Ngjarja e pazakontë: Gruaja greke i rrëmben nënës shqiptare foshnjen e porsalindur në maternitet

12 Gusht 2021, 18:32Sociale TEMA

Një 28-vjeçare shqiptare është bërë pjesë e një situate të frikshme vetëm pak orë pasi kishte sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë në maternitetin shtetëror në Athinë.

Një grua greke, 45-vjeçare i ka rrëmbyer foshnjën e saj nga krevati gjatë natës, kur ajo dhe stafi i spitalit ishin duke fjetur.

Siç shkruan gazeta greke Protothema, rrëmbyesja ishte nënë e dy fëmijëve të tjerë të moshës 4 dhe 10 vjeç dhe kishte muaj që kishte ideuar planin se do të merrte një fëmijë nga materniteti dhe ta çonte në shtëpi. Fati i keq qëlloi të ishte i vajzës shqiptare e cila ndodhej në shtratin pranë derës në një dhomë në katin e pare te maternitetit.

Mediat raportojnë se gruaja e kishte abortuar fëmijën e saj të tretë kur ishte dy muajshe shtatzanë, por e kishte të mbajtur të fshehtë për 7 muaj të tjerë. Gjate kesaj kohe, gruaja greke e kishte gënjyer bashkëshortin me analiza të rreme dhe në realizimin e qëllimit të saj e “ndihmoi” edhe trupi i shëndoshë.

Mediat greke shkruajnë se 28-vjeçarja me origjinë shqiptare, kishte sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë në orën 10.30 të mëngjesit dhe mamitë i kishin sjellë pranë vajzën e porsalindur.

“Në orën 4.45 të mëngjesit, mamia kishte rënë në gjumë. Pak më vonë, një zhurmë e çuditshme e zgjoi atë. Ajo pa një hije në korridor dhe pa krevatin bosh pranë 28-vjeçares dhe konstatoi mungesën e fëmijës. E panikosur, ajo bërtiti dhe doli në korridorin e maternitetit. Kur konfirmoi se një nga maitë e tjera nuk e kishte marrë foshnjën për t’u kujdesur për të, ajo ngriti alarmin”, shkruan gazeta greke.

Mësohet se gjatë kësaj kohe, 45-vjeçarja kishte mbërritur në shtëpinë e saj dhe i kishte “prezantuar” bashkëshortit fëmijën si të tyren, me justifikimin se kishte lindur urgjentisht me operacion në spital dhe se kishte ikur prej aty se nuk donte të rrinte më.

Foshnja, pasi iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore dhe analizës së ADN-së u konfirmua se ajo ishte me të vërtetë fëmija i porsalindur i 28-vjeçares.

45-vjeçarja u arrestua dhe u dënua nga Gjykata Penale e Athinës me 9.6 vjet burg për rrëmbimin e një të mituri nën moshën 14 vjeç.

 

8 komente në “Ngjarja e pazakontë: Gruaja greke i rrëmben nënës shqiptare foshnjen e porsalindur në maternitet”

  1. Flm bythqiri says:

    Po tani o pamuk , o Matrapik , hoxh armandi , detari rot kari , flm bythqiri , ju zoraxhinjt e Janulles ……po tani cthuhet ?? Cju ka mesuar Janulla pederasti te thoni ne raste te tilla ?? Dilni moterqira , ku jeni ……ptuuuuu vromjaridhes apo ska ardhur dita e pageses 300 euro

  2. Bomben atomike plerave te shpetojn nga kjo kolere qe na e serviri Europa sharlatane says:

    Pune “grekesh” pune qelbesirash anadollako-aziatikesh…popull bastard….llumi i Gadishullit…..

    1. Titi says:

      Mjer shqiptaret e shkrete qe kane marre rruget e emigrimit per nje jete me te mire por jane vetem mish per top nga shoqerite e semura ne vendet ku jetojne. Erdhi koha te forcojme shtetet tona dhe mos te emigrojme me.

  3. Undefined says:

    Hahahaha populli “hyjnor grek”…….

  4. Zaide says:

    E rende per nenen shqipetare me nje perfundim te mire, por edhe grekja mbas deshtimit (abortit) e renduar psiqikisht, s‘eshte rasti i pare, deshira per femije, ndjenje natyrale e nje nene ne kushte depresioni, merr vesh ti? Po kuje t’ja thuash! Femijen se ka demtuar as dhunuar apo vrare, thjesht gjendje truri e jo shpirti ( beje dallimin), ketu te ne pothuajse fare pak ish denuar kjo.

  5. Tonny says:

    Pune ezmeresh gjell qensh

  6. shqiptar tirone says:

    Per komentuesit,
    Ju harroni gjene kryesore: ndjekjen qe i bene organet e drejtesise dhe denimi qe i u dha rrembyeses qe ishte greke ne favor te te demtuares qe ishte shqiptare. Krahasojeni kete me gjykatesit shqiptare qe per disa kartemonedha qe quhen EURO, denojne dhe marrin neper kembe dinjitetin e qindra njerezve te pafajshem, te cilet dalin “fajtorë”. Keta gjykates, qe shkelin pa i u dridhur qerpiku dhe pa pike turpi te drejtat e njeriut, bejne si gore para komisioneve te vetingut, per te mos humbur ate vend pune qe nuk e kane respektuar dhe ushtruar siç duhet asnjehere

    1. ben says:

      shqiptar tirone-shume e drejte ajo qe keni shkruar. Ne nuk duhet te bime ne nivelin e atyre qe permend komentuesi i pare i ketij artikulli. Veprimet e kesaj grekes nuk perfaqesojne te gjithe greket, ashtu si edhe disa individe ketu me komentet e tyre nuk perfaqesojne te gjithe shqiptaret. Me greket kemi jetuar prane e prane me mijera vjet dhe historia na ka rezervuar fate te ngjashme. I kemi ndihmuar kur kane patur halle dhe na kane ndihmuar kur ne jemi gjendur ne nevoje, ashtu sic duhet te bejne fqinjet e mire. Ata qe duan te ngrene vale nacionalizmash jane politikanet ne te dyja anet e kufirit te ndjekur nga ca fanatike injorante.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje