Tritan Shehu: Vaksinimi i detyrueshëm nuk mund të jetë masë arbitrare, qeveria të heqë nga përdorimi vaksinat e pasigurta

10 Gusht 2021, 10:14Sociale TEMA

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu shkruan se vaksinimi në Shqipëri duhet të mos jetë i detyrueshëm për të gjithë qytetarët, por vetëm për disa grupe si punonjësit e shëndetësisë, FA, Policia, institucioneve arsimore, grupe të veçanta sociale apo si masë për të hyrë në lokale e restorante.

Ndër të tjera, Shehu thotë se qeveria duhet të sigurojë qytetarët që të marrin vaksina të certifikuara nga EMA ose FDA dhe të heqë nga përdorimi të tjera vaksina si ato kineze apo ruse.

Statusi i plotë:

Detyrimi per vaksinimin Covid, nje “Green Pass”, nuk mund te jete nje mase arbitrare, e nje aneshme, raprezalje, sic po artikulon kjo Qeveria autokrate.

Ajo mund te diskutohet tashti perpara nje situate te veshtire ne ardhje e me variantin Delta, por nen rregulla e kritere te pjeseshem e te kujdeshem ku:

1–Shteti se pari duhet te realizoje detyrimet e tij ndaj qytetareve, gje qe ne Shqiperi jane “koke poshte” duke:

–Garantuar per te gjthe qytetaret vaksinat vetem ne doza te certifikuara nga EMA ose FDA, hequr nga perdorimi i te tjerave te pa sigurta, gje qe po synojne per vehten e tyre edhe vendet prodhuese, eksportuese apo dhuruese te tyre per ne.

Kjo nuk zgjidhet me mburjet per 100 apo 200 mije doza Pfizer e AstraZeneca, kjo kerkon mbi 5 Milion te tilla, krejt e realizueshme kjo, edhe prej kohesh.

Perben nje krim penal detyrimi apo forcimi i qytetareve per te marre medikamente te pa certifikuara nga organizmat pergjegjese nderkombetare.

Edhe perdorimi i deri tanishem i te tilla vaksinave te pa sigurta kineze e ruse perben nje shkeljete te sigurise medikamentoze, nje veper te denueshme ligjore, pa permendur ketu shkeljet monstruoze me afatet e skadences!!

—Deklaruar nderkaq qartazi se si do te veprohet ndaj atyre, qe ju jane aplikuar vaksina te pa sigurta…nje rivaksinim i plote i ri, nje doze e trete e certifikuar?

–Ndertuar nje sistem digital per te pajisur qytetaret dhe kontrolluar.

— Garantuar berjen gratis per qytetaret te provave te imunizimit, etj.

2– Vetem me tej mund te perpunohet nje strategji e tille detyrimi per:

—Per grupe profesionale si punonjesit e shendetesise, institucioneve arsimore, policia, FA, tregtuesit e produkteve ushqimore, punonjesit e transportit publik, institucioneve ne mbeshtetje te klienteve, punonjesit sociale etj, etj.

—Per grupe te vecante sociale te lidhura me moshen, gjendjen shendetesore duke i imponuar edhe forma shtrenguese ne rast te kundert.

—Si detyrim per tu lejuar te frekuentojne restorante, bar, kinema, etj.

Ndryshe masa te tilla kthehen ne mjete anti shendetesore, anti demokratike, reprezuese mbi qytetaret sic po ndodh, apo dhe si kjo Rilindje ka ne qellimet e saj autokrate, me pasoja tragjike kjo mbi jetet e humbura, shendetin, ekonomine e shkaterruar e deformimin e thelle te demokracise.

 

 

 

 

 

4 komente në “Tritan Shehu: Vaksinimi i detyrueshëm nuk mund të jetë masë arbitrare, qeveria të heqë nga përdorimi vaksinat e pasigurta”

  1. Populli says:

    Cigare ke vere për mjekësine ti o funde Rine mashkull.o vemje

  2. Aleksander says:

    Po te ishte partia demokratike ne qeveri
    Shqiptaret do i pagushin vaksinat.
    Po rri urte e mos ban za, kysh pyet ty .
    Ju skeni mend per vete, jo tu jepni te tjerve,
    Vetem me vjedh jeni,
    prandaj Populli nuk ju voton.

  3. Bardha says:

    Ky duhet vaksinohet me purri

  4. salarjon totaj xhepisti buri i elisa spiropalit says:

    tritan bjeri defit sa te mblidhen shoket.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje