Djegia e gomave një natë më parë ka shkaktuar një katastrofë ekologjike për qytetin e Fushë Krujës.
Tymi i zi pushtoi qytetin deri në orët e para të mëngjesit, duke ndotur të gjithë zonën teksa u deshën orë të tëra për ta vënë nën kontroll.
Lidhur me këtë çështje drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Edison Konomi në një prononcim për News24, është shprehur se nuk ka dijeni për këtë çka ndodhur në Fushë-Krujë. Gomat e grumbulluara përdoreshin për furrat e paligjshme të gëlqeres.
Kujtojmë se djegia e gomave në Fushë Krujë vijon prej dekadash dhe qe prej vitit 2016, është miratuar vendimi nr. 652, datë 14.09.2016, “Për rregullat dhe kriteret për menaxhimin e mbetjeve nga gomat e përdorura”, ku thuhet se gomat, duhet të trajtohen sipas kritereve mjedisore dhe jo të digjen ne qiell te hapur.
Mos e bezdisni burrin ,eshte ne pushime..!
Mjedisi në Shqipëri është kopil sepse ka shumë institucione që kanë fjalën mjedis në vulën institucionale….
Shembulli i ketij Debili Rezon Meritokracine e PS.Ku e gjeti kete ish Doganier Z.Klosi.Me siguri ben Allishverishe me kete Delenxhi.
Mire qe nuk di se po digjen gomat dhe helmuan njerzit e atij territori,poo qe nuk zbatohet vendimi 652 per menyren e perdorimit ose djegjes te gomave,di gje ky merhum drejtori?
Kur nuk njeh situaten e Fushe-Krujes qe e ka mbrapa deres te zyres di gje se cfare behet be Sarande,Gjirokaster,Kukes,Vlore,Diber apo Shkoder?
-Edi Rama,beju burre,cikterise nga ajo zyre dhe mos e lejo ne asnje zyre shteti kete tipin.
-Kontrolloji se cfare proces verbale ka mbajtur atje ku ka marre dieten dhe si eshte gjendja e vertete e trajtimit te gomave te grumbulluara.
-Kete duhet ta besh qe t’i vertetosh ne gjykate papergjegjshmerine ne kryerjen e detyres,sepse si nepunes civil do te te hedhe ne gjyq,do e fitoje ate dhe perseri populli do e haje mbasi do marre dhe rrogen e nuk do e pushosh dot nga puna…
Keto pushime na ver ne fb dhe jo pamjet e puneve qe parashikon per te kryer.Na shpeto jeten,na kurse buxhetin,sepse ato punet e mira,kemi kohe per t’i shijuar…