Një lëndë toksike është zbuluar së fundmi në një sërë produktesh të ëmbla ushqimore, më së shumti akullore dhe biskota. Alerti është nisur fillimisht nga autoritetet e kontrollit ushqimor në Francë dhe Belgjikë, dhe më pas është përhapur dhe në vende të tjera të Unionit.
Produktet në fjalë i përkasin kryesisht kompanive të mëdha të tilla si Snickers, Smarties, M&M’s, Lion, Nestlé, dhe Pilpa. Për këtë rrezik janë njoftuar dhe të gjithë distributorët kryesorë të këtyre firmave dhe një listë e plotë e përditësuar me këto produkte të rrezikshme ushqimore mund të gjendet në linkun këtë link: Liste-produits-ETO-2021-hors-sesame
Vlen që të theksohet se këto produkte janë ndaluar edhe në vendet e tjera të rajonit, të cilat nuk janë anëtare të Bashkimit Europian, të tilla si Serbia dhe Qipro.
Ministri i Shëndetësisë i Qipros është shprehur për mediat që kishin marrë informacion që disa seri të produkteve të akulloreve Bounty, Snickers dhe Twix, të cilat gjendeshin në treg janë të kontaminuara me një lëndë kancerogjene, oksidin e etilenit, dhe janë ndaluar që të tregtohen.
Oksidi i etilenit, i cili është i ndaluar në vendet e BE, është një gaz pa ngjyrë, i cili merr flakë shumë lehtë, dhe përdoret në industrinë ushqimore si një sterilizues. Sipas ekspertëve ai ka aftësinë që të dëmtojë ADN-në si dhe të shkaktojë kancer.
Po ashtu, në mënyrë të njëkohësishme me vendet e BE-së, edhe autoritetet e ushqimit në Serbi kanë urdhëruar tërheqjen e këtyre produkteve nga tregu. Sipas tyre oksidi i etilenit E410, i cili përdoret në shumë prodhime akulloresh të tilla si Mars, M&M, Snickers dhe Twix, është i ndaluar që të përdoret në ushqimet që tregtohen brenda BE-së sepse klasifikohet si një substancë që shkakton mutacione gjenetike, është karcerogjene si dhe është toksike për riprodhimin’.
Është e rëndësishme që masa urgjente të merren edhe nga autoritetet shqiptare, sepse këto produkte janë të përhapura gjerësisht në treg sidomos gjatë muajve të verës./ Alert.al
Me fal kush eshte burimi i ketij lajmi ,cila agjenci e ka bere kete njoftim sepse ne Gjermani keto Produkte po shiten rregullish dhe nuk ka asnje lloj ndalimi
Mua me duket i dyshimte lajmi se per vendet qe flitet, shiten rregullisht edhe sot keto prodhime dhe s’eshte e vertete qe jane ndaluar. Kur ka raste te tilla, supermarketi nxierr lajmerim urgjente dhe biles po te keshe faturen shkon dhe e çon ne supermarket dhe merr diçka tjeter. Dhe kjo na ka ndodhur me mishin disa here ose me ndonje produkt tjeter. Ka nje korrektese nga vendi shitjes. Per kete rast, s’ka asnje lajmerim.
Qipro nuk është anëtare e BE?!
Nëse informacioni është po kaq i saktë dhe për produktet e përmendura, na duhet ta besojmë ??.
Bëhuni seriozë, që t’ju lexojmë dhe t’ju besojmë.