Është shënuar viktima e dytë si pasojë e zjarreve në Shqipëri.
Raportohet se 60-vjeçarja Tatjana Haxhiaj ka ndërruar jetë pas zjarrit që ka përfshirë fshatin “Asim Zeneli” në zonën e Lunxherisë në Gjirokastër. 60-vjeçarja kishte djegje në 70% të trupit dhe nuk u ka mbijetuar dot plagëve.
Kujtojmë se bashkëshorti i saj, Andrea Haxhiaj humbi jetën si pasojë e flakëve më 3 gusht. 60-vjeçari u dërgua në spital së bashku me bashkëshorten e tij, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk mundi të mbijetojë.