Epidemiologu: Tek moshat mbi 60 vjeç duhet aplikuar doza e tretë e vaksinës CoronaVac

11 Gusht 2021, 09:45Sociale TEMA

Epidemiologu Ilir Alimehmeti në një analizë të situatës së koronavirusit në vend ka shpjeguar arsyet pse vaksina e Coronac ka nevojë edhe për një dozë të tretë tek grupmoshat mbi 60-vjeç.

Ndërsa rëndit dy gjetje të studimit klinik zyrtar të fazës 1 dhe fazës dy, epidemiologu shkruan se në përfundim të fazës së parë dhe të dytë klinike të dozës së tretë të vaksinës Coronavac tek moshat mbi 60-vjeç është zbuluar se 2 javë pas dy dozave CoronaVac (3 μg), 97.8% e personave kanë antitrupa neutralizues mbi titrin e rekomanduar, por 6 muaj pas dy dozave CoronaVac (3 μg), vetëm 17.8% e personave vazhdojnë ta kenë këtë nivel antitrupash, pra ka një rënie me 80% brenda 6 muajsh.

Ndërsa pas aplikimit të dozës së tretë Coronavac 100% e personave zhvillojnë antitrupa neutralizues.

“Në përfundim të fazës së parë dhe të dytë klinike të dozës së tretë së vaksinës CoronaVac në moshat >60 vjeç, të prepublikuar më 8 Gusht 2021, autorët gjejnë se:

-2 javë pas dy dozave CoronaVac (3 μg), 97.8% e personave kanë antitrupa neutralizues mbi titrin e rekomanduar, por

-6 muaj pas dy dozave CoronaVac (3 μg), vetëm 17.8% e personave vazhdojnë ta kenë këtë nivel antitrupash, pra

-Rënie me 80% brenda 6 muajsh.

-Pas aplikimit të dozës së tretë CoronaVac (3 μg): 100% personave zhvillojnë antitrupa neutralizues mbi titrin e rekomanduar”, shkruan Alimehmeti.

Teksa ndalet tek Shqipëria, Alimehmeti thotë se vendi ynë ka vaksinuar krejtësisht moshat e vjetra me Coronavac në periudhën mars-prill-maj atëherë këto gjetje duhet të na mbështesin përdorimin e një doze të tretë Coronavac, po ashtu edhe Pfizer api AstraZeneca, brenda muajit nëntor për ti bërë ballë vjeshtës dhe dimrit të ardhshëm.

“Duke qenë se Shqipëria ka vaksinuar kryesisht moshat e vjetra me CoronaVac në periudhën mars-prill-maj, këto gjetje duhet të na mbështesin përdorimin e një doze të tretë CoronaVac, akoma më mirë Pfizer apo AstraZeneca, brenda muajit nëntor, për t’i bërë ballë vjeshtë/dimrit të ardhshëm”, sqaron me tej ai.

1 komente në “Epidemiologu: Tek moshat mbi 60 vjeç duhet aplikuar doza e tretë e vaksinës CoronaVac”

  1. pirro says:

    doza e trete e Sinovac vetem pas 6 muajsh nga doza e dyte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje