Rritja e popullsisë në rënie, Gjirokastra me më pak lindje

12 Gusht 2021, 19:54Sociale TEMA

Shtesa natyrore e popullsisë për tremujorin e dytë të vitit 2021 raportohet 261, në rënie të ndjeshme nga 1.320 që ishte në të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Sipas INSTAT, gjatë të njëjtit tremujor 2021, numri i vdekjeve u rrit me 7.3% nga tremujori i dytë i vitit të shkuar. Krahasuar me të njëjtën periudhë, gjatë tremujorit të dytë 2021, lindjet ranë me 10.6%.

Shtesa natyrore e popullsisë gjatë tre muajve të dytë të vitit 2021 raportohet pozitive në Tiranë, Durrës, Dibër, Kukës dhe Lezhë ku kryeson Tirana me 590 lindje më shumë se sa vdekje.

Korça ka shtesën natyrore me % më të lartë negative, ku janë regjistruar 205 vdekje më shumë se sa lindje.

Në tremujorin e dytë 2021 numri më i madh i lindjeve regjistrohet në qarkun e Tiranës, me 1.999 lindje, ndërsa ai më i vogël në qarkun e Gjirokastrës, me 92 lindje.

Rritjen më të madhe të lindjeve gjatë tremujorit të dytë 2021, nga tremujori i dytë i vitit 2020 e ka pasur Kukësi, me 11.5%. Uljen më të madhe të lindjeve gjatë së njëjtës periudhe e ka pasur Gjirokastra me -31.3%.

Rritjen më të lartë të vdekjeve e ka pasur Berati me 18.4% gjatë periudhës prill-qershor 2021, krahasuar me prill-qershor 2020. Në të njëjtën kohë, uljen më të madhe të vdekjeve e ka pasur Lezha me -14.8%.

 

3 komente në “Rritja e popullsisë në rënie, Gjirokastra me më pak lindje”

  1. shaka shaka says:

    hahahahaha keta Gjirokastritet dhe spermen e kursejne more haha

    1. kacaku says:

      hahahahahahahahahahahaha o sa kam qeshur o shoku …ma more gati sa do ta shkruaja …….gjithsesi qesha me lot

  2. Bugasi says:

    Gjirokastritet ne kohe te veshtira vetem mbjellin nuk korrin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje