“Shifrat janë qartësisht në rritje, kemi dhe rritje të shtrimeve në spital. Nuk duhet të shohim shumë rastet e reja, por rastet e rënda dhe shtrimet në spital, e sidomos nëse do të kemi mundësi të shohim sa prej tyre e kapërcejnë vaksinën dhe imunitetin njerëzor.
Vigjilenca është e rëndësishme të mbahet. Ne nuk e dimë se sa për qind e njerëzve e kanë kaluar koronavirusin apo janë vaksinuar. Duke mos ditur këtë, edhe llogaria me vaksinimin është pak e vështirë të bëhet”.
Kështu u shpreh për A2, epidemiologu Ilir Alimehmeti, teksa foli për situatën e pandemisë në vendin tonë.
Më tej, ai u shpreh se Shqipëria i ngjan shumë Turqisë për strategjinë që ka përdorur dhe për rrjedhojë duhet ta marrim si shembull, tha epidemiologu.
Sa i përket variantit Delta, Alimehmeti theksoi se ka filluar t’i ngjajë gripit sezonal.
“Delta është qartësisht më i transmetueshëm dhe kjo vihet re edhe te shifrat. Simptomat e para janë të lehta dhe të ngatërrueshëm me çdo virus tjetër.
Kjo e maskon këtë virus dhe si rrjedhojë arrin të kamuflohet dhe pacienti e shpërndan atë duke mos treguar kujdes. Ky variant ka filluar t’i ngjajë klinikisht gripit sezonal”, tha ai.
Se sa perqind e kane kaluar nuk e dijme, por sa jane vaksinuar e dijme fare mire o doktor qe merresh me perkthime e statistika. Nuk te japin ty informacion apo nuk e kerkon, eshte gje tjeter. Por sa jane vaksinuar nje here apo dy here, edhe une qytetari i thjeshte e di.
Luj pak vendit, informohu edhe nga media po deshe
Po po mor ali mehmet, keni plotesisht te drejte!!! Syte duhet ti kthejme ende nga lindja si ne kohen e lasht, kurr ju zotrote nuk gjenit se si ti zbrisnit pemes qe kishin ngjitur, or i mjeri ti dhe disa si puna jote, qe ende besojne se toka eshte horizonte!!! Ptu, felliqesir e ndyre!!!