Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit deklaron se ditën e sotme, e shtunë 14 gusht, rreziku për zjarret në pyje është më i lartë se ditën e dielë, konkretisht në zona të lokalizuara si Kukës (v), Vlorë (vp) dhe Shkodër (jp).
Sa i takon reshjeve të shiut, nuk pritet që të ketë as sot pasdite as nesër, për të gjitha qarqet.
ZJARRET NË PYJE
Sot pasdite (e shtunë dt.14) dhe nesër (e diel dt.15) pritet nivel “I LARTË” rreziku në shumicën e qarqeve dhe nivel “I MODERUAR’’ rreziku në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Vlorë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Në zona të lokalizuara pritet rrezik “I LARTË”, konkretisht: Kukës (v), Vlorë (vp) dhe Shkodër (jp). Rreziku pritet të jetë më i lartë ditën e sotme.
RESHJET
Sot pasdite (e shtunë dt.14) dhe nesër (e diel dt.15) nuk priten reshje në të gjitha qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURAT
Nesër (e diel dt.15) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 23 / 33 °C
në vendet e ulëta: 21 / 36 °C
në vendet malore: 16 / 30°C
Sot pasdite (e shtunë dt.14) dhe nesër (e diel dt.15) era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare.
Me date 18 gusht ka pak rreshje shiu dhe ulie temperature, kurse me daten 22 gusht e deri ne fund vazhdon ulje e vogel temperatere deri ne 30-32 grade dhe rreshje shiu te pjeseshme