Intervistë me Jaron Lanier
Miti i vendit që nëpërmjet teknologjisë do t’u jepte përgjigje të gjitha problemeve të botës është afër perëndimit, iluzioni i tij të dështojë. Pse-në na e shpjegon një prej mendjeve që kanë kontribuar për ta ndërtuar dhe që njëherazi e kritikon më ashpër nga brenda.
«Në kulmin e fuqisë së saj, kompania Kodak punësonte më shumë se 140000 punonjës dhe vlente 28 miliard dollarë. Ka shpikur deri makinën e parë fotografike dixhitale, por sot ka falimentuar dhe protagonisti i fotografisë dixhitale është bërë Instagram. Që kur në vitin 2012 i është shitur Facebook për 1 miliard dollarë, punësonte vetëm 13 veta. Ku janë zhdukur gjithë këto vende pune? Dhe çfarë ka ndodhur me pasurinë e krijuar nga këta punonjës të klasës së mesme?». Ai që e bën këtë pyetje, në faqen numër 2 e librit të tij Dinjiteti në kohën e Internetit, është Jaron Lanier, jo një person dokudo. Sepse i revolucionit që e ka bërë Instagram ta tejkalojë Kodak apo, nëse preferoni, Silicon Valley ta bëjë botën atë që është sot, ai ka qenë njëri prej protagonistëve. Në mos njëri prej autorëve. Fakti është se Lanier ka jetuar të paktën tre jetë. Në të parën, në vitet ’80, bashkë me shkencëtarë si Thomas Zimmerman, ka shpikur realitetin virtual, të cilin praktikisht e ka pagëzuar (virtual reality është fjalor lanierian par excellance). Në jetën e dytë, të hedhur në faqet e You are not a gadget, është bërë rapsodi më kritik i rrjeteve sociale dhe i internetit. Ish bari, në kohën e lirë muzikant (edhe me John Cage dhe Laurie Anderson), në jetën e tretë mbetet një filozof. Ose ndoshta një gardian. Pasi ka vënë në telajo ankthet e botës pasSilicon Valley, sot provon t’i korrigjojë turpet.
Lanier, ku ka përfunduar miti i Silicon Valley?
«Ndodhemi përballë shembullit klasik të kujt shijon lavdinë e pushtetin dhe humb kontrollin e situatës deri sa të shkatërrojë gjithçka. Besoj se në të kaluarën Silicon Valley ishte një vend i mirë, thjesht pikërisht pse më pak i fuqishëm. Lakmia, bashkë me bindjen e të qënit njerëzit e duhur për të vendosur të ardhmen e të tjerëve, ka shkatërruar çdo gjë. Është një histori tashmë e parë».
Si është formuar ky mit?
«Kur flitet për Silicon Valley, duhet t’i saktësohet periudha e referimit: Silicon i parë, një fenomen i reduktuar, ka lindur pas Luftës së Dytë Botërore. Ai që njohim sot, në gjendje të influencojë botën, është në fakt rezultati i transformimit kulturor të viteve ’60. Aspekti interesant i kësaj periudhe është se nerd-ët dhe teknikët informatikë e lëvizjes hippy kanë përfunduar duke u pasuruar dhe duke akumuluar pushtet. Nga vitet ’60 kanë filluar të dominojnë të gjithë botën, me një kombinim unik të pushtetit teknologjik dhe demografik, në gjendje që ta bëjë Silicon Valley të perceptohet jo vetëm si qendra e radhës industriale e biznesore, por si një vend vizionar, si fabrikën e zgjidhjes së çdo problemi».
Pse mendoni se revolucioni i shkaktuar nga Silicon Valley ka pasur kosto kulturore dhe materiale shumë të larta?
«Çdo ndryshim i madh bart me vete kosto dhe benefite. Këto të fundit janë të pamohueshëm në rastin e Silicon: të mendohet edhe vetëm për kontributin e madh të internetit gjatë pandemisë. Të kuptohemi, nuk po them se kemi zgjidhur emergjencën, por është e qartë sesi ka ndihmuar të menaxhohet në mënyrë më të mirë nga sa nuk do të kishin arritur të bënim ndryshe. Fakti është se revolucioni dixhital dora dorës është transformuar në një plan manipulimi të njerëzve. Një plan i gatshëm që të manofestohet në mënyra të ndryshme: nganjëherë në formën e një sistemi publicitar, të tjera nëpërmjet operacionesh psikologjike nga ana e vendeve si Rusia, për shembull, me objekt destabilizimin e vendeve të huaja. Në raste të tjera është pa shumë fjalë një mjet kontrolli social, si në Kinë. Por kur njerëzit manipulohen, rreziku është se budallallepsen dhe është pikërisht kjo që po ndodh: sot interneti po minon integritetin tonë mendor».
Çfarë doni të thoni?
«Se pavarësisht që çmenduria tashmë ekziston, interneti i ka dhënë një shtytje të rëndësishme, duke na bërë të vështirë menaxhimin e jetës reale, saktësisht siç bën një virus apo ndryshimet klimaterike. Deri edhe politika është çmendur, megjithëse shenjat e para e paqëndrueshmërisë mendore i ka treguar qysh nga lindja e tij. Ama kësaj radhe është çmendur në mënyrë të ndryshme, ka manifestuar një pamaturi totale dhe në të gjithë botën, njëherazi».
Sistemi i startup që Silicon Valley i është dashur të krijojë, duke gjeneruar një new economy të përbërë nga një shumëfishtësi biznesesh të mbështetshëm dhe novatorë, i ka dhënë jetë pak kompanive gjiganteske. A mund të konsiderohet si dështimi i një ideje të botës së re?
«Përgjigja është komplekse: duke prezumuar se nuk jam kundër shumëkombësheve të mëdha. Problemi është se efektet matematikore, të ashtuquajturat network effect, u japin jetë kompanive të ngjashme me monopole, nga të cilat shoqëria nuk nxjerr kurrfarë përfitimi. Një shembull: nuk është shumë e dobishme të jesh i pranishëm në një rrjet social në rast e frekuentojnë pak njerëz, pasi ai nuk do të ishte kurrë influent. Shumë kohë më parë, kur interneti ishte ende në shpërgëj, kujtoj t’i kem thënë Al Gore, udhëheqësi i parë politik që pranon rëndësinë e internetit dhe që ja promovon zhvillimin, se për shkak të network effect rrjeti do t’u dhuronte miliarda dollarë njerëzve që nuk ja njihin ende ekzistencën. Në themel, problemi ishte mungesa e një konsensusi politik, gjithçka dominohej nga një ndjenjë e fortë libertare. Disa qenë të bindur se interneti do të krijonte shumë startup të vogla, por kush merrte vesh nga matematika e dinte tashmë se do të ndodhte e kundërta, domethënë se do të krijoheshin shumëkombëshe të mëdha. Nuk e mohoj se kush ka themeluar kompani si Facebook apo Google ka derdhur djersë të madhe, por dikush, në një farë mënyre, gjithësesi do të kishte arritur të njëjtat objektiva. Besoj se asnjë shoqëri nuk ka interes të ketë kompani që ekzistojnë vetëm falë atyre që quhen network effect dhe jam i bindur se këto do të duhej të bënin diçka. Duke qëndruar tek ato të cituara, Facebook nuk ka kontribuar në asnjë mënyrë ndaj zhvillimit teknologjik të njerëzimit. Të paktën Google ka kontribuar!».
Domethënë besoni se Silicon Valley e ka ndihmuar njerëzimin apo jo?
«Historia nuk ka përfunduar akoma dhe ta gjykosh tani do të ishte e parakohshme, pavarësisht se ka ditë në të cilat jam i bindur se Silicon Valley ka bërë më shumë dëme se çdo gjë tjetër. Shpresa ime është që të arrihet në një pikë ku do të jenë më të qartë benefitet dhe besoj se ende mund të ndodhë. Do të nevojiten përpjekje të rëndësishme si nga ana e njerëzve të thjeshtë, ashtu edhe nga ana e ligjvënësve. Mund të duket e pamundur, por historia jonë nuk është e privuar nga përmbysje epokale tendence».
Disa vjet më parë keni shkruar se «rrjetet sociale kufizojnë lirinë e zgjedhjes, po na transformojnë në një grusht trapash, po na munojnë të vërtetën, aftësitë tona për të provuar empati, mundësinë tonë e të qënit të lumtur dhe deri mbajtjen në këmbë e demokracive tona». Ende jeni i bindur?
«Varet nga ditët: në disa, provat demonstrojnë sesa kam të drejtë. Ki parasysh rastet tashmë të rralla ku një platformë arrin të të tërheqë shumë persona: në dy vitet e para nuk është keq, më pas, në mënyrë të pandalshme, bëhet e tmerrshme dhe kjo është një konstante. Në thelb, fakti që këto projekte kanë të mirë demonstron sesi t’i shkatërrosh është një faktor strukturor, besoj business plan. Nga njëra anë, është e pamohueshme sesi progresi, shkenca, teknologjia dhe komunikimi i kanë bërë mirë njerëzimit; nga ana tjetër jemi shtyrë që t’i anullojmë vetë këto benefite. Më duket një shembull i qartë i ekzisntencës së një lloj kombinimi midis potencialit dhe shkatërrimit brenda të njëjtit fenomen».
Megjithatë ju jeni një guru i Silicon Valley: keni zhvilluar software për Google e për Microsoft, keni shpikur realitetin virtual. Është Lanier apo është bota ajo që ka ndryshuar?
«Besoj se më quani “guru” më shumë prej pamjes fizike se prej çdo gjëje tjetër (mjekërr të pakrehur, flokë rasta shumë të gjatë, shënimi i im.). Për sa më përket muaj, kam kërkuar vetën të mos bëhem kritik i jashtëm, por as edhe një apologjet brenda sistemit. Domethënë kam tentuar të qëndroj në mes: jam nga ana e Silicon, ama përpiqem që të jem objektiv, pasi jam i bindur që këtë ky rol, kjo ndershmëri, është ajo për të cilën bota ka nevojë më shumë se kurrë. Ishte një fakt i pamohueshëm, por nuk ka qenë i mjaftueshëm dhe pikërisht Silicon Valley e ka demonstruar. Nga ana tjetër do të ishte e rëndë të lejohej që të fuqishmit të fitonin siguri të tepruar. Është jetike të gjendet një rrugë e mesme, ku kush është brenda strukturës së pushtetit ta dijë dhe të mund ta kritikojë. Pastaj është e nevojshme të pranohen kontradkitat: përsosmëria është e pamundur».
«Nuk do ta përdorësh mirë internetin deri kur nuk do përballesh me kushtet e tua, të paktën për pak kohë»: çfarë doni të thoni me këtë shprehje?
«Si të rinj – dhe nuk është më rasti im – do të ishte një ide e mirë të bësh diçka për t’u njohur më mirë, për t’u vënë në provë, ndoshta duke udhëtuar dhe duke rrezikuar. Është e trishtë ta jetosh ekzistencën tënde në funksion të asaj që duan të tjerët. Duhet mësuar të njihesh dhe ta njohësh botën, një botë që çdo gjeneratë do të duhet tza zbulojë sërish. Ajo që më ka bezdisur më shumë në evolucionin e Silicon Valley ka qenë përdorimi i publicitetit: duket një lloj ndjeshmërie e paracaktuar sesi duhet të jetë jeta jote. Ka diçka thellësisht të trishtueshme në një të ri që nuk e merr një pushim prej të paktën 6 muajsh larg rrjeteve sociale për të vlerësuar diferencën midis një jete me dhe pa këto platforma. Përndryshe si është e mundur të zhvillohet pikëpamja jote lidhur me gjërat dhe të bëhesh i zgjuar?».
Duke folur për Silicon Valley me Elon Musk, Jeff Hammerbacher ka thënë se mendjet më të mira e kësaj gjenerate punojnë për t’i bindur njerëzit sesi të klikojnë në linqet publicitare.
«Është kështu, në kuptimin se resurset e investuara në të ashtuquajturën “inteligjencë artificiale” – tashmë një term marketingu i privuar nga një domethënie reale – i tejkalojnë me shumë investimet në çdo sektor tjetër. E kemi shfrytëzuar në aspekte të ndryshme, si për zbulimin e barnave, por çdo inteligjencë artificiale për doret parasëgjithash për të orientuar sjelljet e konsumit».
Dukeni i terrorizuar nga e ardhmja…
«Është kësaj frike që ja kushtoj impenjimin tim. Të kuptohemi, gjinia njerëzore ka përshkruar tashmë periudha mizore: gjysmën e parë e shekullit të XX apo pjesën më të madhe e atij të mëparshmit. Ama sot bota është ndryshe: një pjesë e mirë e popullsisë jeton në mirëqënie, ndërsa një tjetër, jo patjetër prej urisë, lëkundet në pasiguri. Për më tepër, armët biologjike e bërthamore, virusët, katastrofat natyrore dhe kushedi se çfarë tjetër, shtojnë mundësitë e një shkatërrimi masiv. Është një kombinim i ri, një burim ankthi i jashtëzakonshëm dhe është shqetësuese që duhet përballuar teksa kemi vendosur të lidhemi me njëri tjetrin nëpërmjet një teknologjie që po na bën budallenj. Çfarë koinçidence e mallkuar!».
(nga Wired)
ARMIN TIRANA