Lëndë kancerogjene në akullore, AKU bllokon një sasi të konsiderueshme në Korçë

13 Gusht 2021, 14:54Sociale TEMA

Autoriteti Kombëtari  Ushqimit ka reaguar ditën e sotme në lidhje me skandalin e akulloreve  të cilat kanë përbërje kancerogjene.

Tashmë , AKU ka nisur bllokimin e tyre edhe në vendin tonë. Aksioni ka nisur në qarkun e Korçës, ku pas kontrolleve në subjekte tregtare është sekuestruar një sasi e mëdha e këtyre akulloreve për t’i dërguar sërish në vendin e tyre të origjinës.

Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i AKU Korçë, Adham Papadhami, i cili tha se sekuestrimet e para janë bërë tek subjekte të cilët kanë futur këtë akullore ditët e fundit por sekuestrime janë realizuar edhe në të gjitha subjektet e tjera që kanë pasur në gjendje këto akullore.

Nuk bëhet e ditur sasia e sekuestruar e akulloreve, por vetë Papadhani u shpreh se është një sasi e madhe,

Alarmi për prezencën e lëndëve kancerogjene në këto akullore të firmave të njohura është dhënë nga komisioni Europian, ku Autoritetet e Kontrollit Ushqimor në Francë, Belgjikë, Serbi e Qipro i kanë ndaluar këto produkte të tregtohen.

Nga analizat rezulton se disa seri të këtyre të akulloreve janë të kontaminuara me një lëndë kancerogjene, oksid i etilenit dhe janë ndaluar të tregtohen. Oksidi i etilenit, sipas ekspertëve ka aftësinë të dëmtojë ADN-në dhe të shkaktojë kancer.

Përbërësi tejkalon nivelet e përcaktuara nga legjislacioni i Bashkimit Evropian.Duke qenë se këto marka tregtojnë produkte edhe në vendin tonë, AKU ka nisur gjithashtu bllokimin e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje