësuesit e policisë dhe ushtrisë kombëtare afgane.

Nëpërmjet bisedave, pyetjeve dhe projekteve të ndryshme në terren, drejtuesit e misioneve merrnin një pjesë të informacioneve të cilat më pas analizoheshin dhe bëheshin pjesë integrale e procesit të planëzimit para daljes në detyrë. Përkthyesit ishin njëkohësisht edhe këshilltarët më të mirë tanë.

Ata na tregonin se çfarë duhet të përmirësonim në rast se dikush bënte ndonjë gabim që binte në kundërshtim me zakonet dhe traditat Pashtunëahli”, thotë Demiraj, që për 6 muaj shërbeu dhe si ministër i Brendshëm.

“Përveç kësaj përkthyesit në shumë raste kanë marrë edhe armët dhe kanë luftuar në krahun tonë, duke treguar jo vetëm besnikëri por edhe trimëri. Në shumë raste”, kujton  Demiraj.

“Informacionet që përkthyesit jepnin tek kontingjentet kishin të bënin me natyrën e rreziqeve dhe kërcënimeve direkt për jetën e efektivëve në mision si për shembull: Vendet ku ishin vendosur minat, planet e grupeve terroriste si Talebanët, Al-Qaeda në Afganistan ose Rrjeti Haqqani në raport me kohën dhe vendin e sulmit kundër patrullave tona”, vijon ai.

I pyetur nga Top Channel a duhet që edhe Shqipëria të  ndjekë shembullin e SHBA dhe Britanisë së Madhe në marrjen e përkthyesve afganë, Demiraj dha këtë përgjigje.

“Në gjykimin tim edhe Shqipëria duhet t’i marrë, t’i strehojë dhe konform të gjitha rregullave të Vettingut (megjithëse e ka të pamundur ta bëjë vetë) t’i strehojë.

Ata kanë qenë një ndihmë e madhe për ne dhe aleatët dhe kjo është gjëja më minimale që ne kemi detyrimin ta bëjmë.

Së pari, për të treguar se edhe ne jemi mirënjohës për ndihmën që ata i kanë dhënë kontingjenteve tona, por nga ana tjetër edhe për të treguar se jemi anëtarë të besuar të Aleancës“,  tha Demiraj.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes prej vitin 2002 kur në Afganistan shkoi misioni i parë shqiptarë atje kanë shërbyer mbi 3.000 ushtarakë shqiptarë.

Në 19 vite prezencë të forcave shqiptare në Afganistan kanë humbur jetën dy ushtarakë shqiptarë.

Në shkurt 2012 u ekzekutua nga forcat Talebanë kapiten Feti Vogli.

Komando  tjetër Alelsandër Peci mbeti i plagosur rëndë por falë dërgimit në një bazë në Gjermani ia doli të shpëtojë.

Ndërsa në Janar 2021 Xhevahir Iljazi u vetëvra si pasojë e  një stresi e depresioni të rëndë.

11 komente në “Ish-ministri ushtarak i PD: Përkthyesit afganë luftuan me ne, Shqipëria duhet t’i strehojë”

  1. E verteta dhemb.... says:

    Vite me pare kisha thexuar se nuk do te jete larg dita kur sunitet dhe shiitet do te kapnin shifrat totale 100 % ne token e arberit,duke shuar edhe ate pak drite kristiane ……!
    Dita erdhi,dita erdhi dhe nuk ka corapekuq qe i sos ata pak kristiane te mjere…..ndoshta Zako do te ket nje te ardhme me te mire mes borazeresh(nga e ema) sunite……. gezuar ramazonin.

    1. Jam Vlleh nga Dropulli says:

      Hahahahahhahahha TFGS

  2. Pranej cojini ne ato vende te gjera dhe te gjata t e BE-se apo ne Ameriken e madhe qe eshte kontinent dhe mos na i rrasni ne. Apo gjetet budallenjte says:

    Keta duhet te strehohen ne vende te BE-se, ne ato vende qe kane siperfaqe te madhe toke. Jane dy vende qe presidentet Trump dhe Biden u kane hequr vizat, si shtete te favorizuara preferenciale dhe ato jane Polonia dhe Kroacia. Jane keto shtete me siperfaqe shume me te madhe se Shqiperia. Keto jane dy vendet qe duhet te marrin me shume. Pastaj jane vende te medhaja si Rumania l, dhe vende te tjera te BE-se. Tani si kjo pune!!!!!!Keto shtete qe permenda marrin te drejtat, ne qe sjemi ne BE dhe as kemi te drejte punesimi ne te te marrim detyrimet. Ne e dime qe Sali Plera per ti shpetuar korrupsionit ( dhe qe nuk inshpetoi) pranoi qe muxhahedinet te vijne, por vendi yne eshte i vogel dhe ska takat per regugjate.

  3. Tirona says:

    Ky Demiraj,bën sikur ka luftu ne t’gjithe boten.Ka qene nja 2-3 here ne Afghanistan si roje magazinash,dhe ben sikur ka luftu dite & nate aty.Ç’na ka gjet.

    1. Cubi says:

      Tu pjek qofte në bazë ushtarake

      1. Yili says:

        Aleatet duhen te perkrahen

  4. pretorian. says:

    Afganasit kane luftuar jo vetem atje me ju, por kane luftuar dhe ne Kosove, biles dhe ne Maqedoni.
    “Shqiptaret” e vertete, pellazget duhet t’ja u shperblejne afganasve dhe te jene reciproke.
    Ata bene xhihad ne Kosove e Maqedoni.
    Ata jane furnizuesit e medhenj me mall te tregut shqiptar, qe çan gjithe Europen dhe me gjere.
    Por problemi eshte, se Shqiperia i ka marre disa mijera muxhahidine iraniane, dhe s’mund te behet
    gropa septike e islamikeve.
    Edhe ne Kosove e pamundur me i dergu, sepse Kosova ka talebanet e saj. Biles nga Kosova po ikin
    shume per xhihad, dhe rrezikohet nje perplasje ndermjet islamit radikal kosovar dhe afganasve islamike
    “liberal”.

  5. Neroni says:

    O palle nuk i ka asnje borxh Shqiperia perkthyesve afgane. Shqiperia aty vajti duke vene koken e cunave te saj ushtare ne rrezik per te ndihmuar afganet, perfshire perkthyesit afgane. Eshte si te thuash qe Amerika ka per detyre te marre mijera kosovare si refugjate apo azilante meqe ata e ndihmuan Ameriken kur Amerika vajti te mbroje kosovaret nga Milloshevici. Nqs argumentohet mbi baza humane se jane njerez tjeter gje, por jo me budalleqe me brire “u kemi borxh se kur vajtem rrezikuam koken tone per ti ruajtur nga terroristet, ata na bene perkthyesin me njerezit e zones”. Ata na kane neve borxh, jo ne atyre.

  6. Laberia ime says:

    Amerika e beri luften, ajo tiu bej derman.”aleati yne strategjik” po e kthen Shqiperine ne hale ne qiell te hapur. Cfare eshte ky muhabet keshtu? Ç’vete ketu. me stanin tënë, kush pordhi kush mori gjënë, i thone nje fjale nga anet tona.

  7. Scutari says:

    Demiraj ka shkruar mbi 10 libra mbi përvojën e tij në lindjen e mesme ku jep edhe rekomandime strategjike se si duhet të veprohet kundër ekstremistëve të armatosur dhe talebanëve….a i ka lexuar vallë presidenti aktual i Afganistanit veprat e strategut tonë?!! Nuk duhet t’i ketë lexuar sepse nuk do ja merrnin qytetet një e nga një pa luftë fare!!

  8. hoxhe pashuku says:

    Un jam plotsisht dakort me ramen Sevap ti ndihmojme afganasit Ata jan njerz te shejte pa rrumuja Ata na sjedhin kulture Ata jane rrac qe shtohen shpejt psh 1000 afgan per 2 vjet behen nje miljon Ata jan edhe te bukur me i pa neper qytete Ky eshte nje fat qe po na buzeqesh dhe mos ta humbasim Kurse ky kolonel Demiraj nuk ka qen roje magazinash si tallen disa por ky qerua patate ne guzhina

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje