Franca ashpërson masat, certifikatë shëndetësore për të hyrë në bare e restorante

9 Gusht 2021, 17:32Sociale TEMA

Rituali i mëngjesit Francë, një kafe dhe kroasant, u bë edhe më i ndërlikuar nga kjo e hënë, ndërsa qytetarëve iu duhet të tregojnë provën e vaksinimit apo të një testi negativ para se të sigurojnë një karrige në kafenenë e preferuar.

Certifikata shëndetësore duhet të tregohet për të ngrënë në restorant, për të konsumuar një pije në bar, për të marrë trajtimin e nevojshëm në spital, apo për të udhëtuar me tren. Rregullat e reja janë pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të frenuar valën e katërt të infektimeve.

Olivier: Është kusht i domosdoshëm për ne në mënyrë që të udhëtojmë me tren për të shkuar me pushime.

Presidenti Emanuel Macron prezantoi rregulloren e re muajin e kaluar, me një mesazh të qartë: Vaksinohuni.

Numri i qytetarëvë që kërkuan të imunizohen u rrit ndjeshëm, ndërsa francezet u përballën me mundësinë e privimit nga kënaqësi të ndryshme, por nxiti gjithashtu një valë protestash në vend, një sërë lokalesh i shpërfillën rregullat e reja, por të tjerë thanë se u kishin mohuar hyrjen disa klientëve.

Romain Dicrescenzo, menaxher: Që në orët e para të mëngjesit refuzuam dhjetëra klientë për fat të keq, ose sepse nuk kishin certifikate, ose se nuk ishin të vaksinuar.

Pronarët e lokaleve përballen me mundësinë e mbylljes 7 ditore të biznesit në shkeljen e dytë, e madje edhe të dënimit me burg, nëse do të vazhdojnë të shpërfillin rregullin. Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se 9 nga 10 pacientë në terapi intensive në muajin korrik ishin te pavaksinuar.

Certifikata shëndetësore kërkohet edhe në shtete të tjera europiane përfshirë Italinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje